Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Sina-me Besen treguam se tek Tirana nuk ka korrupsion!

Fitorja e sė shtunės ndaj Besės, pėr mesfushorin e krahut tė djathtė tė Tiranės, Elvis Sina, ka qenė njė ndeshje pa kompromise. Mesfushori bardheblu ka qenė lojtari mė i mirė nė fushė nė kėtė takim, sė bashku me Devi Mukėn, jo vetėm sepse shėnoi njė gol, por ishte i papėrmbajtshėm me krosimet e tij. Nė njė nga kėto krosime ka qenė kapiteni Nevil Dede qė ka pėrfituar pėr tė shėnuar golin e tretė tė ndeshjes dhe atė tė kapitullimit pėr kavajasit.
Duke folur pėr "Sportin shqiptar", numri 2 i kampionėve shprehet se Tirana, me kėtė fitore tė arritur, i mbylli tė gjitha aludimet pėr ****je ndeshjeje. "Me fitoren 4-2 tė arritur ndaj Besės, mund tė them se i mbyllėm tė gjitha gojėt e liga, tė cilat pretendonin se gjoja e kishim ****ur kėtė takim pėr shkak tė pozitave tė vėshtira tė kavajasve. Nė kėtė ndeshje treguam edhe njė herė profesionalizmin tonė dhe respektin qė po i bėjmė deri nė fund kampionatit. Nuk kishim arsye qė tė toleronim ndaj tyre, duke parė qė matematikisht nuk e kemi fituar akoma titullin kampion. Kjo na detyroi ta vlerėsonim kėtė 90-minutėsh maksimalisht,"- thotė Sina.
Duke u futur nė radiografinė e ndeshjes, Elvisi bėn tė ditur se Tirana e nisi pa shumė sedėr lojėn dhe, sipas tij, goli i Besės shėrbeu si njė "dush i ftohtė". "Takimin nė minutat e para nuk e nisėm ashtu siē na orientoi trajneri dhe ishim tė paqartė pėrpara portės. Kjo edhe pėr faktin se Besa mbrohej dhe kundėrsulmonte mirė. Goli i tyre erdhi shumė shpejt dhe, pėr tė qenė i sinqertė, mund tė them sa na zgjoi nga gjumi. Si pėr koincidencė, nė kėtė sezon kavajasit kanė qenė gjithmonė tė parėt qė kanė realizuar gol, ndėrkohė qė ne pėrmbysim ēdo gjė mė pas. Kjo ndodhi edhe kėtė herė, kur pas golit tė barazimit, morėm frenat e lojės nė dorė, duke e mbyllur pjesėn e parė nė avantazh. Goli i tretė, me fillimin e pjesės sė dytė, ishte shumė i rėndėsishėm pėr ne dhe njėkohėsisht fatal pėr Besėn, e cila si rrjedhojė e presionit psikologjik qė kishte, humbi edhe njė penallti. Minutat mė pas folėn vetėm pėr ne, madje po tė ishim treguar mė tė kujdesshėm mund ta kishim thelluar avantazhin. Mė vjen keq qė kavajasit me kėtė humbje po e rrezikojnė mė shumė daljen nga kategoria, sepse me Tiranėn kanė luajtur vėrtet hapur dhe nė mėnyrė "fair-play","- komenton mesfushori i palodhur i krahut tė djathtė pėr kampionėt nė fuqi.
Sa pėr golin e shėnuar, Sina thotė se ishte njė pasim i saktė i Devi Mukės dhe nuk mund tė falte lehtė nė atė pozicion. "Goli erdhi si rrjedhojė e njė sulmi dhe njė pasimi perfekt nga Muka, qė mė nxori tė lirė pėrballė portierit. Nuk kisha mundėsi tjetėr, pėrveēse ta godisja fort atė top dhe mė pas ta shihja nė rrjetė."
Me kėtė fitore tė koleksionuar, Tirana ngjitet nė kuotėn e 71 pikėve, duke e thelluar nė 12 pikė diferencėn me Dinamon dhe tashmė mund tė quhet me njė dorė te titulli. Sipas Elvis Sinės, tashmė duhet fituar edhe ndaj Shkumbinit pėr tė thėnė pėrfundimisht se Tirana ėshtė kampione.
Nė fund tė deklarimit tė tij, "pistoni" i krahut pėr bardheblutė shprehet se qė dje e gjithė vėmendja e shokėve ėshtė e pėrqendruar te ndeshja e kthimit pėr kupė me Dinamon. Tė mėrkurėn, kampionėt nė fuqi do t'i luajnė tė gjitha "kartat" pėr ta pėrmbysur rezultatin 3-1 dhe mė pas pėr tė dalė nė finale. "Qė dje po mendojmė sesi ta pėrmbysim rezultatin e takimit tė parė me Dinamon. Do t'i shkarkojmė tė gjitha "bateritė" ndaj bluve, sepse nuk kemi ēfarė tė humbasim. Ajo qė do tė kėrkoja mė shumė nė kėtė 90-minutėsh ėshtė mbėshtetja e tifozėve tanė, tė cilėt nuk duhet tė dorėzohen pėrpara nesh,"- pėrfundon ish-mesfushori kuqezi.

Tirana, nisin "ethet" e derbit me Dinamon
Fitoren 4-2 tė shtunėn ndaj Besės, kampionėt nė fuqi nuk kanė pasur kohė pėr ta festuar, sepse qė dje kanė filluar tė mendojnė pėr ndeshjen e kthimit pėr kupė me Dinamon. Trajneri Mirel Josa nuk ka preferuar t'i lėrė lojtarėt njė ditė pushim, duke i grumbulluar dje paradite nė stėrvitje. Nė orėn 11:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", bardheblutė kanė zhvilluar njė seancė stėrvitore prej 60 minutash. Trajneri i kampionėve e ndau skuadrėn nė dy grupe, ku futbollistėt qė u aktivizuan me Besėn gjatė gjithė lojės janė stėrvitur veēmas atyre zėvendėsues. Problemi i vetėm pėr stafin mjekėsor ėshtė riaftėsimi i dy mesfushorėve Ervin Bulku dhe Devi Muka. I pari ka njė dėmtim tė lehtė nė kavilje, ndėrkohė qė vlonjati mori njė goditje nė gju tė shtunėn dhe u zėvendėsua nė minutat e fundit tė lojės. Tė mėrkurėn, ndaj Dinamos pritet tė rikthehet nė formacion edhe golashėnuesi Indrit Fortuzi, qė mungoi me kavajasit pėr shkak skualifikimi me 3 kartonė tė verdhė. Ajo qė duhet theksuar ėshtė fakti se pėr bardheblutė kanė nisur "ethet" e derbit me blutė dhe se ata nuk ndihen tė dorėzuar.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po