Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Tirona-Dinamo 1-2 Kupa,koment

Bardheblutė mposhten 2-1 nga blutė dhe mbeten jashtė finales sė Kupės sė 52-tė tė Shqipėrisė
Tirana lojėn, Dinamo kualifikimin
Nga Tirana, Aurel CELIBASHI, Jeton SELIMI

Tirana - Dinamo 1-2
Shėnues: Sina 28', Leandro 68', Qorri 88'
Tirana
Hidi 6
Dede 6.5
Dabulla 6.5
Hajdari 6
Lici (Halili 70') 6
Patushi 6.5
E.Bulku (Pinari 72') 6.5
Sina 6.5
Muka (Merkoēi 77') 7
Fortuzi 6
Xhafa 6.5
Trajner: M. Josa

Dinamo
Lika 7
E.Xhafa 6
Rodriguez 7
Pisha 6.5
P. Sene 6.5
Dhėmbi 6.5
Bakalli (Qosa 58') 6.5
Poēi 7
Qorri 7
Keita (Leandro 30') 6
Ziambo (Da Silva 60') 6.5
Trajner: V. Bici
Gjyqtarė: S.Jareci, S.Avdo (Tiranė), A.Mali (Patos).
Kartonė tė verdhė: Lici, Patushi, Dede, Dhėmbi.

Minutat e lojės...
3'- Keita godet me kokė nė zonė, por Hidi kundėrpėrgjigjet, duke e grushtuar topin nė kėndore.
10'- Muka kroson nė zonė pėr F.Xhafėn, por Lika, mė i shpejtė se vlonjati, e grushton topin.
15'- Kombinim tresh Muka-Fortuzi-Xhafa. Gjuan sulmuesi bardheblu dhe portieri dinamovit tregohet sėrish i gatshėm pėr tė grushtuar topin.
28'- Sina gjuan bukur nga rreth 30 metra dhe topi pushon nė rrjetė. Njė eurogol i shėnuar nga mesfushori i Tiranės dhe 1-0 pėr kampionėt nė pak minuta.
30'- Lici nxjerr tė lirė F.Xhafėn brenda zonės, vlonjati pengohet nga Pisha, por pėr gjyqtarin nuk ishte penallti.
38'- Kundėrsulm i Tiranės me Hajdarin dhe Mukėn. "Labi" nxjerr tė lirė Fortuzin nė zonė, i cili gjuan dhe Lika mbron me dinjitet portėn e tij duke grushtuar.
45'- Dhėmbi i vetėm nė zonė, nuk gjuan fort dhe humbet njė shans pėr tė barazuar rezultatin.
48'- Muka ekzekuton njė goditje kėndi dhe Lika grushton sėrish mrekullisht, duke shpėtuar portėn e tij.
51'- Kundėrsulm i Tiranės me Mukėn dhe E.Bulkun, qė nxjerrin tė vetėm me portierin Licin. Shkodrani, fatalisht, humbet njė gol tė sigurt.
56'- Bakalli godet fuqishėm nė kufijtė e zonės, por Hidi i kundėrpėrgjigjet bukur me grushtim tė topit.
65'- Sina shpėrthen nga e djathta, *** njė top nė zonė, por Lika nė planzhon grushton. Lici kundėrpėrgjigjet me njė tė majtė, por topi nuk i bindet pėr tė shkuar drejt rrjetės.
68'- Qosa kroson nga njė goditje kėndi, Leandro kėrcen mbi tė gjithė dhe shėnon golin e barazimit. Gjithēka barazohet nė shifrat 1-1.
72'- E.Bulku gjuan keq kur del i vetėm pėrballė portierit dinamovit, duke humbur mundėsinė pėr golin e avantazhit dhe tė shpresės.
79'- F.Xhafa, i vetėm nė zonė, gjuan dhe Lika, nė njė ditė tė mirė, grushton topin qė po i drejtohej rrjetės.
81'- Fortuzi humbet njė rast tė pastėr pėr gol pas njė kombinimi me Deden.
88'- Da Silva kombinon me Qorrin. Elbasanasi, nė kufijtė e zonės, godet prirtaz me tė majtėn dhe gol. 2-1 pėr Dinamon.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Tirona-Dinamo 1-2 Kupa,koment

