Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Agron Papuli-me Josen takohemi ne gjykate!

Deklaratat e Mirel Josës dje pas shkarkimit në adresë të drejtuesve më të lartë, e kanë acaruar kampin bardheblu. Ish-trajneri i Tiranës është shprehur se para ndeshjes me Ferencvaroshin në Budapest, i është kërkuar nga persona brenda klubit që ndeshja të përfundonte 4-0. Gjithashtu, sipas ish-teknikut bardheblu, po nga këta persona i është sugjeruar që të mos futë në lojë 4 lojtarë titullarë. Ndonëse Josa nuk foli me emra konkretë, tashmë drejtuesit më të lartë të klubit ndihen të fyer. Një prej këtyre të fundit, pikërisht Agron Papuli, dje përpara fillimit të ndeshjes Tirana-Shkumbini u shpreh për "Sportin shqiptar" se deklaratat e Josës do t'i përdorë si provë materiale për të ngritur padi civile në gjykatë. "Personalisht ndihem shumë i fyer pas atyre akuzave të drejtpërdrejta të Mirel Josës ndaj nesh, drejtuesve, gjoja sikur i kemi kërkuar të shesim ndeshjen me Ferencvaroshin. Më çudit fakti se pse ky trajner nuk i nxori këto fjalë direkt pas ndeshjes, por vetëm në momentin kur e shkarkuam nga detyra. Nëse ne drejtuesit më të lartë i kemi kërkuar ta bëjë një gjë të tillë, Josa pse nuk i thotë me emra, por flet vetëm në përgjithësi. Ky njeri nuk mund të akuzojë këdo dhe kur do. Unë jam biznesmen prej 15 vitesh dhe nuk mund të lejoj, qoftë edhe Josën të nëpërkëmbë apo të hedhë dyshime mbi figurën time. Ai me që i ***** mesazhet, siç thotë në telefon, tani le t'i denoncojë ato në hetuesi,"- u shpreh i revoltuar drejtuesi kryesor i firmës "Wolksvagen". Sipas Papulit, donatorët që kanë ardhur në krye të Tiranës nuk kanë nevojë të përfitojnë ekonomikisht nga skuadra në atë mënyrë. "Më duket absurd fakti sesi Josa na akuzon në këtë mënyrë të papërgjegjshme, kur e di shumë mirë që ne si donatorë nuk jemi në atë gjendje financiare sa të shesim ndeshjet e Tiranës. Po e përsërit edhe një herë që personalisht ndihem shumë i fyer dhe gjatë këtyre ditëve do të ngre një aktpadi në gjykatë,"- përfundon fjalën e tij një prej katër donatorëve, Agron Papuli.

Rraklli-sot stervitja e pare bardheblu
Pas disa negociatave mes drejtuesve të Tiranës dhe sulmuesit të kombëtares, Altin Rrakllit, më në fund kavajasi ka pranuar të vishet bardheblu. Sipas burimeve të sigurta brenda klubit "Tirana", sulmuesi kuqezi ka rënë parimisht dakord me donatorët për kontratën e re dhe sot pritet të zbresë për herë të parë në fushë me fanellën e Tiranës. Autori i golit fantastik ndaj Qipros nuk do të jetë blerja e fundit për Tiranën, sepse shumë shpejt pritet që me grupin të bashkohen edhe 2-3 lojtarë të tjerë cilësorë.

Location/Vendndodhja: England,G.B.

A ju pelqen kjo faqe? Po