Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Merkato

Nuk e di, nese lajmet rreth merkatose qe jepen ne kete faqe, jane te verteta, por nese po, atehere do ishte nje nga merkatot me te dobeta te Tiranes, pervec Salihit. Nuk e kuptoj se ***** duhet blere, A. Behari?! Nje lojtar qe nuk shquhet per ndonje talent apo pervoje te madhe, shto ketu dhe moshen e madhe! Memelli, nje nga sulmuesit e zakonshem te kampionatit tone.
D. Xhafa, dicka me teper eshte, megjithate jo per nivelin qe kerkon Tirana. Sa per mbrojtesin Egjiptian dhe Abdulla Ishakan nuk i njoh.
-Egbo, nje portier qe kete sezon ka bere nje mal me gafa, ne cdo ndeshje, madje mbi 90% te golave qe ka pesuar ekipi kur ka qene ai ne fushe, kane qene per faje te tij.
-Fortuzi, tashme ka perenduar njehere e pergjithmone.
-A. Tafaj, e kisha harruar qe eshte akoma tek Tirana, vec kur e pashe kur po merrte medaljet.
-Halili, me ate qe ka treguar sivjet, vetem futbollist profesionist nuk mund te jete, dhe kjo duket qe nga pesha e tij, e le me pastaj ne rast qe ai shperdoron, qe jane per te qeshur.
Uroj qe te mos jene lajme te verteta, se perndryshe atehere Tirana, do te dobesohej akoma me teper, e jo me te forcohej. Flas per ne Champions League, sepse sa per kampionat, te gjithe e dijme qe nuk eshte gje e madhe ta fitoj perseri.

Location/Vendndodhja: Tirana

A ju pelqen kjo faqe? E kendshme!

Re: Merkato

Akoma nuk eshte e sigurte 100 % ne lidhje me futbollistet qe do ikin dhe ata qe do vijne por per mua Kol Prenga dhe Merkoci nuk mund te vazhdojne tek Tirona.Me poshte jane planet(deri tani)qe po ben presidenti El Sayed dhe Mirel Josa.
******************************************************

Ka qenë ora 9:00 e mëngjesit të djeshëm, kur dy krerët e klubit bardheblu, El Sajed dhe Mirel Josa, janë takuar me njëri-tjetrin. Në zyrat e presidentit egjiptian, trajneri i kampionëve, pasi ka marrë konfirmimin për qëndrimin në krye të Tiranës, ka folur në lidhje me të ardhmen e skuadrës. Ky ka qenë takimi i parë i bosit bardheblu me trajnerin aktual, në kuadrin e përgatitjeve për turet paraeliminatore në Ligën e Kampioneve. Nga ajo që mësohet, presidenti El Sajed, përveçse i ka dhënë besimin maksimal Josës, i ka premtuar se do t'i sjellë në ekip lojtarë cilësorë nga Afrika, por edhe nga kampionati shqiptar. Sipas dy drejtuesve, nuk përjashtohet mundësia që nga skuadra të largohen lojtarë, që nuk kanë dhënë maksimumin për fanellën e Tiranës. El Sajedi zgjidh qesen për lojtarë të huaj Merkatoja e kësaj vere për Tiranën pritet të jetë më e fuqishmja që nga koha kur El Sajedi ndodhet në krye të presidencës së bardhebluve. Egjiptiani, ndryshe nga sezoni i kaluar, kur afroi vetëm Pinarin dhe u largua Jupi, këtë herë kërkon të bëjë revolucion në skuadër. Bosi i kampionëve kërkon një skuadër elitare jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në Evropë. Për të arritur këtu atij i duhet ta hapë mirë kasafortën dhe të shpenzojë mijëra dollarë për të afruar në ekip lojtarë cilësorë, që të bëjnë diferencën me aktualët. Kjo ka qenë dhe pika më e nxehtë e takimit El Sajed-Josa paraditen e djeshme, kur pas një diskutimi të gjatë u arrit në konkluzionin për të ndërhyrë fillimisht në tregun e huaj. Nga ajo që mësohet nga biseda e egjiptianin me trajnerin, ky i fundit i ka kërkuar medoemos tre lojtarë, respektivisht një mbrojtës qendre, një mesfushor dhe një sulmues. Madje El Sajedi dhe Josa ranë dakord që fillimisht të ndërhyhet në tregun e lojtarëve afrikanë. Menjëherë presidenti i premtoi Josës se në ditët në vazhdim do të mbërrijnë në skuadër disa futbollistë me ngjyrë, të cilët, pas një testi që do të bëjnë, do të konfirmohen nëse do të qëndrojnë apo do të largohen. Nuk përjashtohet as tregu shqiptar Mësohet se gjatë bisedës që patën dje El Sajedi dhe Josa, nuk u përjashtua ndërhyrja për të sjellë te Tirana lojtarë që kanë spikatur në kampionatin shqiptar. Njëshi i stolit bardheblu i ka piketuar këta futbollistë dhe dje ia ka parashtruar El Sajedit, i cili me anë të menaxherëve po nis bisedat paraprake. Ndonëse trajneri Josa nuk i bën të ditur emrat e tyre, me shumë gjasa emrat që përfliten janë ato të Sinanit, Salihit nga Vllaznia, por edhe Beharit nga Partizani. Gjithsesi, në fillim të javës tjetër, është e sigurt që të gjithë këta lojtarë do të jenë nën komandën e Josës për të nisur përgatitjet për Ligën e Kampioneve. Gati "fshesa" për disa nga aktualët Duke qenë se pritet të afrohen disa lojtarë të rinj në skuadër, është normale që një pjesë e këtyre aktualëve të largohen. Do të jenë pikërisht ata futbollistë (emrat nuk përmenden), të cilët nga presidenti El Sajed dhe trajneri Josa mendohet se nuk kanë dhënë maksimumin për fanellën e Tiranës. Pra, me sa shihet, "fshesa" bardheblu e egjiptianit këtë herë do të jetë e fortë, ku pritet të jenë disa lojtarë që do të bëhen "koka turku". Kjo do të thotë se nuk do të rinovohen kontratat e reja. Ndërkohë, me një pjesë të mirë të futbollistëve që janë shfaqur në nivelin e tyre të pritshëm, do të bëhen të gjitha përpjekjet që të nënshkruajnë sërish me po atë pagë sa viti i kaluar. Josa: S'na duhen lojtarët "mercenarë" Sipas trajnerit Mirel Josa, në lidhje me merkaton e verës do të synohen lojtarë që të jenë stabël të Tirana edhe për sezonin e ri dhe jo vetëm për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Njëshi i stolit bardheblu kërkon që të mos prishë harmoninë e grupit, sepse, sipas tij, do të ishte e padrejtë që një lojtar "mercenar" të vinte të luante dy ndeshje dhe më pas të largohej. Sipas Josës, një fenomen i tillë nuk do të ndodhë te Tirana dhe ai lojtar që do të firmosë për këtë skuadër do të vazhdojë të qëndrojë edhe në edicionin e ri, pas ndeshjeve evropiane. Me sa shihet, ditët në vazhdim për 21 herë kampionët do të jenë shumë të nxehta dhe duket se dyshja El Sajed-Josa ka marrë përsipër të menaxhojë gjithçka për një Tiranë edhe më të madhe.

Location/Vendndodhja: England,U.K.

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Merkato

Hello! I am from Gomel. I glad to see you team in my sity. WE ARE WIN!!!!!!!

Location/Vendndodhja: Gomel, Belarus