Komenti
Tirana bėn lojėn, Dinamo shėnon golat dhe merr kualifikimin. Kėshtu mund tė perifrazohet 90-minutėshi i dytė i gjysmėfinales sė Kupės sė Shqipėrisė ndėrmjet dy skuadrave kryeqytetase. Blutė, me fitoren 2-1, kalojnė nė finale, ndėrkohė qė bardheblutė duhet qė edhe nė kėtė sezon tė eliminoheshin pikėrisht nga Dinamo dhe t'i gėzohen vetėm titullit kampion. Ndryshe nga takimi i parė, qė Tirana e humbi 3-1, kėtė herė zhvilloi njė nga lojėrat e saj mė tė mira tė sezonit. Fakti qė duhet tė shėnonin dy gola pėr t'u kualifikuar, i detyroi kampionėt nė fuqi tė orientoheshin vetėm drejt sulmit. Goli ka ardhur shpejt, me njė goditje fantastike tė Sinės, qė e "verboi" plotėsisht Likėn. Tirana e mbyll pjesėn e parė nė avantazh tė njė goli dhe tė njė loje kombinative mė superiore se Dinamo. Pjesa e dytė i sheh bardheblutė mė ofensivė, ndėrkohė qė blutė kėrkojnė t'i kundėrpėrgjigjen me tė njėjtėn "monedhė". Kur tė gjithė nė shkallėt e stadiumit prisnin golin e dytė tė Tiranės, Dinamo godet befasisht me njė gol nga kėndorja dhe stadiumi bie nė heshtje. Megjithatė, djemtė e Josės nuk dorėzohen dhe sulmojnė pambarimisht, por gjejnė pengesėn me emrin "Lika". Portieri dinamovit e ka shpėtuar mbi 10 herė skuadrėn e tij. Nė futboll ka njė ligj tė pashkruar: po nuk shėnove, do ta pėsosh. E njėjta gjė i ndodhi edhe Tiranės, e cila pėson golin e dytė dhe tė kapitullimit. Minutat nė vazhdim ishin formale dhe Dinamo quhet finalistja e parė e Kupės sė Shqipėrisė pėr edicionin 2003-2004. Tashmė dinamovitėt janė kthyer nė "mace tė zezė" pėr Tiranėn nė kėtė sezon, duke i shkaktuar 3 humbje dhe 1 barazim nė 5 ndeshje.

Thanė pas ndeshjes:
Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Kemi qenė tė pafat sot (dje), kur nuk kemi ditur t'i shfrytėzojmė tė gjitha rastet pėr gol qė na u paraqitėn. Zhvilluam njė pjesė tė parė tė mirė dhe arritėm tė kalonim shpejt nė avantazh, me shpresėn se nė tė dytėn do tė shėnonim golin e kualifikimit. Nuk ia arritėm qėllimit dhe u goditėm me njė gol nga njė goditje standarde. Mė pas, ēdo gjė u vėshtirėsua pėr ne dhe Dinamo mori njė kualifikim tė merituar. Falėnderoj lojtarėt dhe publikun pėr mbėshtetjen. Tashmė duhet tė presim fitimin e titullit kampion."
Vasil Bici, trajner i Dinamos:
"I pėrgėzoj djemtė pėr atė ēfarė dhanė nė fushė. Luajtėm njė pjesė tė dytė mjaft tė mirė, por mė duhet ta pranoj se ishte njė ndeshje shumė e vėshtirė. Mė tė vėshtirė e bėnte fakti se Tirana nuk kishte se ēfarė tė humbiste dhe do tė hidhej totalisht nė sulm. Forca e saj dihet, sepse jo mė kot kryeson kampionatin e shkėputur."
Delijorgji, president i Dinamos:
"Na vjen pak gjynah pėr Tiranėn, sepse e kemi mundur tri herė deri mė tani, por do ta mundim dhe pėr herė tė katėrt nė kampionat."
Bakalli, mesfushor i Dinamos:
"Ishte njė ndeshje e vėshtirė. Tirana luajti mjaft mirė, por ja qė neve na buzėqeshi fitorja. Unė e kisha parashikuar saktė takimin, apo jo? Nejse, tani kjo ėshtė njė histori e mbyllur, prandaj duhet tė pėrqendrohemi nė takimin me Partizanin."


Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Kemi qenė tė pafat sot (dje), kur nuk kemi ditur t'i shfrytėzojmė tė gjitha rastet pėr gol qė na u paraqitėn. Zhvilluam njė pjesė tė parė tė mirė dhe arritėm tė kalonim shpejt nė avantazh, me shpresėn se nė tė dytėn do tė shėnonim golin e kualifikimit. Nuk ia arritėm qėllimit dhe u goditėm me njė gol nga njė goditje standarde. Mė pas, ēdo gjė u vėshtirėsua pėr ne dhe Dinamo mori njė kualifikim tė merituar. Falėnderoj lojtarėt dhe publikun pėr mbėshtetjen. Tashmė duhet tė presim fitimin e titullit kampion."

