Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Kampionet pesojne humbjen e pare

ELBASANI-TIRANA 3-1(2-0)

Elbasani ka fituar me meritë ndaj Tiranës. Ishte grinta dhe dëshira e të gjithë futbollistëve portokallinj që çoi në realizimin e kësaj fitoreje aq të dëshiruar edhe për publikun elbasanas, që si asnjëherë tjetër i kishte mbushur plot shkallët e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". Mbrojtja elbasanase ishte vendosur mjaft mirë, ku nga krahët Dallku dhe Ahmataj ishin të pakalueshëm, pa harruar që as në qendër Dede me Tefik Osmanin nuk çaheshin. Që me fillimin e lojës u duk që portokallinjtë kishin hyrë për ta fituar ndeshjen. Dëshira e tyre linte të kuptohej që as me barazim nuk do të ishin të kënaqur përballë kampionëve. Megjithatë, goli i parë për elbasanasit erdhi si rezultat i një përgjumjeje të mbrojtjes bardheblu, ku Merxha nuk e pati aspak të vështirë të zgjidhte krahun e dëshiruar për ta dërguar topin në rrjetë. Portokallinjtë, edhe pse kalojnë në avantazh, nuk reshtin së sulmuari. Kryesisht sulmet vinin nga krahët. Kaçi ishte në ditën e tij më të mirë. E themi këtë, pasi goli i tij ishte me të vërtetë fantastik. Pas ka shmangur tre mbrojtës të Tiranës, ai ka çarë mespërmes dhe nuk e ka pasur të vështirë të shënonte golin e dytë për Elbasanin, që për nga mënyra mund të krahasohej me një nga golat e kampionëve të mëdhenj botërorë. Nga ana tjetër, bardheblutë ndërmerrnin vetëm disa inkursione, por jo shumë të rrezikshme. Duhet thënë që në pjesën e parë mbrojtja e Tiranës nuk ishte në nivelin e duhur. Me fillimin e pjesës së dytë, kur të gjithë prisnin ndonjë ndryshim në mbrojtjen e Tiranës, ndodh e kundërta, Rraklli nuk është më në fushën e lojës. Dalëngadalë, Tirana fillon të hyjë në lojë dhe në momentin e parë ideal që krijohet Fortuzi nuk fal, duke ngushtuar diferencën dhe duke rritur shpresat e bardhebluve për të paktën një barazim. Por ndodh e kundërta, portokallinjtë e rrisin presionin dhe rrezikojnë seriozisht portën. Dhe shpërblimi vjen, kur pas një kundërsulmi, Kaçi ka dhënë një asist për Klevis Dalipin, i cili nuk e pasur të vështirë të shënonte golin e tretë. Duhet thënë se që në momentin e marrjes së topit nga ana e Kaçit, pozicioni i tij ka qenë shumë i dyshimtë, madje edhe nga tifozët elbasanas pranohej një gjë e tillë. Megjithatë, goli i tretë ishte i pritshëm për nga mënyra sesi po luante Elbasani. Tirana dorëzohet, ndërsa portokallinjtë fillojnë të shfaqin ndjenja euforie, pasi mund të kishin shënuar disa herë në portën e Hidit. Minutat e fundit luhen vetëm për t'u respektuar, pasi Tirana e pranoi humbjen.

Thanë pas ndeshjes:
Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Kemi arritur një fitore tepër të bukur përballë një prej skuadrave më të mira, duke e futur kampionatin në një rrjedhë tepër interesante. Ishim përgatitur seriozisht për marrjen e fitores dhe besoj se e merituam."
Sulejman Starova, trajner i Tiranës: "Fitorja e vendësve ishte e merituar, pavarësisht se ne vinim me synime ambicioze. U goditëm mjaft shpejt me gol nga kundërshtari, i cili duhet thënë që qe mjaft mirë në disa drejtime. E përgëzoj skuadrën elbasanase për nivelin në të cilin është ngjitur. Pavarësisht nga humbja që pësuam, nuk mendoj se Tirana e ka humbur shkëlqimin e saj."

Të veçanta:
- Të pranishëm ishin 10 mijë tifozë, ku nuk mungonin edhe disa të ardhur nga Tirana.
- Në përurimin e stadiumit ishin zëvendëskryeministri Namik Dokle, kryebashkiaku Ardian Turku, prefekti Qazim Tepshi, si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
- Himni i Elbasanit u këndua nga tenori Kastriot Tusha.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Kampionet pesojne humbjen e pare

Tirana sivjet duhet te beht gati shpirterisht per te luajtur ne kupen UEFA,se ne Champions Ligue do te luaje KF Elbasani.Me vjen keq djema.perpiquni prape vitin qe vjen.

Location/Vendndodhja: stamboll

A ju pelqen kjo faqe? po