Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SK Tirana-Teuta 2-0,bardheblute 5 pike para!

SK Tirana ka fituar paster 2-0, ndaj Teutes se Durresit, duke korrur keshtu fitoren e shtate radhazi ne kampionat dhe tashme qendron me e qete ne krye te tabeles se klasifikimit. Bardheblute nuk kane kursyer dje as bregdetaret, qe edhe pse me disa ndryshime te dukshme, u jane nenshtruar thuajse pa kushte kampioneve ne fuqi. Pergjithesisht, duke marre parasysh edhe terrenin e lagesht te "Qemal Stafes", kryeqytetasit kane luajtur mire dhe kane treguar perseri diference te theksuar perballe kundershtareve. Megjithate, duhet theksuar se ne momente te caktuara te lojes, miqte kane luajtur mire, madje nese do te tregoheshin me te kujdesshem ne sulm, edhe mund t'i kishin ndeshkuar kryesuesit e kampionatit.
Qe ne fillim te pjeses se pare, vendesit jane shume te rrezikshem, duke krijuar disa raste per shenim. Kulmi i aksioneve te njepasnjeshme per Tiranen vjen ne momentin e 11-meter****, kur Fortuzi gabon nga pika e bardhe. Me pas, sulmet e Tiranes ngadalesohen dhe me tej jane durrsaket qe kerkojne golin me ane te kundersulmit. Nje pjese e pare jo ne lartesine e duhur, qe u duk se do te mbyllej me rrjeta te paprekura. Por 7 minuta para perfundimit te 45-minute**** te pare, kapiteni Muka mendon per ekipin e tij, pasi shkeputet fuqishem ne zone, zoteron topin dhe se bashku me portierin, i le te gjithe pas vetes. Fale klasit te tij, Tirana shkon e qete dhe me fitore drejt dhomave te zhveshjes. Ne fillim te pjeses dyte, miqte jane me teper ngulmues dhe krijojne disa raste per te barazuar rezultatin e ndeshjes. Ne mesin e fraksionit te dyte te ketij takimi, Muka kroson brenda zones dhe Rraklli zhytet me koke, duke e derguar per te dyten here topin ne rrjete. Pas ketij goli, durrsaket duken te pafuqishem per te pretenduar me shume. Te dy ekipet krijuan raste te tjera, por pa e gjetur rrugen e rrjetes. Pas ketij rezultati, bardheblute vershojne te pamposhtur dhe presin me qetesi dy takimet e mbetura te fazes se pare.

Thane pas ndeshjes :


Sulejman Starova, trajner i Tiranes:

"Fitorja dhe piket na gezojne me shume, sepse tani mund ta vazhdojme te qete rrugen drejt objektivave. Megjithate, ndaj Teutes nuk kemi qene konstante ne loje. Pjesa e dyte ishte me e mire se e para. Ne pjesen e pare, edhe per disa kapricio te sulmuesve tane, rrezikuam shume dhe per pasoje edhe mund te kishim shkuar me rezultat te barabarte ne dhomat e zhveshjes. Por ne pjesen e dyte loja ishte me e pelqyeshme per Tiranen. Edhe Teuta krijoi raste dhe na vuri disa here ne veshtiresi. Megjithate, Tirana ka marre piket e plota dhe qe tani duhet te mendojme per ndeshjet e mbetura te fazes se pare, me Elbasanin dhe Dinamon."


Neptun Bajko, trajner i Teutes:

"Dua vetem t'i bej komplimente lojtareve te mi, qe zbatuan sakte ato skema taktike dhe veprime qe kishim mesuar ne stervitje. Une pashe nje Tirane shume te mobilizuar gje qe na hoqi mundesine te benim ndonje te papritur, ne ndeshjen e pare timen si trajner te Teutes. Rezultatin e vendosen 2-3 individualitete te Tiranes, sidomos Mukaj qe zgjidhi situaten. Nuk jam i kenaqur nga dy episode te gjykimit, kur ne 12 minutat e para, ne vend qe te jepej nje penallti per ne, u dha per Tiranen, fare lehtesisht. Ndeshja e ardhshme me Dinamon? Per Teuten ka objektiva afatgjate dhe jo te menjehershem. Ju them se pas 2 muajsh nuk do ta njihni Teuten".



Te vecanta...


- Para ndeshjes eshte mbajtur nga te dy ekipet nje minute heshtje per te nderuar viktimat pas aksidentit te dy diteve me pare, ku humben jeten shume nxenes nga Kosova.
- Per te pare ndeshjen ne tribune ishte i pranishem presidenti i Teutes, Hasanbelliu, si dhe disa nga donatoret e Tiranes.
- Tifozet e Tiranes dhe Teutes ishin ulur ne tribunen qendrore, ndersa ne ate perkarshi kishte aq pak njerez, sa mund te numeroheshin me gishta.
- Mbrojtesi i kombetares sone Geri Cipi ka ardhur nga Vlora per te pare ndeshjen dhe me pas eshte larguar serish ne drejtim te vendlindjes.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po