Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Egbo apo Hidi?

Egbo apo Hidi, njėshi i portės bardheblu?

Numrat e Emanuel Egbos
(datėlidja: 27.5.1973, gjatėsia: 1.80 m)
- Nga 36 ndeshje qė Tirana ka luajtur gjithsej pėr kampionat dhe kupė, nigeriani ėshtė aktivizuar 18 herė.
- 15 ndeshje Egbo i ka luajtur pėr kampionat, ndėrsa 3 takime i ka luajtur pėr kupė.
- 14 janė golat qė Emanuel Egbo ka pėsuar gjithsej.
- 1 herė Emanueli ka luajtur si mesfushor, pikėrisht nė ndeshjen e kupės me Cėrrikun, tė fituar 3-0 nga Tirana.
- Nga loja ėshtė zėvendėsuar vetėm njė herė, pikėrisht nė derbin e fazės sė tretė me Partizanin, nė minutėn e 40-tė.
- Ka pritur njė 11-metėrsh shumė deciziv, tė gjuajtur nga Kuli nė ndeshjen e fazės sė dytė me Besėn, nė atė fitore tė vėshtirė tė Tiranės 2-1.

Numrat e Isli Hidit
(datėlindja: 15.10.1980, gjatėsia: 1.91 m)
- Nga 36 ndeshje takime qė Tirana ka luajtur gjithsej pėr kampionat dhe kupė, Hidi ėshtė aktivizuar 17 herė.
- 13 janė golat qė portieri i ri shtatlartė ka pėsuar nė kėtė sezon.
- 3 janė takimet qė "gardiani" bardheblu ka luajtur pėr Kupėn e Shqipėrisė.
- 1 herė ėshtė futur nė lojė si zėvendėsues, pikėrisht nė derbin e fituar 1-0 me Partizanin.

Egbo apo Hidi ėshtė portieri i parė i Tiranės? Ėshtė kjo pyetja qė i vjen njė sportdashėsi dhe tifozi bardheblu nė mendje nė ēdo takim qė skuadra luan si pėr ndeshje kampionati dhe ato tė kupės. Asnjė prej nesh sot nuk i jep pėrgjigje kėsaj pyetjeje. U bėn tri sezone rresht qė kur nigeriani ndodhet nė radhėt e Tiranės dhe Isli Hidi ėshtė rikthyer nga huazimi prej Bylisit, qė te kjo skuadėr po shohim ēdo ndeshje ndryshim vendesh. Duke filluar me trajnerin boshnjak Haxhiabdiē, mė pas me Alimehmetin, Frashėrin, Memėn dhe tashmė me Josėn, qė ėshtė bėrė e zakonshme qė njė herė luan njėri e njė herė tjetri. Ndryshe nga ēdo skuadėr tjetėr e botės, qė ka njė portier tė parė dhe njė tė dytė, te Tirana nuk ndodh njė gjė e tillė. As ne gazetarėt, qė e ndjekim nga afėr stėrvitjen, nuk e dimė se kush do tė jetė sot titullar i portės, sepse nga ajo qė shikon nė stėrvitje gjithēka shkon pa diferencime. Edhe vetė trajnerėt, kur i pyet se kush ėshtė "gardiani" kryesor i portės bardheblu, pėrgjigja qė merr ėshtė lakonike: "Tė dy pothuajse janė nė tė njėjtin nivel dhe secili ka karakteristika tė ndryshme."
Kjo fjali e tyre nuk mjafton pėr tė treguar se cili ėshtė ruajtėsi i katėrkėndorit tė Tiranės. Megjithatė, nėse do tė hapėsh statistikat, vė re se nigeriani Emanuel Egbo ėshtė preferuar gjithmonė titullar nė ndeshje derbi dhe ato me kundėrshtarė direktė, si Vllaznia apo Teuta. Tė riut Isli Hidi, mė shumė gjatė kėsaj periudhe i janė besuar takime me ekipe tė ashtuquajtura "tė vogla". Nga ajo qė thuhet nėn zė brenda skuadrės, merr vesh se nigeriani Emanuel Egbo ėshtė njė "kanakar" i vjetėr i El Sajedit, sepse e ka sjellė atė nga nė skuadra e El Masrit nė Egjipt pėr te Tirana. Ndoshta presidenti bardheblu kėrkon tė imitojė homologun e tij te Milani, kryeministrin Berluskoni, pėr tė ndikuar nė zgjedhjet e formacionit tė trajnerit. El Sajedi thuhet se ka konsideratė pėr Egbon, madje me tė aktualisht ka njė kontratė prej 70 mijė dollarėsh nė vit, gjė qė e bėn shumė tė vėshtirė faktin e qėndrimit tė tij nė stol. Ėshtė normale qė njė futbollist i mbipaguar si nigeriani nuk mund tė jetė zėvendėsues i shtatlartit Isli Hidi. Por gjithashtu, edhe njė portier i talentuar, si ky i fundit, kurrsesi nuk mund tė lihet pas dore, duke qenė se konsiderohet e ardhmja e portės bardheblu, madje dhe asaj kuqezi. Me sa duket, nė kėtė mėnyrė drejtuesit e Tiranės kanė gjetur njė tė mesme "tė artė" dhe po aplikojnė rotacionin.
Pa marrė rolin e specialistit, duhet thėnė se kjo metodė qė po ndiqet nga Tirana nuk ėshtė nė favorin e saj. Kjo sepse, duke ditur qė nė njė ndeshje Egbos apo Hidit nuk i takon radha pėr tė luajtur, gjatė gjithė javės mobilizimi i tij nuk ėshtė nė shkallėn maksimale. Nė njė moment tė vėshtirė qė atyre u kėrkohet tė jenė plotėsisht tė gatshėm, forma mund t'i lėrė nė mes tė rrugė. "Gafa" e fundit i Egbos ndaj Dinamos, kur kishte mundėsi ta nxirrte topin jashtė dhe e mbajti nė zonė, duke i shkaktuar skuadrės golin e tretė, ėshtė njė prej shkaqeve tė kėtyre radhėve qė kemi shkruar. Se nuk ėshtė hera e parė qė nė ndeshje, tė ashtuquajtura vendimtare, Egbo ka gabuar. Nė gjysmėfinalen e vjetshme tė kupės, po ndaj Dinamos, nigeriani gaboi po kaq rėndė dhe "u dhuroi" kualifikimin bluve. A thua se sėrish po pėrsėritet i njejti skenar?
Aurel CELIBASHI

Bardheblutė nisin javėn anti-Besa
Tirana, dje pasdite, i ėshtė rikthyer stėrvitjes sė saj tė zakonshme pėr kėtė fillimjavė. Nė orėn orėn 16:30, nė stadiumin "Selman Stėrmasi" kanė zbritur nė fushė tė gjithė futbollistėt dhe stafi drejtues. Pėrpara se tė nisnin seancat stėrvitore, trajneri Josa i ka mbledhur tė gjithė lojtarėt nė dhomat e zhveshjes pėr tė zhvilluar njė analizė tė shkurtėr. Trajneri bardheblu u bėri tė ditur djemve defektet e shfaqura ndaj Flamurtarit, duke u kėrkuar mė shumė shpejtėsi nė lėvizjet e tyre nė repartin e

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po