Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
A eshte kjo SK Tirana qe njohim?

Që kjo Tiranë nuk është ekipi që të gjithë njohin, apo më saktë Tirana e sezonit të kaluar, nuk ka nevojë për koment. Bardheblutë, edhe pse i kanë fituar minimalisht dy ndeshjet e para në kampionat (1-0 me Shkumbinin dhe 2-0 me Egnatian), s'kanë bindur me lojën e tyre. Dikush mund të thotë se i fituari nuk gjykohet. Por kjo shprehje besojmë se nuk i shkon fort për shtat një skuadre që në gjirin e saj ka shumë kampionë dhe njëkohësisht prej saj presin më shumë të gjithë shqiptarët. Për momentin, bardheblutë duhet të kënaqen vetëm me 6 pikët e marra, sepse në të vërtetë u duhet shumë punë për të arritur tek ajo Tiranë që sezonin e kaluar u kthye në një makinë golash. Ndoshta vetë lojtarët s'kanë shumë faj, duke parë që prej ditësh nuk kanë një trajner të mirëfilltë për të marrë përsipër orientimin me skemat e lojës. Bardhebluve u mungon pikërisht kjo "dorë e hekurt", e cila duhet të marrë përsipër "vajisjen" e të gjitha ingranazheve, pas shkarkimit të teknikut Mirel Josa. Nuk është e lehtë që të ndërtosh një ekip futbolli kur të largohen 4 lojtarë bazë dhe të afrohen po 4 të tillë nga ekipe të tjera. Hëpërhë, për momentin mund të themi vetëm faktin se Tirana ka lojtarë, por nuk ka skuadër në gjendje që të dhurojnë spektakël. Mbrojtja në dy ndeshje ka pasur ndryshime të shumta lojtarësh, sa që me Shkumbinin u rrezikua në atë masë, sa rezultati edhe mund të barazohej. Ndërkohë, të shtunën, me Egnatian, si asnjëherë tjetër, ishte pikërisht sulmi reparti më i dobët i kampionëve. Të humbasësh gjashtë raste të pastra përballë me portierin, do të thotë se në këtë mes diçka nuk shkon si duhet. E nëse me Shkumbinin dhe Egnatian bardheblutë e hodhën "lumin", të mos harrojnë se më 18 shtator i pret Vllaznia në "Loro Boriçi". Deri atëherë ndoshta shumë gjëra mund të ndryshojnë, duke parë se janë edhe tri javë kohë në dispozicion. Pa harruar që edhe një "timonier" si Sulejman Starova është gati të "zbarkojë". Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë në fushë Tiranën, saktësisht atë "makineri" që e njohim të gjithë.

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po