Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
KS Lushnja-SK Tirana 0-3

Tirana, me prestigjin e kampionëve, e nis mjaft mirë lojën, duke u zhvendosur në krah dhe me krose në zonë. Që në minutën e 2-të, Fortuzi mund të ndëshkonte, por Llani grushton. Lushnja menjëherë kundërpërgjigjet, duke ekzekutuar gjuajte nga larg dhe duke rrezikuar seriozisht portën e Hidit. Ekipi i Tiranës, me kualitete të tilla, si Muka dhe Rraklli, shfrytëzon mjaft mirë hapësirat në mbrojtjen lushnjare dhe shënon. Përsëri lushnjarët reagojnë, por portieri Hidi dhe mbrojtja bardheblu tregohen në lartësinë e duhur. Shpërthimet nga krahët, kroset dhe gjuajtjet nuk e ndryshojnë rezultatin. Epërsia territoriale dhe sulmet e shumta bëjnë që të krijohen hapësira në mbrojtje, gjë që shfrytëzohet mjaft mirë nga Rraklli, që e dyfishon rezultatin. Më pas, duke parë se nuk kishin se ç'të humbisnin, lushnjarët hidhen në sulm dhe i afrohen shumë golit, por Tiranës i vjen në ndihmë shtylla. Tirana është tërhequr e gjitha në mbrojtje për të ruajtur rezultatin. Futja në lojë e Malkos bën që sulmet të shtohen dhe rrezikshmëria të rritet në zonën e Tiranës. Në këto minuta, lojtarët e Tiranës mendojnë vetëm për largimin e topave dhe rrezikut nga zona. Në pushim, Starova me udhëzimet dhe zëvendësimet e kryera mendon më shumë për mbrojtjen dhe kërkon të rrezikojë me kundërsulm, gjë që u pa qartë në pjesën e dytë, e cila filloi përsëri me sulm për lushnjarët. Forma e mirë e Hidit ka bërë që porta e Tiranës të mos preket. Me kalimin e minutave bie tempi i lojës, që është për t'u theksuar se ka qenë shumë i lartë. Tirana shfrytëzon mjaft mirë kundërsulmin dhe shënon dhe golin e sigurisë me E. Bulkun. Më pas, me gjithë përpjekjet e shumta të lushnjarëve, rezultati nuk ndryshon. Tirana me kualitete fiton pastër në "Roza Haxhiu" 3?0, duke mbajtur kryesimin e sigurt edhe pas javës së 14-të. Deklaruan: Sulejman Demollari, trajner i Lushnjës: "I kishim marrë të gjitha masat për këtë takim, me gjithë mungesat e Norës dhe Dalipit. Ekipi luajti mjaft mirë, duke e vënë në vështirësi Tiranën. Fati ishte me më të mirin. Duhet të hedhim sytë në merkato, ku së bashku me sponsorin dhe stafin drejtues po përpiqemi të përforcojmë ekipin." Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "E dinim që Lushnja ka ekip të fortë, sidomos në "Roza Haxhiu" dhe do të na vinte në pozitë të vështirë, ashtu siç u pa gjatë gjithë takimit deri në minutat e fundit. Megjithëse udhëhoqëm 20 minutat e para, them se, po të pësonim një gol, nuk i dihej se si do të merrte ndeshja, për vetë mënyrën se si luajti Lushnja. Terreni i shkëlqyer dhe kualitetet e Tiranës bënë atë që ne të shfrytëzojmë mirë hapësirat dhe ta fusnim takimin në rrjedhën e duhur."

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po