Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fitore e veshtire me Egnatian ne Javen 11

Tirana ka fituar me rezultatin 3 1 me ekipin e Egnatias, ku bardheblutë e kanë përmbushur jo pa vështirësi detyrën e tyre. Një lojë e dominuar në përgjithësi nga futbollistët e Starovës, por në të vërtetë kanë arritur ta gjejnë rrugën e fitores vetëm në minutën e 81-të, kur Ervin Bulku nga pika e 11-metër**** ka kaluar në avantazh për të dytën herë kampionët. Ndeshja është zhvilluar në një terren të rrëshqitshëm, për shkak të shirave të rëna gjatë gjithë ditës në Durrës, në një kohë që Starovës i ka munguar në formacionin bazë, për shkak të tërheqjes muskulare, Devi Muka. Nga ana tjetër, Egnatia ka pasur mungesën e Stojkut dhe të Alcanit. Starova e ka orientuar ekipin në sulm, në një kohë që Dedja ka zgjedhur kundërsulmin për të përballuar Tiranën. Pas një rasti të pastër të Patu****, që përballë portierit bën më të vështirën, duke e kaluar topin mbi tra, është Fortuzi që në minutën e 33-të, pasi shmang një mbrojtës, gjuan saktë, duke kaluar Tiranën në avantazh. Tiranë ka rrezikuar përsëri për të shënuar golin e dytë me anë të Agollit, në një kohë që në ekstremin e pjesës së parë është Volumi që fiton një 11-metërsh, i cili është kthyer në gol nga Kuli. Në pjesën e dytë Tirana është hedhur totalisht në sulm për të kërkuar golin e fitores, por është përballur me një Egnatia që deri në minutën e 80-të ka thyer çdo sulm të Tiranës, madje dhe duke rrezikuar me Kulin në ndonjë kundërsulm. Minuta e 81-të e takimit ka qenë vendimtare për Tiranën dhe fatale për Egnatian, e cila ishte fare pranë një ëndrre për të fituar pikë me kampionen dhe kryesuesen e kampionatit. Pas një goditjeje të fortë dënimi nga Ervin Bulku, topi përplaset te portieri dhe shkon në këmbët e Rrakllit, i cili në çastin e goditjes së topit është frenuar në mënyrë të parregullt. Gjyqtari tregon pikën e 11-metër**** dhe Ervin Bulku kalon në avantazh Tiranën. Starova fillon të marrë frymë lirisht, në një kohë që në minutën e 88-të Patushi përballë portierit nuk arrin të shënojë golin e tretë për Tiranën. Në minutën e 4-t shtesë, atëherë kur ekipet prisnin të dëgjonin vërshëllimën e përfundimit të takimit, është Ervin Bulku që në një godtje dënimi shënon dhe golin e tretë të takimit. Tirana ka fituar me meritë, por jo pa vështirësi me Egnatian, që nga ana e saj tregoi se nuk do t'i dorëzojë "armët" për të qëndruar në superligë. Deklarojnë: Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Ne e dinim që do të kishim përballë një Egnatie, niveli i të cilës nuk i përgjigjet pozicionit që ka në tabelën e klasifikimit. Me drejtimin e Dedjes, Egnatia ka ndryshuar totalisht. E kemi parë Egnatian se sa mirë luajti me Dinamon. Jam i kënaqur me pikët e marra dhe do të analizojmë mangësitë që kemi, pasi nuk jemi një superskuadër." Hysen Dedja, trajner i Egnatias: "Para një jave e ndoqa Tiranën me Shkumbinin dhe gjatë javës u përgatitëm t'i kundërviheshim. I përgatita nga ana psikologjike futbollistët. Futbollistët e treguan këtë ego në 90 minuta, por në momente të veçanta mungesa e eksperiencës na ndëshkoi. Nuk kam komente në lidhje me gjykimin." Të veçanta: - Hyrja e stadiumit "Niko Dovana" ishte kthyer në një pishinë të vërtetë, për shkak të shirave dhe bllokimit të kanalizimeve. - Në dy minutat ekstreme të ndeshjes, të pjesës së parë dhe pjesës së dytë, janë arritur të shënohen 2 gola, një për Egnatian dhe një për Tiranën.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po