Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Vllaznia-SK Tirana 1-2 (java e 4-t)

Vllaznia - Tirana 1-2
Shënues: Abilio 45'+1, Rraklli 7', Muka 32'

Vllaznia:
Shehi 5.5
Lici 6
Teli 6
Kraja (Hoti 24') 5
Belisha 6
Doçi (Olivera 24') 5
Leandro 5
Ahi 5
Abilio 7
Salihi 6.5
Ziambo (Beqiri 82') 5.5
Trajner: V.Bici

Tirana:
Hidi 6
Sina 6.5
Dabulla 6.5
Pape Sene 6
Tafaj 6
E.Bulku 6.5
Rraklli (Halili 73') 7
Muka (Agolli 79') 7
F.Xhafa 7
Patushi (Hajdari 89') 6
A.Beqiri 6.5
Trajner: S.Starova
Gjyqtarë: I.Gashi, F.Lamaj (Durrës) A.Lamçe (Patos)
Kartona të verdhë: Belisha, Ziambo, E.Bulku, Dabulla

"Radiografia"
4' Salihi gjuan nga 35 metra, por topi kalon mbi traversë. Eshtë rasti i parë i këtij takimi.
7' Aksion i gjatë i tiranasve. Tafaj kroson dhe Rraklli, i pambuluar nga askush, godet me kokë fare pranë portës dhe e dërgon topin në rrjetë. 0 1 për Tiranën.
10' Teli godet me kokë një top të ardhur nga këndi, por ai përfundon jashtë.
13' Rraklli shfaqet për të dytën herë i rrezikshëm në zonën shkodrane. Këtë herë gjuajtja e tij largohet me vështirësi nga Shehi dhe mbrojtësit e Vllaznisë.
15' Beqiri për pak sa nuk shënon autogol në portën e tij, në përpjekjen për të larguar një top nga zona e tij.
21' Aksion i gjatë i Vllaznisë. Topi përfundon te Belisha, që gjuan keq, duke mos gjetur kuadratin.
29' Rraklli kërkon rroveshatën fare pranë portës, por del huq, duke humbur një rast të mirë.
32' Kundërsulm i shpejtë i Tiranës. Topi shkon te Muka, i cili godet fort dhe topi përfundon në rrjetë. 0 2 për Tiranën.
38' F. Xhafa godet tokazi fort, por pret me vështirësi Shehi.
41' Provon Ziambo nga distanca, por pret i qetë Hidi.
45' Gjuan Salihi, topi grushtohet nga Hidi, provon edhe Leandro, ndërkohë që fundi i këtij aksioni konsiderohet një ndërhyrje e parregullt të Dabullës ndaj Oliveirës brenda zonës. Gjyqtari Gashi akordon 11-metërsh, të cilin e godet saktë Abilio, duke shënuar. Vllaznia ngushton rezultatin në 1-2.
47' Lici ka mundësi të godasë brenda zonës, por nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë.
49' Salihi godet lehtë, kur pritej që gjuajtja e tij të ishte më e fortë.
51' Papa Sene kërcen fort duke e goditur topin, por ai përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
55' Ahi dhe Salihi nuk përfitojnë nga disa pasime të bukura në adresë të tyre, duke gjuajtur keq.
72' Salihi ekzekuton një goditje dënimi nga 18 metra, por pret mirë Hidi.
85' 90' Presion i vazhdueshëm i Vllaznisë, por ndonëse topi endet në zonën e tiranasve, nuk kemi ndonjë rast të artë për barazim të Vllaznisë.

Komenti
Tri pikë për Tiranën, që është e vetme në krye të renditjes tashmë, por loja e saj në Shkodër nuk ka bindur shumë, sidomos në pjesën e dytë të saj. Takimi ka nisur mjaft mirë për miqtë kampionë në fuqi. Pas një rasti të Salihit, Rraklli ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes shkodrane, duke e kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndonëse Bici është munduar të ndërtojë një formacion të kujdesshëm, duke lënë Licin para mbrojtjes. Megjithatë, kjo zgjidhje nuk rezultoi efikase, sepse mbrojtja e Vllaznisë tregoi mjaft dobësi. Rraklli, Xhafa dhe Muka shfaqen të rrezikshëm sa herë që kanë topin në zotërim. Ndërkohë, loja e shkodranëve tregon shumë oshilacione. Vendësit nuk lidhen siç duhet me njëri-tjetrin dhe për pasojë ndihen vetëm në momente të veçanta. Bici shumë shpejt vendos të bëjë dy lëvizje, duke larguar nga fusha dy mbrojtës, Doçin dhe Krajën. Por kur pritej që Vllaznia të rregullonte diçka me Oliveirën dhe Hotin, vjen edhe goli i dytë për bardheblutë. Sërish Muka përfiton nga vendosja në prapavijë e vendësve, duke ndëshkuar për të dytën herë Vllazninë. Ky disavantazh duket në pamje të parë se do t'i japë fund ndeshjes, por nuk do të ndodhë kështu. Vllaznia zgjohet pikërisht në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa pas dy-tri rasteve do të vijë edhe goli me 11-metërsh i Abilios. Pikërisht ky gol do t'u jepte krahë vendësve në pjesën e dytë. Mjafton t'i referohesh kronikës së lojës dhe do të kuptosh menjëherë për epërsinë e Vllaznisë. Ata kanë përfituar edhe nga një tërheqje e pajustifikuar e gjithë ekipit të Tiranës në gjysmëfushën e lojës. Presioni i shkodranëve, megjithatë, nuk arrin të konkretizohet, duke bërë kështu që rezultati të mos ndryshojë as në pjesën e dytë. Në këtë mënyrë, Vllaznia detyrohet t'u hapë "krahun" bardhebluve, të mbushur me emra cilësorë, por ende jo në nivelin e duhur.


Thanë pas ndeshjes:
Vasil Bici, trajner i Vllaznisë: "Na ndëshkuan individualitetet e Tiranës dhe gabimet e mbrojtësve tanë. Jemi ndëshkuar dy herë në pjesën e parë nga gabime foshnjarake, ndërkohë që edhe në këtë takim, ashtu si në disa ndeshje, treguam oshilacione. Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, kemi bërë edhe presion të vazhdueshëm në zonën e bardhe

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po