Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Halili-Dinamo e njeh forcen e Tiranes!

Kėpuca e artė" e sezonit tė kaluar ka besim nė pėrmbysjen e rezultatit nė ndeshjen e kthimit me blutė
Halili: Dinamo e njeh forcėn e Tiranės
Sa herė qė Mahir Halili luan titullar, nuk ka sesi tė ndodhė ndryshe qė ai tė mos e gjejė rrugėn e rrjetės. Njė gjė tė tillė "Kėpuca e artė" e sezonit tė kaluar (20 gola) e bėri edhe tė shtunėn, nė trasfertėn delikate me Besėn. Dibrani e shėnoi golin e barazimit pas pasimit tė Mukės nė zonė, duke treguar se mbetet njė prej sulmuesve mė tė mirė tė kampionatit shqiptar. Edhe pse nė kėtė sezon Halili e ka nisur pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve nga stoli, ka qenė determinant pėr fatet e Tiranės, e cila po shkon drejt titullit tė dytė radhazi.
Duke folur pėr "Sportin shqiptar", Mahiri komenton fitoren e fundit me kavajasit, si dhe e parashikon tė hapur sfidėn e dytė me Dinamon pėr gjysmėfinalet e Kupės sė Shqipėrisė. "Tė shtunėn, me kavajasit prisnim qė tė hasnim nė barrikadėn mė tė vėshtirė tė sezonit, duke parė qė vendėsit rrezikonin ndjeshėm rėnien nga kategoria. Por faktikisht nė fushė nuk ndodhi kėshtu, sepse Besa u dorėzua shumė shpejt. Ndoshta gjendja psikologjike e tyre ishte tepėr e rėnduar dhe, me sa pashė, pas pėsimit tė golit tė barazimit, kavajasve iu prenė gjunjėt. Mė pas, gjithēka ishte nė favorin tonė dhe ne ditėm ta pėrmbysnim disavantazhin, duke shėnuar katėr gola,"- shprehet 29-vjeēari.
Me kėtė rast, Mahir Halili nuk ngurron tė kundėrshtojė tė gjitha thėniet pėrpara kėtij takimi, se gjoja Tirana ia kishte "****ur" ndeshjen Besės. "Mė ka ardhur keq kur kam dėgjuar pėrpara kėsaj ndeshjeje, se ne do tė toleronim ndaj kavajasve, madje sikur ishim ****ur. Ne jemi njė ekip i madh dhe nuk komprometohemi, sepse nė radhė tė parė luftojmė pėr objektivat tona dhe mė pas pėr moralin e tifozėve. Tė jeni tė bindur se Tirana, ashtu si nuk fali Besėn, nuk do tė falė as tė shtunėn Shkumbinin, i cili ėshtė pothuajse nė tė njėjtat pozita si verdhezinjtė,"- bėn tė ditur sulmuesi bardheblu.
Nė lidhje me fitimin e titullit kampion, Halili shprehet se tashmė mund tė quhet njė kapitull i mbyllur, duke parė diferencėn prej 12 pikėsh nė renditje me ndjekėsin mė tė afėrt Dinamon. "Me fitoren tonė nė Kavajė dhe humbjen e Dinamos nė Shkodėr, tashmė titulli mund tė quhet plotėsisht nė duart tona. 12 pikėt diferencė nė 6 javėt e mbetura janė tė mjaftueshme pėr ne qė ta ngremė sėrish nė "qiell" trofeun e artė tė kampionit,"- shton mė tej golashėnuesi i njohur.
Nė fund tė deklarimit, ish-sulmuesi i kombėtares nė periudhėn kur ekipin e drejtonte trajneri Astrit Hafizi, jep opinionin e tij edhe pėr ndeshjen e nesėrme tė kupės me Dinamon. Sikurse dihet, takimi i parė gjysmėfinal, i luajtur pėrpara dy javėsh ėshtė mbyllur me fitoren 3-1 tė bluve, ndėrkohė qė pėr bardheblutė asgjė nuk ka pėrfunduar. Sipas Mahirit, pėr Tiranėn nuk janė asgjė qė tė shėnojė dy gola dhe tė dalė nė finale: "Dy gola janė fare pak pėr ne qė t'u shėnojmė bluve dhe mė pas tė kalojmė nė finale. Dy gola Dinamos ia shėnoi vetėm Sinani tė shtunėn, ndėrkohė qė te Tirana janė 5 kryegolashėnues si shkodrani. Kjo qė them nuk ka tė bėjė me eufori, por me njė realitet. Jam mė se i bindur qė Dinamo ia njeh mirė forcėn Tiranės dhe se humbja e fundit ishte vetėm njė rastėsi. Nė fund tė fundit, ne tė humbur jemi, kėshtu qė do tė hidhemi tė gjithė nė sulm, sepse nuk kemi ēfarė tė humbasim,"- e pėrfundon mendimin e tij sulmuesi potent i kampionėve.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po