Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Partizani-Tirana 2-5

KOMENT I NDESHJES:

SK Tirana fiton derbin me Partizanin

Kampionet dhe kryesuesit kane fituar thellesisht 5-2 ndaj te kuqve, per javen e 6-te te Superliges, ne "bashkepunim" me portierin Gutenberg. Xhani: "Humba une dhe portieri". Starova: "Partizani na habiti me nivelin shume te mire".



- Tirana kampione dhe kryesuese ka vazhduar edhe dje rrjedhen e fitoreve, me nje 5-2 ndaj Partizanit, ne javen e 6-te te Kategorise Superiore. Kjo ka bere qe bardheblute te kene 6 fitore ne 6 jave te deritanishme, por epersia e tyre ndaj te kuqve nuk ishte aq e madhe sa c'thote rezultati. Pervecse Partizani barazoi 2 here dhe e filloi ndeshjen me mire sesa Tirana, ishte dhe "bashkepunimi" i portierit Gutenberg qe ndihmoi fituesit. Presidenti Xhani u detyrua te thoshte pas ndeshjes se "derbin e humba une dhe portieri yne, por njeri jam edhe une dhe mund te gaboj".


Duhet thene se Partizani e nisi me mire lojen, duke krijuar rastin e pare. Tirana u pergjigj me Rrakllin, por serish te kuqte paten nje tjeter rast shume te mire me Juniorin, pas gjuajtjes te Ndrekes. Por golin e pare e shenoi Patushi, qe me pas shkoi e vendosi nje parulle para tifozete te te kuqve. Barazimi erdhi nga Ndreka, i lene pa mbuluar ne zone dhe 1-1 perfundoi pjesa e pare. Ne te dyten, Fortuzi shenoi shume shpejt, pas topit te Sines nga e djathta. Junior barazoi me koke, pas nje goditje kendi, por Mukaj i ktheu epersine kampioneve, i ndihmuar edhe nga nje devijim i nje mbrojtesi te Partizanit. Pas kesaj, te kuqte nuk u pane me ne fushe dhe Fortuzi shenoi me fat, pasi topi i kaloi mes duarve portierit Gutenberg. 10 minuta para fundit, Mukaj shenoi edhe golin e dyte personal, me dy perpjekje. E para me koke, e grushtuar nga Gutenberg dhe e dyta me sakrifice, duke ndjekur topin qe po perfundonte jashte vijes fundore.


Thane pas ndeshjes :


Albert Xhani president i Partizanit:
"Partizani u perball denjesisht me Tiranen dhe jam me te vertete i kenaqur nga kjo paraqitje. Humbjen une ia faturoj portierit, i cili ka qene inekzistent gjate gjithe lojes. Kam qene une ai qe e mora ne skuader dhe e pranoj pergjegjesine time. Per sa u perket lojtareve braziliane, mund te them pa frike se ata jane vertet lojtare me vlera dhe cilesore. Me vjen keq qe ky takim u mbyll me shifra te tilla, pasi loja qe zhvilloi Partizani nuk e meritonte nje disfate te tille."
Sulejman Starova, trajner i Tiranes:
"Tirana ka zhvilluar nje loje shume te mire dhe per kete dua t'i falenderoj djemte. Gjithashtu, dua te theksoj se rezultati i takimit u caktua nga momente te vecanta. Kemi ende shume pune, pasi, sic e pate, skuadra u ndeshkua nga goditjet standarde. Denoj gjestin antisportiv te Patu****, por dua te theksoj se takimi ishte vertet mjaft i kendshem dhe korrekt. Megjithate, keto jane tri pike te vlefshme, qe na e bejne me komode poziten tone ne renditje."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po