Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Bardheblute mposhtin perseri Vllaznine dhe kualifikohen ne finale.

Tirana e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Vllanzisë dje dhe e sheh veten tashmë në finale të Kupës së Shqipërisë. Me fitoren 3?1 brenda në "Loro Boriçi", bardheblutë e Starovës kanë konfirmuar edhe një herë tjetër se janë jo më kot ata që bëjnë "ligjin" në futbollin shqiptar. Me këtë fitore, përveçse kanë siguruar finalen, bardheblutë kanë mbyllur edhe "gojët e liga" që prej dy javësh kanë "brumosur" njerëzit me idenë se rezultati i kësaj ndeshjeje ishte i trukuar në favor të Vllaznisë. Megjithatë, 90 minutat e djeshme kanë qenë një futboll i pastër, i cili ka nxjerrë fitues pikërisht më të mirët. Ndeshja ka filluar me një tension te të dy ekipet. Kjo shihej qartë edhe në momentet e para të lojës, por shpejt rrjedha e lojës do të vërtetojë atë që nuk bëhej fjalë për kompromis. Miqtë, falë edhe rezultatit të ndeshjes së parë, ndryshe nga sa ishte deklaruar, do të luanin në këtë takim me një sulmues të mirëfilltë, Rrakllin, dhe me Mukën pas tij. Xhafa është në stol, i gatshëm për çdo moment që do t'i nevojitej Starovës. Nga ana tjetër, te Vllaznia i gëzohen faktit se më në fund Medja do t'i kishte të gatshëm të gjithë lojtarët. Dy?tre raste të krijuara shpejt të krijojnë përshtypjen se do të kemi një ndeshje me emocione. Agolli e Muka në dy momente për pak sa nuk kalojnë në avantazh ekipin e tyre, por kundërpërgjigjen menjëherë Sinani e Teli, që janë fare pranë thyerjes së Nallbanit. Loja fiton emocione dhe kjo vërteton edhe një herë se nuk bëhej fjalë për trukim të ndeshjes. Atëherë kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, vjen dhe goli i parë i takimit. Abilio është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës nga Patushi dhe gjyqtari Lulaj nuk ngurron të japë 11?metërsh. Vetë braziliani është i sigurt në ekzekutimin e tij dhe Vllaznia e sheh veten në fund të pjesës së parë në avantazh, që do të thoshte se tashmë gjithçka ishte vënë në baraspeshë. E dyta shihej si një luftë e vërtetë sportive. Starova ndien rrezikun e eliminimit dhe vendos të guxojë. Largon nga fusha Agollin, që po luante mirë në pjesën e parë, dhe *** në vend të tij një sulmues, Xhafën. Devi Muka lirohet nga kjo lëvizje dhe fillon të marrë në dorë fatet e skuadrës së tij. Pikërisht një "galopim" i tillë në krahun e djathtë i kapitenit bardheblu ka nxjerrë të lirë në zonë Rrakllin, që edhe një herë tjetër "çon për vdekje" shkodranët. Një gol që ka sjellë një habi te vendësit, që ishin përgatitur për bërë një pjesë të dytë shumë të fortë. Megjithatë, vendësit reagojnë dhe Abilio në dy raste mund të kishte kaluar sërish në avantazh ekipin e tij. Por pa kaluar shumë minuta, janë miqtë që godasin sërish. Edhe një herë tjetër vendimtar është një kros nga e djathta e sulmit të Tiranës. Mbrojtja e Vllaznisë harron për të dytën herë se ka lojë edhe pas shpine, nga ku këtë herë i ndëshkoi Patushi. Ky gol ka mjaftuar që ndeshja të mbyllej. I treti me autor Papa Sene ka rikonfirmuar edhe një herë tjetër se kuqeblutë nuk dinë të vendosen në fushë. Përfundimisht 3?1 për Tiranën, e cila ka vërtetuar kështu edhe një herë se mbetet numri 1 i futbollit shqiptar. Ndërsa Vllaznia, pasi ka humbur finalen, duhet të kapë tani "trenin" e fundit, që do ta çonte në Kupën Intertoto. Thanë pas ndeshjes: Agim Medja, trajner i Vllaznisë: "Sot kishim shpresuar shumë në një paraqitje ndryshe të ekipit ndaj Tiranës. Në dy ndeshjet e fundit me këtë skuadër kemi luajtur përgjithësisht mirë, prandaj mendonim se mund të bënim diçka për të siguruar finalen. Por tani është e kotë ta analizojmë pse humbëm. Kemi humbur mundësinë për të qenë në finale dhe për këtë jemi të dëshpëruar. Ç'ndodhi në pjesën e dytë? Sigurisht, përveç ndonjë dobësie në lojën tonë, ishte edhe merita e Tiranës, që arriti të dominojë në fushë edhe falë kualiteteve që ka. Në këtë eliminim tonin ndoshta ndikoi edhe gjithë ai presion i madh që u ushtrua ndaj këtij takimi. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse që Vllaznia të gjejë forca për të rritur lojën e saj pas këtij momenti të keq ku ndodhemi tani." Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Arritëm një fitore minimale në ndeshjen e parë dhe, meqë ajo nuk na siguronte asgjë, na bëri ta vlerësojmë siç duhet ndeshjen e kthimit. Vllaznia luajti mirë në pjesën e parë dhe na vuri shumë në vështirësi. Por në pjesën e dytë bëmë një lëvizje taktike të detyruar, duke futur në fushë një tjetër sulmues dhe pas golit të Rrakllit përfituam falë edhe hapjes së Vllaznisë në prapavijë. Më vjen mirë edhe për faktin që me këtë fitore mbyllëm edhe ato fjalë që qarkulluan gjatë gjithë këtyre ditëve. Sa për Vllazninë më vjen keq që nuk arriti t'i kënaqë sot tifozët e saj,

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po