Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Koment SK Tirana-KS Dinamo 3-1

Tirana mund pastër 3-1 Dinamon në derbin që mbylli fazën e parë të kampionatit. Kampionët në fuqi kanë bërë një autokritikë të fuqishme pas humbjes së një javë më parë me Elbasanin. Djemtë e Starovës nuk e kanë vendosur për asnjë moment në dyshim fitoren me dinamovitët, duke treguar supremacinë e tyre në të gjithë sektorët e fushës. Dinamo, nga ana e saj, edhe pse në krye kishte trajnerin Faruk Sejdini, nuk ka mundur dot të dalë në lojërat e saj më të mira dhe ishte e pafuqishme për ta goditur portën. Në këtë përballje derbi, të dyja skuadrat vinin me mungesa, ku për bardheblutë mungonin Patushi i skualifikuar dhe Rraklli e Dabulla jo në formën e tyre optimale. Ndërkohë, për blutë u ndie mungesa e Dhëmbit, Xhafës dhe Tikos. Pjesa e parë foli e gjitha për Tiranën, ndërkohë që Dinamo nuk mundi të rrezikonte me anë të kundërsulmit, gjë që solli dhe dy golat për kampionët në fuqi. Në fraksionin e dytë të lojës, gjërat ndryshojnë, sepse është Tirana që kundërsulmon, ndërkohë që Dinamo hidhet e gjitha në sulm. Edhe zëvendësimet e bëra nga "Xhaxhi" nuk sollën asgjë të re për "nëndetësen", e cila pëson golin e tretë dhe njëkohësisht humbjen e 5-të në 10 ndeshje, duke i dhënë përfundimisht lamtumirën titullit kampion. Deklaruan pas ndeshjes Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Në këtë ndeshje derbi vinim pas humbjes me Elbasanin dhe një tjetër gabim do të ishte i pafalshëm. Skuadra luajti shumë mirë, madje mund të them se zhvilloi një futboll modern, duke aplikuar lojën nga krahët, nga erdhën edhe golat. Në pjesën e parë u munduam të mbizotëronim mbi kundërshtarin dhe ia arritëm qëllimit, ndërkohë që në pjesën e dytë Dinamo e qarkulloi më shumë topin. Mendoj se goli i tretë e mbylli këtë ndeshje. Kjo fitore për ne pati vlera dyfishe, sepse jo vetëm morëm 3 pikët, por edhe mundëm një prej kundërshtarëve direktë." Faruk Sejdini, drejtor teknik i Dinamos: "Zhvilluam një pjesë të parë jo në nivelin e duhur, kjo solli edhe goditjen që morëm me dy golat e Xhafës dhe Senes. Në pjesën e dytë u munduam të ndryshonim diçka në lojën tonë, por pësimi i golit të tretë ishte kulminant për futbollistët e mi, të cilët u goditën psikologjikisht. Gjithsesi, kjo humbje erdhi nga skuadra që udhëheq tabelën e klasifikimit, ndërkohë që tashmë duhet të përqendrohemi te sfidat e radhës." Të veçanta - Në momentin e zëvendësimit, Mahir Halili është duartrokitur gjatë nga tifozeria bardheblu, e cila nuk ia harron lehtë golat vendimtarë që ka shënuar kur mbante të veshur fanellën bardheblu. - Si asnjëherë tjetër, në pistën e stadiumit dje ishte e vendosur për reklamë një makinë tip Renault. - Në tribunën VIP binte në sy prania e disa politikanëve, si Edi Rama, Bashkim Fino, Dashamir Shehi dhe Bamir Topi. - Për koincidencë, në derbin e djeshëm shënuan gol Sene dhe Pinari, të cilët sezonin e kaluar mbanin të veshur fanellat e Dinamos dhe Tiranës. Pa harruar që ndaj ish-skuadrës së tij shënoi edhe vlonjati Fjodor Xhafa.

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po