Delijorgji:
Nė pėrfundim tė takimit, njėshi i klubit blu, presidenti Mihal Delijorgji ėshtė shprehur mjaft i gėzuar pėr kėtė kualifikim tė skuadrės sė tij. Vlerat e kėtij kualifikimi i rrit mė shumė dhe fitorja nė takimin e dytė me rezultatin 2-1 nga tė tijtė. Ai i ka pėrgėzuar lojtarėt pėr ndeshjen e zhvilluar. Gjithashtu, Delijorgji ka dashur tė ngacmojė pak atmosferėn, duke deklaruar se do ta mposhtin dhe njė herė Tiranėn nė takimin e fundit qė ka mbetur pėr t'u zhvilluar midis tyre. "Na vjen pak gjynah pėr Tiranėn, sepse e kemi mundur tri herė deri mė tani, por do ta mundim dhe pėr herė tė katėrt nė kampionat,"- tha Delijorgji. Presidenti i Dinamos ka qenė i pranishėm nė tribunė gjatė gjithė 90 minutave dhe ka ndarė emocionet me tifozėt e pranishėm.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Tirona-Dinamo 1-2 Kupa,koment

Bakalli:
Ergert Bakalli, mesfushori energjik i Dinamos, u shpreh shumė i kėnaqur nė pėrfundim tė takimit. Ai kishte kėrkuar para sfidės nga shokėt e tij njė kualifikim me fitore tė dyfishtė dhe pėr kėtė ėshtė akoma mė i kėnaqur. Megjithatė, ai e vlerėson lojėn e kundėrshtarit, duke pranuar se u ndienė nė vėshtirėsi gjatė gjithė takimit. "Ishte njė ndeshje e vėshtirė. Tirana luajti mjaft mirė, por ja qė neve na buzėqeshi fitorja,"- tha Bakalli. Tashmė, shtatshkurtri potent kėrkon qė tė lėrė pas fitoren e arritur, duke u shprehur se ai dhe tė tjerėt duhet tė mendojnė vetėm pėr Partizanin, ndaj tė cilit do tė luajnė ditėn e diel. "Unė e kisha parashikuar saktė takimin, apo jo? Por tani kjo ėshtė njė histori e mbyllur dhe duhet tė pėrqendrohemi nė takimin me Partizanin,"- pėrfundoi elbasanasi i Dinamos.

Bici:
Trajneri i Dinamos, Vasil Bici, ėshtė shprehur shumė i kėnaqur pėr kualifikimin dhe i ka pėrgėzuar nė veēanti lojtarėt pėr fitoren e dytė ndaj Tiranės. Megjithatė, ai nuk harron tė bėjė komplimente edhe pėr bardheblutė, tė cilėt dominuan njė pjesė tė madhe tė lojės. Sipasi tij, ai e priste diēka tė tillė edhe pėr faktin se Tirana ėshtė kryesuesja e kmpionatit tonė. "I pėrgėzoj djemtė pėr atė ēfarė dhanė nė fushė. Luajtėm njė pjesė tė dytė mjaft tė mirė, por mė duhet ta pranoj se ishte njė ndeshje e shumė e vėshtirė. Mė tė vėshtirė e bėnte fakti se Tirana nuk kishte se ēfarė tė humbiste dhe do tė hidhej totalisht nė sulm. Forca e saj dihet, sepse jo mė kot kryeson kampionatin e shkėputur,"- tha Bici. Trajneri i bluve e pėrfundon deklaratėn e tij duke thėne se tashmė Dinamo duhet tė mendojė pėr Partizanin ditėn e diel.

Keita:
Arritja nė finale ka gėzuar tej mase edhe lojtarin senegalez tė Dinamos, Keita. Ai ėshtė shprehur shumė i lumtur pėr kėtė kualifikim. Sipas tij, blutė zhvilluan njė takim tė mirė. Nė kėtė linjė, ai bėn pėrjashtim vetėm nė rasten e golit, gol i cili ndikoi pak psikologjikisht te dinamovitėt. "E kemi zotėruar mirė takimin, pėrveē golit tė parė qė na ngurtėsoi pak. Por nė pjesėn e dytė loja jonė ndryshoi dhe nė fillimin e saj arritėm tė barazonim,"- tha senegalezi. Gjithashtu, atij i ka ardhur keq qė nuk mundi tė kontribuonte mė tej. "Unė jam i dėmtuar, por do tė doja tė luaja deri nė fund. Nganjėherė jemi nė dorėn e zotit,"- pėrfundoi mesfushori dinamovit.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po