Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Titulli -me i embel me fitoren ndaj Partizanit

Tirana: Titulli, mė i ėmbėl me Partizanin
Disfata 3-0 nė stadiumin "Loro Boriēi" ka pasur faturėn e vet pėr Tiranėn. Stafi drejtues i saj ka zhvilluar dje pasdite njė analizė me tone tė larta pėr mėnyrėn sesi u luajt ai 90-minutėsh me shkodranėt dhe ka dalė nė pėrfundimin qė titullin kampion tashmė matematikisht ta fitojnė nė derbin e nesėrm me Partizanin. Gjithashtu, njė masė e marrė nga trajneri Mirel Josa ka qenė qė tė gjithė lojtarėt tė mos komunikojnė fare me shtypin dhe nė stėrvitjen e djeshme tė zhvilluar nė stadiumin "Selman Stėrmasi" ishin mbyllur tė gjitha dyert. Thua vallė se nė kėtė humbje tė thellė Tiranės ia ka fajin media dhe shtypi qė kanė folur me superlativa pėr tė? Dje kampionėt nė fuqi ishte shumė e vėshtirė t'i takoje nė fushė, sepse dyert ishin "tė blinduara" nga punėtorėt e stadiumit. Shyqyr zotit qė me disa prej lojtarėve kryesorė mundėm tė kontaktonim pėrpara stėrvitjes te lokali pranė stadiumit. Pjesa e tyre mė e madhe ishin tė ndėrgjegjshėm pėr paraqitjen e dobėt nė Shkodėr, teksa thoshin: "As diskutohet qė jemi tė zhgėnjyer pėr humbjen. Madje pėr atė ēfarė dhamė nė fushė, e meritonim kėtė disfatė. Megjithatė, ky nuk ėshtė fundi i botės, sepse jemi 11 pikė larg kundėrshtarit mė tė afėrt, kur kanė mbetur edhe 4 javė pėr t'u luajtur. Pra na duhen edhe 2 pikė matematikisht qė tė festojmė,"- thonė lojtarėt e Tiranės.
Sipas tyre, arsyeja e kėsaj humbjeje ka tė bėjė me lodhjen e madhe sezonale qė kanė futbollistėt nė kėmbėt e tyre, por edhe me gjendjen psikologjike. "Arsyet e humbjes mund t'i gjejmė nė dy faktorė, - thotė njėri prej sulmuesve tė Tiranės. -, Sė pari, te lodhja jonė e madhe, sepse kemi zhvilluar shumė ndeshje dhe tashmė kemi paksa nevojė tė pushojmė. Sė dyti, nuk duhet tė pėrjashtojmė as faktin se moralisht ne ndihemi kampionė pėr tė dytin vit radhazi dhe nuk kemi stimuj." "Vetėm matematikisht na ka mbetur ta fitojmė, sepse deri tani ēdo gjė duket e pėrfunduar,"- thonė mė tej bardheblutė.
Por ndeshja e radhės pėr 20 herė kampionėt ėshtė nė prag, sepse nesėr do tė luajnė derbin e fundit me tė kuqtė e Partizanit. Njė fitore e Tiranės do t'i shpallte automatikisht kampionė bardheblutė, pavarėsisht rezultatit tė Dinamos nė Lushnjė. Kjo fitore pėr ta merr vlera dyfishe, duke qenė se pėrballė do tė jetė njė kundėrshtar shekullor. Gjithashtu, nė stolin e tė kuqve do tė jetė njė trajner si Sulejman Mema, qė e drejtoi Tiranėn nė fazėn e parė.
Ja sesi shprehen disa prej lojtarėve tė bardhebluve njė ditė pėrpara derbit: "Teksa nuk e fituam titullin nė Shkodėr, le ta fitojmė me Partizanin, sepse jemi tė bindur se do tė na lėrė njė shije shumė tė ėmbėl mbrapa. Njė fitore pėr ne nė kėtė derbi tė radhės do tė merrte vlera dyfishe, duke para rivalitetin nė vite ndėrmjet lojtarėve dhe tifozerisė. Tė shpresojmė qė ta ndryshojmė imazhin tonė nė kėtė 90-minutėsh," - i japin fund idesė sė tyre disa prej lojtarėve kryesorė, qė kishin marrė urdhėr nga trajneri tė mos prononcohen pėr shtyp.
Andrea Bonaēini, menaxheri i Devi Mukės
Tė luash nė njė skuadėr tė madhe, patjetėr duhet tė kesh njė menaxher tė njohur nė "sallonet" e futbollit evropian. Njė i tillė tashmė pėr lojtarėt shqiptar ėshtė edhe Andrea Bonaēini, menaxheri qė dje ka firmosur njė kontratė dyvjeēare me mesfushorin e Tiranės, Devi Muka. Bonaēini ka qenė mesfushori i Interit nė vitet 80'-90' dhe tashmė prej disa vjetėsh po kryen njė profesion tė ri, sėrish afėr me futbollin. Pas disa tratativash, Devi Muka dhe Andrea Bonaēini kanė rėnė pėrfundimisht dakord pėr firmosjen e njė kontrate dyvjeēare, mbi bazėn e njė shume tė konsiderueshme eurosh, qė do tė pėrfitojė italiani nga kontraktimi i vlonjatit pėr kėtė periudhė "bashkėjetese". Ajo qė mėsohet nga burime tė afėrta me lojtarin, gjatė kėtyre tri ditėve tė fundit Bonaēini ka qenė nė kryeqytet dhe vetėm dje ėshtė larguar nga Shqipėria. Kjo lidhje e Devi Mukės me menaxherin italian tė lė tė nėnkuptosh se sezonin e ardhshėm vlonjatin mund ta shohim ndoshta nė Serinė A. Gjithsesi, duhet tė presim pėrfundimin e kampionatit pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me fatin e mesfushorit mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, Devi Mukės.
Tė kuqtė, tė kėnaqur edhe me njė barazim
Partizani do tė jetė i kėnaqur edhe me njė barazim nė ndeshjen e nesėrme pėrballė Tiranės. Tė gjithė lojtarėt e kuq kanė dalė dje nė njė nga fushat e kompleksit sportiv "Partizani" pėr tė bėrė stėrvitjen e parė dhe nė pėrgjithėsi janė optimistė pėr derbin e nesėrm. Nė deklaratat e tyre, futbollistėt e kuq theksojnė se ky ėshtė derbi i Partizanit. Kėshtu, pėr kapitenin Nallbani, fitorja mbetet e rėndėsishme, por si njė derbi dhe nga pozitat e deritanishme, edhe njė barazim do tė ishte i pranueshėm pėr tė pėrmbushur objektivat e reja nė kėtė fund sezoni.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po