Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Teuta KS-SK Tirana 0-2

Bardhebluve u kanë mjaftuar vetëm fillimi i ndeshjes për të përsëritur suksesin e fazës së parë
Tirana, 8 minuta për të mposhtur Teutën

Tirana ka arritur të zgjidhë gjithçka në takimin me Teutën që në 8 minutat e para, ku me anë të Rrakllit dhe Patu**** ka vulosur rezultatin e ndeshjes në 2?0. Të dy golat kanë pasur të njëjtin protagonist, Indrit Fortuzin, që ka dhënë dy topa të artë për Rrakllin dhe Patushin. Tirana mund ta kishte thelluar diferencën e golave, në një kohë që Teuta nuk ka pasur fuqinë e duhur dhe qartësinë për të vënë në pozitë të vështirë një kundërshtar si Tirana. Tirana, pas ndeshjes me Partizanin, me Teutën ka qenë në një ditë të mirë. Teuta, nga ana e saj, ka qenë hija e vetvetes, me një mesfushë që nuk ka mendimin e duhur për të drejtuar lojën dhe fuqinë e duhur për të furnizuar sulmin. Mungesa e Kotes ka bërë që mesfusha e Teutës të mos ketë shumë mendim, në një kohë që mbrojtja në të dy rastet e golit tregoi se akoma nuk e ka sigurinë e duhur. Sulmi, me përjashtim të ndonjë përpjekjeje të D.Xhafës, ka qenë inekzistent në këtë ndeshje. Një Tiranë në një ditë të mirë dhe një Teutë në ditë të errët, kanë bërë që ndeshja të mos kishte shumë histori. Si pjesa e parë, ashtu edhe pjesa e dytë e takimit kanë qenë fotokopje të njëra-tjetrës, pasi Tirana e ka kontrolluar takimin, madje mund ta thellonte diferencën e golave me anë të Fortuzit, Mukës dhe Merkoçit. Tirana ka fituar tri pikë, që i kanë shërbyer për të konsoliduar pozitat kryesuese në tabelën e klasifikimit, në një kohë që Teuta ka lënë pikë të çmuara, të cilat e kanë vështirësuar shumë pozitën e saj në renditje, ku tashmë ka vetëm 3 pikë diferencë me Egnatian e vendit të parafundit, në një kohë që Lushnja i është larguar edhe një pikë tjetër, për më tepër që javën e ardhshme ka një ndeshje të vështirë me Dinamon në "Niko Dovana". Bajko do ta kritikonte ekipin e tij për mungesën e shpirtit luftarak, në një kohë që Starova do të vlerësonte faktin që Tirana fitoi në mënyrë bindëse tri pikë. Ashtu si dhe në fazën e parë, Tirana e ka mposhtur me të njëjtin rezultat Teutën, 2?0.

Deklaruan:
Neptun Bajko, trajner i Teutës: "Ka gjithë kampionatin që flitet për kualitetet e Tiranës dhe çdo trajner do të kishte zili të kishte lojtarë të tillë. Eshtë ndryshe që të lodhesh me një ekip që do të rigjejë vetveten pa shumë kualitete dhe një ekip, ku jo vetëm ata që luajnë, por dhe ata të stolit janë shumë më lart. Me Dinamon do të kemi ndeshje të vështirë, ku do të bëjmë meremetimet e duhura. Vetëm një gjë nuk rregulloj unë këtu në Durrës, shpirtin luftarak, grintën dhe dëshirën për të luajtur futboll."
Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "E rëndësishme është fitorja me Teutën, sepse ju e dini që kundërshtarët tanë, si Vllaznia dhe Elbasani, këtu kanë dështuar. Ne e kishim vlerësuar shumë dhe si staf kishim shqetësim të madh për këtë ndeshje, pasi kundërshtari ynë i afërt u afrua 5 pikë. Fakti që shënuam që në fillim bëri që Teuta të dalë nga loja e vet, duke mos arritur që ta marrë veten gjatë të gjithë ndeshjes. Kemi meritën që arritëm të marrim lehtësisht një fitore në Durrës. Mendoj se tri pikët janë shumë të vlefshme dhe rritin anën psikologjike të skuadrës. Për sa i përket ndeshjes me Elbasanin, e kemi deklaruar që në fillim, që është kundërshtari ynë kryesor."

Të veçanta:
- Në shkallët e tribunës ndodhej trajneri i ekipit përfaqësues, Hans Peter Brigel, ndihmësi i tij Ros dhe trajneri i ekipit tonë përfaqësues Shpresa, Hasan Lika.
- Pas një dëmtimi në fillimin e fazës së parë, është rikthyer në fushën e lojës mbrojtësi veteran i Teutës, Markelian Xhai.
- Si në takimin e fazës së parë, ashtu dhe në takimin e djeshëm, Tirana e ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-0.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po