Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Shtyhet festa e titullit...

Tirana: Derbi na e shtyu festėn e titullit

Nė stėrvitjen e djeshme tė Tiranės ka pasur shumė komente nė lidhje me derbin Dinamo-Partizani, e cila u fitua nga blutė 3-1. Kampionėt nė fuqi nuk e kanė kapėrdirė dot kėtė dorėzim pa kushte tė tė kuqve, tė cilėt nė tri fazat e para i kanė shpartalluar dinamovitėt. Kjo fitore e Dinamos ka bėrė qė Tirana ta shtyjė pėr javėt e ardhshme festimin nė mėnyrė matematike tė titullit kampion, pasi 12 pikėt diferencė nė 5 javė nuk mjaftojnė ende. Po tė bėhet njė llogari e thjeshtė, bardhebluve u nevojiten edhe 4 pikė nė kėto ndeshje tė mbetura tė fazės sė katėrt. Gjithsesi, djemtė e Josės janė tė bindur se, pavarėsisht kėtyre marrėveshjeve qė bėhen "nėn rrogoz", do tė dinė tė triumfojnė ashtu siē kanė bėrė deri tani. Ja sesi shprehet njė prej lojtarėve kryesorė tė Tiranės, Rezart Dabulla, pėr fitoren e Dinamos ndaj Partizanit: "E kisha parandier nė njėfarė mėnyre kėtė fitore tė bluve dhe faktikisht ashtu ndodhi, qė festimet e titullit t'i shtyjmė pėr javėt nė vazhdim. Dinamo mori njė tripikėsh tė paralajmėruar me Partizanin pėr vetė faktin se tė dy ekipet janė edhe nė finale tė Kupės sė Shqipėrisė. Tashmė parashikoj qė kėtė trofe do ta fitojnė tė kuqtė, tė cilėt po e shikonin qė po u ikte nga duart edhe vendi i dytė dhe ka gjasa ta kenė bėrė njė pakt tė tillė. Megjithatė, kėto janė punėt e tyre dhe e dinė mė mirė vetė sesi t'i zgjidhin. Pėr ne, rėndėsi ka sidomos fakti qė pėr Superkupė mund tė ndeshemi me Partizanin, skuadėr e cila "dashurohet" pa masė nė kampin tonė,"- thotė me ironi mbrojtėsi luftarak. Ndėrkohė, Nevil Dede ka qenė mungesa e vetme e Tiranės nė stėrvitjen e djeshme, zhvilluar nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Kapiteni bardheblu ėshtė nisur nė drejtim tė Estonisė, ku ėshtė grumbulluar me ekipin kombėtar pėr miqėsoren e nesėrme me skuadrėn vendėse. Ndėrkohė, Devi Muka, njė tjetėr kuqezi nė kampin e Tiranės, nuk ėshtė grumbulluar pėr shkak dėmtimi, prandaj dje ėshtė stėrvitur individualisht. Vlonjati vuan njė dėmtim nė kofshė, tė cilin e ka keqėsuar edhe mė shumė kur luajti 75 minuta nė derbin me Dinamon. Sipas masazhatorit Altin Haxhia, ėshtė me mėdyshje prania e fantazistit nė sfidėn delikate me shkodranėt, tė shtunėn nė stadiumin "Loro Boriēi".
A.Celibashi


Dibrani mendon se Tirana e ka siguruar medaljen e kampiones, edhe pse duhen luajtur edhe 5 javė
Halili: Shkumbini iku, radhėn e ka Vllaznia
"Shkumbinit i morėm 3 pikėt e nevojshme pėr tė qenė mė afėr titullit kampion." Kėshtu ka preferuar ta nisė deklarimin e tij pėr "Sportin shqiptar" sulmuesi bardheblu, Mahir Halili. Dibrani qė luan sezonin e tij tė katėrt nė radhėt e Tiranės, ishte nga lojtarėt mė tė mirė nė fushė pėr skuadrėn e tij tė shtunėn, nė atė fitore 3-2 ndaj peqinasve. "Kėpuca e artė" e sezonit tė kaluar (20 gola) ėshtė preferuar nga trajneri Mirel Josa pėr tė formuar "tredhėmbėshin" e sulmit, sė bashku me Fortuzin dhe Xhafėn. Kjo zgjidhje duket sikur u dha tė drejtė bardhebluve pėr tė siguruar tri pikėt e radhės dhe pėr ta shtruar akoma rrugėn me "asfalt" drejt titullit tė 21-tė kampion. "Ka qenė njė fitore e merituar ajo e sė shtunės me Shkumbinin pėr kampionat. Nė kėtė pėrballje vinim pas eliminimit nga Kupa e Shqipėrisė, ēka e kishte rėnduar disi anėn tonė psikologjike. Duhej medoemos tė fitonim dhe ia arritėm qėllimit, duke ushtruar presion tė vazhdueshėm nė mbrojtjen e ngjeshur tė peqinasve,"- thotė Mahir Halili.
Ndaj Shkumbinit, kampionėt nė fuqi kanė pasur tri mungesa nė formacionin bazė, megjithatė, lojtarėt qė luajtėn dhanė maksimumin pėr tė arritur te fitorja. Tirana, edhe kėtė herė e tregoi forcėn e saj absolute ndaj tė gjithė kundėrshtarėve. Duke u futur nė komentin e 90 minutave, 29-vjeēari bėn tė ditur se skuadra pati vėshtirėsi tė dilte nė lojėn e saj pėr shkak tė terrenit tė rėnduar tė stadiumit "Selman Stėrmasi". "Fillimisht patėm probleme nė lojėn tonė, duke qenė se fusha ishte me gunga dhe po bėnim gabime nė pasime. Gjithashtu, edhe peqinasit po luanin mjaft fort nė mbrojtje dhe kundėrsulmonin rrezikshėm, pasi nuk kishin ēfarė tė humbisnin. Duhej goli i Agollit qė tė ēliroheshim dhe tė shėnonim edhe dy gola tė tjerė, pėr ta siguruar pėrfundimisht fitoren. Pėr sa u takon golave tė Shkumbinit, ato ishin rrjedhojė e goditjeve standarde dhe mund tė them se nė minutat e fundit nuk kishte mė kohė,"- thotė numri 14 i bardhebluve.
Duke lėnė mėnjanė fitoren nė kampionat me Shkumbinin, Mahir Halili nuk kishte sesi tė mos thoshte dy fjalė nė lidhje me eliminimin nga kupa prej skuadrės sė Dinamos. "Tė gjithė kishim menduar se ky edicion do tė ishte kurorėzimi me tė dy trofetė kombėtarė, por ja qė nuk ndodhi kėshtu. Ashtu si sezonin e kaluar, edhe sivjet u eliminuam nė gjysmėfinale nga dinamovitėt, tė cilėt ishin shumė me fat. Nė total tė 180 minutave, Tirana ka zhvilluar dy prej ndeshjeve tė saj mė tė mira nė kėtė sezon, por nuk ishte e thėnė qė tė kualifikoheshim. Gabimi ynė ėshtė se humbėm shumė raste pėr gol, ndėrkohė qė blutė na ndėshkonin v

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po