Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa-Tirana s'eshte xhami ku falen te gjithe!

Josa: Tirana, jo xhami ku mund tė falen tė gjithė

"Nuk bėhemi pjesė e kompromiseve dhe nuk do tė tolerojmė asnjė skuadėr qė tė na dalė pėrpara derisa ta fitojmė edhe matematikisht titullin kampion." Ka qenė ky deklarimi i djeshėm i trajnerit Mirel Josa, nė prag tė trasfertės sė nesėrme me Besėn. Sipas njė**** tė stolit bardheblu, Tirana ėshtė e mobilizuar maksimalisht pėrpara kėsaj sfide pėr tė marrė tri pikėt e mundshme, qė do tė thoshin 95% duart te titulli. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", trajneri bardheblu shpreson qė nė Kavajė tė luhet njė ndeshje brenda kornizave tė njė loje futbolli dhe mė pas le tė fitojė skuadra mė e mirė.
- Josa, cila ėshtė gjendja e skuadrės pėrpara ndeshjes sė nesėrme nė trasfertė me Besėn?
- Nė pėrgjithėsi, djemtė gėzojnė formė tė mirė. I vetmi qė ka probleme me gjurin ėshtė Alban Tafaj, tė cilin prej kaq kohėsh nuk e kam pasur nė dispozicion. Ka mbetur ende edhe njė seancė stėrvitore pėr t'u zhvilluar dhe do tė shohim nėse ndaj Besės do tė jenė tė gatshėm Dede dhe Lici. Pėr pjesėn tjetėr mund tė them se janė tė gjithė nė kushte optimale, ndėrkohė qė formacionin do ta pėrcaktoj vetėm 60 minuta pėrpara fillimit tė ndeshjes.
- Ēfarė strategjie keni planifikuar pėr kėtė 90-minutėsh tė radhės dhe a mendoni se janė minimizuar gabimet qė u shfaqėn javėn e kaluar ndaj Flamurtarit?
- Strategjia e Tiranės nė ēdo takim ėshtė e qartė: tė luajė njė futboll korrekt dhe njėkohėsisht tė fitojė. Ndaj Besės nuk ėshtė se do tė bėjmė pėrjashtim, qė do tė thotė se do tė futemi nė fushė me synim pėr tė shėnuar gol sa mė shpejt dhe mė pas tė kontrollojmė gjithēka. Sa pėr gabimet e shfaqura me vlonjatėt, mund tė them se djemtė kanė reflektuar dhe janė pėrpjekur tė korrigjohen gjatė kėtyre ditėve stėrvitje.
- Pra, ju ndiheni tė gatshėm qė t'i shkaktoni humbjen e gjashtė kėtė sezon kavajasve, pas 3 tė kampionatit dhe 2 tė kupės?
- Patjetėr, sepse ēdo rezultat tjetėr mund tė na i ndėrlikonte pozitat drejt titullit. Neve na vjen keq, sigurisht, qė Besa ėshtė nė pozitat e rėnies nga kategoria, sepse nuk e meriton pėr vetė emrin dhe gjendjen e futbollistėve qė ka. Megjithatė, kavajasit nuk duhet tė kėrkojnė me ēdo kusht fitoren me ne, sepse javė mė parė kanė humbur nė "shtėpinė" e tyre me Lushnjėn, Elbasanin apo Dinamon.
- Gjatė kėtyre ditėve, a keni pasur ndėrhyrje pėr lėnie ndeshjeje me Besėn?
- Absolutisht jo. As unė, por as lojtarėt besoj se nuk janė bėrė pjesė e kompromiseve qė dikush mund tė aludojė. Tirana nuk ėshtė "xhami" qė tė vijnė e tė luten pėr lėnie pikėsh, sepse nė kėtė mėnyrė do tė rrezikonim objektivat tona. Nėse i lėmė tri pikėt Besės, i bie qė edhe pas njė jave me Shkumbinin tė bėjmė tė njėjtėn gjė. A ju duket normale qė ta bėjmė njė gjė tė tillė kur duhen edhe 7 javė nga pėrfundimi i kampionatit dhe diferenca me pikė ėshtė vetėm 9 pikė?
- Mos harroni se edicionin e kaluar Tirana ka toleruar me Flamurtarin dhe Lushnjėn, kur ka humbur 2-1 dhe 1-0 nė stadiumin "Qemal Stafa"...
- Nuk mė intereson se ēfarė ėshtė bėrė vjet, pasi nuk kam qenė nė krye tė skuadrės.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po