Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Kampionet ne fuqi ruajne distancen dhe i afrohen titullit te 22-te(KF Elbasani-SK Tirana 2-2)

Elbasani dhe Tirana ndahen paqësisht, duke ruajtur diferencën midis tyre. Kryendeshja e javës 26-të është mbyllur në barazim 2?2, duke dhuruar emocione, gola, ritëm, por edhe tension në ndonjë fragment të lojës. Gjithsesi, edhe pse dy rivalët për titull janë ndeshur midis njëri-tjetrit, përsëri asgjë nuk është zgjidhur për sa i takon trofeut të superligës. Si asnjëherë tjetër, me gjithë shiun e dendur, afro 10 mijë spektatorë kanë zënë vend në shkallët e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" më se një orë para dhe shumë të tjerë e kanë pasur të vështirë të futen në të, pasi kapaciteti maksimal i tij shkon vetëm deri në 12 mijë vetë. Tifozëria vendëse e ka ndezur atmosferën sportive mjaft kohë para ndeshjes dhe kur skuadrat kanë dalë në fushë anëkënd stadiumit janë ndezur fishekzjarre sikur të luhej një finale e madhe. Të dy ekipet kanë dalë në fushën e blertë pasi gjyqtarët e kanë inspektuar nëse ishte apo jo e përshtatshme për t'u luajtur një takim kaq i rëndësishëm, pasi sasia e reshjeve gati e kishte përmbytur "Ruzhdi Bizhutën". Vendimi i marrë nga treshja e kryesuar nga Albano Janku për fillimin e sfidës, pasi ajo ishte shtyrë për 13 minuta e ka gëzuar pa masë tifozërinë e ardhur jo vetëm nga Elbasani dhe Tirana, por edhe nga qytetet e tjera. Ekipi verdheblu e ka nisur mjaft mirë ndeshjen dhe që në minutat e para është vënë në kërkim të golit. Për fat, ia ka arritur këtij në minutën e 12-të me anë të sulmuesit me përvojë K. Dalipi. Edhe më pas, ekipi vendës e ka kërkuar golin, por edhe bardheblutë bëjnë të njëjtën gjë. Në fund të minutës 29-të, Altin Rraklli depërton mjaft bukur në zonën e Elbasanit, por frenohet nga Dede në mënyrë të parregullt dhe vendësit ndëshkohen me 11-metërsh, që kthehet në gol nga Bulku. Verdheblutë nuk pajtohen me barazimin dhe kërkojnë ta mbyllin me fitore pjesën e parë, por portieri i Tiranës, Nallbani, është në formë dhe eviton të paktën dy gola të sigurt. Trajneri Bushati, në fillim të pjesës së dytë *** në lojë edhe Asllanin, i cili, si zakonisht, i jep freski sulmit. Mirëpo ndërsa verdheblutë krijojnë shumë raste te porta e Tiranës, ishte kapiteni Muka që i ndëshkon ata pas një gjuajtje tepër të saktë në zonë. Por verdheblutë nuk reshtin së sulmuari dhe pesë minuta më pas fitojnë një 11-metërsh, që e kthen në gol kapiteni Ahmataj. Loja rihapet sërish dhe emocionet shtohen në tribunat e spektatorëve. Mirëpo terreni rëndohet se tepërmi nga reshjet dhe rrjedhimisht futbollistët bëjnë gabime. Përfundimi i takimit i gjen në sulm elbasanasit, por, për fat të keq, pa e mbyllur atë me fitore, pasi Tirana ka ditur ta mbrojë barazimin, duke e ruajtur diferencën e krijuar me rivalen e saj të përhershme. Barazimi më shumë i ka vlejtur Tiranës, që kur duhen edhe 10 ndeshje për t'u mbyllur kampionati, e sheh veten shumë përpara. Elbasanit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojë në ndonjë hap fals të Tiranës, por ama të mos gabojë vetë. Nga java në javë, shpresat e elbasanasve vijnë duke u zvogëluar, por sidomos barazimi i djeshëm u ka lënë më pak shpresa. Tirana do të ketë një tjetër ndeshje të vështirë javës që vjen, atë me Dinamon. Por edhe Elbasani nuk do ta ketë të lehtë në Peqin përballë Shkumbinit.

Deklaruan:
Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Në një ndeshje rivalësh, aq më tepër në një terren të papërshtatshëm, nuk mund të pretendohet me tepër për shkallën cilësore të lojës. Sipas meje, të dy ekipet dhanë maksimumin e tyre. Siç rrodhën ngjarjet, morëm atë që merituam. Normalisht, në një ndeshje rivalësh si kjo mungoi spektakli, por jo dëshira për lojën e bukur. Të dy ekipet e kërkuan fitoren, por barazimi është rezultat pozitiv për Tiranën, jo për ne. Në njëfarë mase, ne jemi përsëri në lojë për kreun dhe do të kemi besim deri në fund për realizimin e këtij synimi."
Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Jam i kënaqur në radhë të parë me rezultatin, por edhe për faktin se të dy ekipet zhvilluan një ndeshje dinjitoze. Futbollistët dhanë maksimumin. Kurrsesi nuk mund të luhej më mirë se sa kaq në një terren tepër të rënduar nga reshjet. Në këtë ballafaqim midis dy ekipeve më të mira të kampionatit shqiptar doli se këta janë vërtet më të mirët. Një fitore e Tiranës do të na siguronte trofeun, ndërsa barazimi na jep qetësinë nga ana psikologjike dhe konsolidon mendimin se duhet luftuar për çdo ndeshje, sepse po të vihet re ecuria e deritanishme, këto ekipe kanë gabuar pak. Ato pikë që kemi lënë janë të pranueshme. Dua t'u bëj komplimente djemve të Tiranës, sigurisht edhe atyre të Elbasanit, si dhe të përshëndes publikun e mrekullueshëm të Elbasanit."

Të veçanta:
- Mbi 12 mijë spektatorë e kanë ndjekur kryendeshjen Elbasani-Tirana n

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po