Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SK Tirana dominon edhe nje here tjeter(SK Tirana-Lushnja 3-0)

SK Tirana fiton kunder Lushnjes dhe merr serish kreun e renditjes ne tabelen e klasifikimit, te cilen e ka kryesuar qe nga java e pare. Bardheblute, pas triumfit te djeshem kunder lushnjareve, vazhdojne serine pozitive si skuadra e vetme ne kete sezon te Liges Superiore qe ka arketuar pese fitore ne pese ndeshjet e para. Eshte mbyllur dje java e 5-te e kampionatit dhe Tirana pas 24 oresh i ka rimarre Elbasanit "frenat" e kreut, duke pritur kete jave sfiden me te kuqte. Pasditen e djeshme, djemte e Staroves kane fituar 3-0 perballe Lushnjes dhe ndoshta qe tani po mendojne per "Champions League". Ne krahasim me kater fitoret e para, ne "Niko Dovana" Tirana ka lene nje mesazh te qarte jo vetem per "viktimen" e fundit, Lushnjen, por edhe te tjereve, se perpara se te pretendojne per ndonje pike te mundshme, duhet te mendohen mire se me ke do te luajne. Kjo, jo sepse Tirana ka zhvilluar nje ndeshje te mire dhe bindese perballe Lushnjes, por sepse fiton paster vetem nje jave pasi ka mposhtur nje rival te drejtperdrejte, si Vllaznine. Ne stadiumin "Niko Dovana" te Durresit, bardheblute nuk jane menduar shume gjate perballe "lagunareve", duke i ndershkuar qe ne minutat e para te takimit. Kampionet ne fuqi kane qene gjate gjithe pjeses se pare te papermbajtshem. E kane nisur ndeshjen me nje gol spektakolar te Fortuzit dhe nuk kane reshtur se sulmuari ne porten lushnjare. Ne fraksionin e pare te ndeshjes Tirana shenon golin e dyte ne minutat e fundit me ane te Fjodor Xhafen. Rezultati 2-0 dergon ekipet ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte pritej reagimi i Lushnjes, por sulmuesi i Kombetares sone, Altin Rraklli, merr nje top te sakte nga Devi Muka dhe e mbyll ndeshjen me nje gol tjeter te shkelqyer. Tashme per bardheblute kane shenuar nga nje gol te tre sulmuesit e aktivizuar ne fillim dhe me kaq duket sikur misioni per javen e 5-te ka perfunduar per kryeqytetasit. Tirana, pas shenimit te golit te trete, fillon e luan me vete. Bardheblute e spostojne lojen ne gjysmefushen e kundershtarit dhe deri ne minuten e fundit, e kthejne takimin ne nje ndeshje kontrolli. Lushnja me perjashtim te dy- tre rasteve, i bindet plotesisht "padroneve" te kampionatit dhe pret fundin e takimit. Kesisoj, Tirana, ne pese javet e para ka grumbulluar 15 pike dhe tashme pret disi e qete derbin e radhes me rivalin tradicional, Partizanin.

Thane pas ndeshjes:

Sulejman Starova,trajner i SK Tiranes:Ishte nje ndeshje ku pergjithesisht jam i kenaqur sepse te gjithe futbollistet i zbatuan me rigorozitet detyrat e ngarkuara,sidomos sulmuesit.Tashme duhet te fillojme te mendojme per derbin.

Sulejman Demollari,trajner i Lushnjes:Ekipi im nuk e perballoi dot lojen sulmuese te Tiranes,duke mos pasur edhe siguri ne repartin e mbrojtjes.Eshte,sic e kam theksuar,nje nevoje e ngutshme per kualitete,pasi sic e pate,une s'mund te bej me teper me kontigjentin ne fjale.Suksese Tiranes.

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po