Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SK Tirana mposht rivalen KS Vllaznia dhe shkeputet 7 pike nga ndjekesit !

Tirana mposht Vllazninë 2-1 në "Qemal Stafa" dhe shkëputet nga kreu
Altin Rraklli, "xhelati" i Vllaznisë

Tirana nuk fal as Vllazninë, e mposht me të njëjtin rezultat si në "Loro Boriçi", 2-1, dhe tani marshon pa iu dridhur fare "qerpiku" drejt suksesit të tretë radhazi. Në "Qemal Stafa", bardheblutë kanë siguruar një tripikësh, që me plot gojën duhet thënë se me atë çka dhanë përballë kuqebluve, i kanë bindur të gjithë se ky ekip nuk i ka rivalët në Shqipëri, por diku tjetër jashtë kufijve. "Djemtë" e Starovës për javën e 13-të kanë mposhtur për herë të dytë një rival historik të tyrin, që nisur nga pikët e grumbulluara deri tani dhe elementët që ka në përbërje, "gënjen" shumë. Dhe jo vetëm kaq, por bardheblutë dje e kanë thelluar akoma më tepër diferencën me Elbasanin, ndjekësin e tyre më të afërt. Dje, përballë Vllaznisë, në fakt, deri diku loja e kampionëve në fuqi ishte e barabartë. Madje miqtë në pjesën e parë kishin njëfarë epërsie ndaj kryesuesve të kampionatit. Aq më shumë që kuqeblutë, me të sapokthyerin Sinani, shënuan të parët dhe për një moment u duk se kishte ardhur koha që djemtë e Starovës të ndalnin për herë të dytë marshin e fitoreve. Atëherë përse në fund takimin e fitoi Tirana dhe kush e bëri diferencën në fushë? Ndoshta janë disa arsye dhe shpjegime për këtë çështje, por nga ndeshja e djeshme dolën fare qartë në pah kualitetet e veçanta të 21 herë kampionëve të Shqipërisë. Mbi të gjithë, dje është dalluar sulmuesi i mirënjohur Altin Rraklli, ai që "vrau" dy herë shpresën shkodrane, ai që përmbysi rezultatin brenda një kohe të shkurtër. Kujtojmë këtu se kavajasi ka shënuar në "Loro Boriçi" përballë Vllaznisë golin e tij të parë në takimin e tij të parë me fanellën bardheblu. Ndërkaq, "snajperi" kuqezi del gjatë ndeshjes së djeshme katër herë para portës dhe shënon dy gola, statistikë kjo që nuk kërkon shumë komente. Të njëjtën gjë bën te Mançester Junajtid edhe një "monstër" e sulmit botëror, holandezi Rud Van Nilstëroi, i cili realizon thuajse gjysmën e rasteve përballë portës kundërshtare. Megjithatë, për Tiranën nuk mbeten pas edhe të tjerët. Indrit Fortuzi ishte i pakrahasueshëm në sulm, teksa me një lehtësi dhe qetësi të admirueshme driblonte tre lojtarë shkodranë. Sakaq, shërbimet që jepte për të tjerët ishin të pakrahasueshme dhe dallonin nga të tërë protagonistët në fushë. "Zogu" ishte ai që dha pasimin e fundit te goli i barazimit dhe shërbeu dy herë të tjera për Rrakllin. Pra, edhe pse pa një tjetër element tepër të rëndësishëm në fushë (kujtojmë që mungonte kapiteni Muka) Tirana është e papërmbajshtme me dy sulmues të vetëm. Dihet tashmë se në një ndeshje futbolli kualitetet mund ta përmbysin rezultatin në çdo moment të lojës dhe kjo u pa qartë te fitorja e fundit e Tiranës përballë Vllaznisë.

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po