Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SK Tirana - Laci 1-0 (Halili 3')

Bardheblutë me vështirësi kanë mposhtur minimalisht debutuesit e Laçit në "Qemal Stafa"
Tirana, edhe një gol vlen tri pikë

Tirana - Laçi 1-0
Shënues: Halili 5'
Tirana
Hidi 6.5
Dabulla 6.5
E. Bulku 7
Tafaj 7
Sina 6.5
Patushi 6.5
Sene 6.5
Agolli 6.5
Halili (Fortuzi 78') 6.5
F. Xhafa (S. Bulku 46') 6.5
Merkoçi (Muka 18') 6.5
Trajner: S. Starova
Kartonë të verdhë: E. Bulku, Dabulla, Agolli; Karton i kuq:Kruja
"Radiografia"...
2'- Xhafa depërton nga mesfusha dhe nxjerr të lirë Halilin, i cili futet në zonë, godet, por pret Gjeloshi.
5'- Merkoçi, nga krahu i majtë, nis një top në zonë për Halilin, i cili ka kohë për ta ulur dhe shfrytëzon mirë hapësirën e krijuar, duke e dërguar në rrjetë. 1-0 për bardheblutë.
7'- Laçi në kundërsulm me protagonist Memellin, që nuk e arrin topin pas daljes së Hidit nga zona.
14'- Sina kroson nga krahu i djathtë dhe Brahaj me kokë për pak sa nuk shënon autogol.
15'- Patushi provon jashtë zonës, topi devijohet nga një mbrojtës, duke rrezikuar seriozisht portën e Gjelo****.
26'- Muka kroson për Senën, që godet lehtë, duke i dhënë mundësi Gjelo**** të veprojë në portë.
27'- Dalja e gabuar e portierit laçian i krijon mundësi Xhafës për të rrezikuar portën e miqve.
32'- Muka bën gjithçka mirë nga krahu i djathtë dhe kroson në zonë për Halilin, i cili del i vetëm përballë Gjelo****, por nuk e dërgon topin në rrjetë.
37'- Sërish Muka nis një top në zonë për Senen, i cili nuk arrin të shënjestrojë portën e Laçit.
40'- Gjini godet portën, por gjuajtja tij pritet pa shumë vështirësi nga Hidi.
44'- Goditje dënimi për Laçin. E. Dalipi godet mbi traun e portës.
45'- Sene, në afërsi të zonës së Laçit, pason shkurtazi për Xhafën, që fluturimthi e kalon topin shumë pranë traut të portës.
51'- Gjeloshi del nga zona para Halilit, duke u bërë edhe një herë shpëtimtar i portës.
58'- Sina kroson në zonë dhe Muka shkëputet duke e arritur topin, por nuk është në kohën e duhur për të gjuajtur drejt portës.
61'- Patushi e kalon topin te S. Bulku, i cili gjuan menjëherë, por pret portieri laçian.
67'- Patushi provon nga larg dhe pret në pozicion Gjeloshi.
70'- Inkursion i Mukës, që pason në krahun tjetër për Patushin, por ky i fundit vonon dhe godet më pas shumë lart portës.
73'- Osusi merr një top në zonën e Tiranës, por godet lehtë, pa e vënë në vështirësi Hidin.
79'- Fortuzi provon jashtë zonës së Laçit, por tregohet i vëmendshëm Gjeloshi.
83'- Muka kroson në zonë dhe Sena me kokë e kalon topin jashtë kuadratit.
87'- Muka bën gjithçka mirë në zonë, në fund godet, por edhe pse me shumë vështirësi, Gjeloshi arrin ta devijojë topin.
88'- S. Bulku kroson në zonë dhe Patushi ndërhyn bukur me kokë, duke goditur traun e portës.
89'- Agolli kroson për Senën, që godet me kokë jashtë kuadratit të portës.
92'- Muka driblon brenda zonës dy mbrojtës laçianë, por bllokohet në momentin e fundit.
Komenti...
Tiranës i ka mjaftuar një gol që në minutat e para të ndeshjes për të mposhtur kundërshtarin e radhës, Laçin. Tashmë kampionët në fuqi kryesojnë me pikë të plota. Megjithatë, dje, në "Qemal Stafa", bardheblutë kanë derdhur jo pak djersë për të "hipotekuar" këtë fitore minimale, madje duhet thënë se kundërshtari një pjesë të mirë të lojës e zhvilloi me 10 lojtarë. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Sulejman Starova, bardheblutë kishin dalë në fushë me disa ndryshime taktike. E. Bulku ishte në qendër të mbrojtjes, ndërsa Sene më i avancuar. Tirana, në fakt, e nis shumë vrullshëm lojën dhe në fillim u duk se nuk do ta kishte të vështirë tripikëshin. Sinjalin e parë te porta laçiane e jep sulmuesi Halili, i cili fillimisht tregohet i pasaktë, por arrin të shënojë golin e vetëm të ndeshjes vetëm pak minuta më pas. Pas shënimit të golit, loja e Tiranës bëhet më e qetë. Bardheblutë, në pjesën e parë ishin superiorë dhe krijojnë shumë raste para portës mike. Ndërsa laçianët tregohen shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe preferojnë kundërsulmin. Në fraksionin e parë të ndeshjes, loja nuk dhuroi ndonjë emocion të madh për tifozët. Ndërsa pjesa e dytë nis sërish e vrullshme për ekipin e Starovës, që kërkon të shënojë golin e sigurisë. Por disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë, miqtë mbeten me 10 lojtarë, sepse gjyqtari nxjerr me karton të kuq Krujën. Tirana nuk përfiton nga epërsia numerike, madje laçianët dallohen në mbrojtje dhe luajnë fort deri në minutën e fundit. Miqtë jo vetëm që luajnë deri në fund si të barabartë me kampionët, por kërkojnë me ndonjë rast të barazojnë rezultatin. Sidoqoftë, Tirana arrin të përmbushë edhe këtë javë misionin e saj, duke grumbulluar pikët e plota.

Deklaruan pas ndeshjes...

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po