Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Halili-e kishte fajin euforia...

Dibrani ia faturon humbjen 3-0 me shkodranėt euforisė qė ka pėrfshirė skuadrėn pėr shpalljen kampion
Halili: Vllaznia, njollė pėr titullin

Pėr sulmuesin e Tiranės, Mahir Halili, humbja 3-0 tė shtunėn me Vllazninė ishte rrjedhojė e lojės sė dobėt qė zhvilloi skuadra nė tė gjitha aspektet. "Kėpuca e artė" e sezonit tė kaluar ia faturon kėtė dėshtim euforisė qė ka kapur tė gjithė lojtarėt pėr fitimin e titullit kampion pėr tė dytin vit radhazi. Ndaj Vllaznisė, Halili luajti vetėm nė pjesėn e parė, sepse nė tė dytėn u zėvendėsua me Merkoēin. Por edhe pas ndryshimeve nė formacion, bardheblutė nuk dhuruan asgjė nė fushėn e lojės, sepse ishin kuqeblutė ata qė ishin zotėr tė fushės. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", Mahir Halili shprehet: "Ndeshja me Vllazninė ka qenė mė e dobėta qė kemi zhvilluar nė kėtė sezon. Nuk e morėm vesh se ēfarė ndodhi me ne nė fushė, sepse tė gjithė dukeshim tė lodhur dhe e patėm tė vėshtirė tė dilnim nė lojėn tonė. Vllaznia luajti mė e mobilizuar dhe nė kėrkim tė golit qė nga fillimi deri nė fund dhe ia arriti qėllimit tė na mposhte nė tė gjitha drejtimet,"- bėn tė ditur sulmuesi bardheblu.
Kėtė humbje tė thellė 3-0 ndaj njė rivali tė pėrjetshėm si Vllaznia, Mahiri nuk e kapėrdin dot, teksa thotė: "Nė fund tė sezonit, kur tė bėjmė bilancet, Vllazninė mund ta quajmė ndryshe turpin e titullit. Jo pse humbėm 3-0, por pėr faktin se ēfarė paraqitėm nė fushėn e lojės. Ne kemi humbur mė parė me Partizanin, Teutėn dhe Dinamon, por kemi qenė tė ndėrgjegjshėm se kemi zhvilluar lojėra tė mira, por nuk e kishim fatin me vete. Kėtė herė, ndaj shkodranėve, kemi shėtitur vetėm fanellat nė fushė dhe nuk jemi treguar profesionistė pėr ta respektuar kampionatin deri nė fund,"- thotė numri 14 i kampionėve nė fuqi.
Sipas Halilit, shkaqet e kėsaj humbjeje mund t'i faturohen vetėm euforisė qė ka pėrfshirė tė gjithė lojtarėt pėr fitimin e titullit tė dytė radhazi. "Nuk ka dyshim se humbja dhe loja jonė e dobėt erdhi pėr shkak tė gjendjes psikologjike jo tė mirė qė kishim pėrpara kėtij takimi. Duke qenė se pothuajse jemi shpallur kampionė, po i nėnvleftėsojmė kundėrshtarėt. Po kjo nuk ėshtė e drejtė, sepse ne duhet ta respektojmė kampionatin, ashtu siē bėmė me Besėn dhe Shkumbinin,"- vazhdon idenė e tij 29-vjeēari.
Me kėtė humbje tė katėrt sezonale, Tirana nuk rrezikon asgjė pėr sa i takon fitimit tė titullit, duke qenė se kundėrshtari mė i afėrt, siē ishte Dinamo, barazoi 2-2 me Teutėn. Tashmė diferenca ka mbetur nė 11 pikė, kur duhen edhe katėr javė nga pėrfundimi. Bardhebluve u interesojnė edhe 2 pikė qė tė shpallen matematikisht kampionė. Ndeshja e radhės pėr Tiranėn ėshtė ajo e sė mėrkurės me Partizanin, ku nė stadiumin "Qemal Stafa" do tė luajė njė takim qė ka mė shumė vlera morale sesa statistikore. Kėshtu mendon edhe Mahiri kur shprehet: "Tashmė Vllaznia duhet tė konsiderohet njė kapitull i mbyllur pėr ne, sepse nė prag ėshtė derbi me Partizanin. Nė kėtė pėrballje duhet ta largojmė imazhin e keq qė dhuruam me shkodranėt, duke luajtur futbollin qė na shkon vėrtet pėr shtat. Nuk kemi shumė ditė nė dispozicion pėr t'u pėrgatitur pėr kėtė derbi, nė tė cilin konsiderohemi skuadėr pritėse, kėshtu qė duhet tė japim maksimumin tonė nė stėrvitje. Ky 90-minutėsh, pėr ne ka mė shumė vlera morale sesa statistikore dhe duhet fituar medoemos."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po