Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Merkoci-Te vazhdojme serine nr.2 te fitoreve! (Shkumbini-Tirana 0-1)

Humbja në Elbasan e ka ndërprerë serinë e 7 fitoreve radhazi të Tiranës, që në fakt nuk përbën më ndonjë shqetësim për trajnerin Starova dhe për të gjithë futbollistët bardheblu. Sulmuesi i Tiranës, Eldorado Merkoçi, thotë se me dy fitoret e fundit të ekipit të tij ka nisur seria e dytë e rezultateve pozitive. "Që nga fillimi i kampionatit kemi vetëm një humbje dhe plot 9 fitore. Të gjitha janë meritë e punës së vazhdueshme të ekipit tonë. Tashmë na mbetet të vijojmë serinë e fitoreve për të kaluar ndoshta edhe numrin e ndeshjeve pa humbje, që bëmë gjatë fazës së parë. Në çdo kampionat ka të papritura dhe është shumë e vështirë t'i fitosh të gjitha ndeshjet. Kështu mund ta konsiderojmë në njëfarë mënyre humbjen e vetme në Elbasan, por ndoshta gjatë rrugës mund të ndalemi sërish nga ndonjë kundërshtar tjetër. E thashë që futbolli ka të papritura dhe në një kampionat kaq të gjatë, një humbje është normale. Në fund të fundit, nëse fiton të tjerat, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Pra, pozitiv është fakti se pas humbjes me Elbasanin, ne kemi fituar dy ndeshjet e radhës. Tashmë besoj se kemi filluar serinë nr. 2 të fitoreve tona," - thotë më tej futbollisti i Tiranës, Eldorado Merkoçi.
Ndërkohë, fitorja me peqinasit u ka vënë "kapakun" pakënaqësive që u krijuan në fund të fazës së parë dhe tashmë kampionët në fuqi premtojnë të tjera rezultate pozitive. Merkoçi, që ka luajtur një pjesë loje në fushën e vështirë të Peqinit, thotë se fitorja minimale është e mjaftueshme për të besuar në forcën e Tiranës, që nuk mund të thyhet lehtë edhe në fusha të vështira. "Me fitoren në Peqin po japim vazhdimisht prova se jemi në gjendje të fitojmë përballë kundërshtarëve të fortë dhe në fusha të vështira, nëse impenjohemi maksimalisht gjatë ndeshjes. Tashmë që kemi fituar shumicën e ndeshjeve jashtë fushës dhe kemi qenë të padiskutueshëm në kryeqytet, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ecim në këtë rrugë që kemi nisur," - thotë sulmuesi bardheblu.
Tirana, këtë të shtunë, pret në fushën e vet Egnatian, që në fund të fundit për futbollistin e Tiranës mbetet një kundërshtare që duhet respekuar si të gjithë të tjerët, sepse në përbërje ka disa lojtarë me eksperiencë dhe ka zhvilluar lojëra të mira gjatë javëve të fundit. "Egnatia është një ekip që kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar nga ana jonë. Ajo jo vetëm që ka marrë disa pikë të vlefshme në javët e fundit, por loja e saj ka qenë e pëlqyeshme. Rrogozhinasit nuk kanë ç'të humbasin kundrejt ekipit tonë dhe mund të përpiqen të shkëpusin me çdo kusht një rezultat pozitiv. Megjithatë, ekipi ynë e ka shfaqur forcën gjatë këtyre ndeshjeve dhe na mbetet vetëm të japim maksimumin për të mos lejuar që të na ikë nga duart vendi i parë," - përfundon fjalën Merkoçi, një ndër sulmuesit e ekipit kryesueses së këtij kampionati.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Forca elbasani

Ore cun...degjo,kampion sivjet del elbasani...pra mos harxhoni kohe dhe fryme kot!

Location/Vendndodhja: stamboll

A ju pelqen kjo faqe? po

Elbasoni

athere po shkruj nji koment "te vogel" pa te keq per elbasonin. do munohem te jem sa mo shum objektiv...
Elbasoni ket vit do dali mire, po jo kampion. Pse? Se e ka ekipin shum te ri,pa pervoje, esht skuader e njome (me nji tifozeri te mire, kom ca rezerva mas trasfertes ne elbason), ka faqa e trete do filloje ti humi neshjet. Elbasoni laj-thaj nji 11she ka, kurse tirona ka dy ekipe ne gjendje me dal kampion(sikur te kishim dy devi!!!). elbasonit kur ti fillojn demtime/skualifikimet do filloje te hiki karroce.
Nuk mund te them qe nuk lu futboll, e pash vete ne elbason me tironen, lujten nji loje kolektive te habitshme...
Ne fun parashikimi im... veni i 2 ose i 3 mas shkodres.
nqs vazhdoni po me ket ekip ene vitin tjeter jeni mo shume ne gare...
Po e myll me "Forca Tirona"-n e zakonshme...
Para cuna vetem fitore!
------
Gjithmone BARDHeBLU!!!!

Location/Vendndodhja: Blagoevgrad, BULGARIA

A ju pelqen kjo faqe? Po