Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa:Flamurtari-ndeshje pa histori

Fitorja e thellė 5-1 e Tiranės tė shtunėn ndaj Flamurtarit nuk e ka lėnė shumė tė kėnaqur trajnerin Mirel Josa pėr mėnyrėn sesi erdhi. Kampionėt, nė kėtė takim tė radhės kanė vuajtur shumė deri nė shėnimin e golit tė parė, kjo pėr rrjedhojė tė terrenit tė rėnduar tė stadiumit "Selman Stėrmasi" dhe lojės sė fortė nė 40 minutat e para tė vlonjatėve. Duhej goli i Patu**** me kokė qė bardheblutė tė zhbllokoheshin dhe mė pas tė shėnonin edhe katėr gola tė tjerė. Duke folur pėr 90-minutėshin me kuqezinjtė e Flamurtarit, trajneri Mirel Josa shprehet: "Tė shtunėn, ndaj Flamurtarit, vinim pas humbjes disa ditė mė parė nė Kupėn e Shqipėrisė me Dinamon dhe na duhej medoemos tė fitonim. I kishim vlerėsuar vlonjatėt pėr historinė dhe emrin e tyre tė madh nė futbollin tonė, ndonėse ata sezonin e ardhshėm do tė luajnė nė Grupin A2. Flamurtari ndaj nesh nuk kishte se ēfarė tė humbiste dhe tė gjithė ata djem tė rinj qė luajtėn dhanė maksimumin. Nė pjesėn e parė e kemi pasur shumė tė vėshtirė tė shėnonim, sepse hasėm nė njė rezistencė tė fortė tė miqve, ndėrkohė qė edhe skuadra nuk lėvizi shpejt pėr t'i zėnė nė befasi,"- shprehet njėshi i stolit bardheblu.
Kur tė gjithė po mendonin se pjesa e parė do tė mbyllej nė shifrat 0-0, u desh njė goditje kėndi perfekte e ekzekutuar nga Muka dhe njė devijim i Saimir Patu**** pėr ta ēuar topin drejt rrjetės. Mė pas, djemtė e Latif Gjondedės lėshuan gjithēka, duke marrė me vete edhe katėr gola tė tjerė, qė mbajnė firmat e Fortuzit dhe Merkoēit.
Trajneri Josa bėn tė ditur se skuadra vuajti nė repartin e mesfushės dhe, sipas tij, lojtarėt luajtėn me 50 pėr qind tė mundėsive tė tyre. "Kemi shėnuar nė minutat e fundit tė pjesės sė parė dhe mė pas ēdo gjė u bė e lehtė pėr ne pas golit me penallti tė Fortuzit. Ajo qė dua tė vė nė dukje, ėshtė problemi i qarkullimit tė topit nė mesfushė, ku lojtarėt tanė e patėn tė vėshtirė tė dilnin nė lojėn e tyre. Kjo edhe pėr shkak tė terrenit tė rėnduar tė stadiumit "Selman Stėrmasi", i cili tashmė njihet nga tė gjithė pėr gjendjen qė ka. Me sa pashė, lojtarėt e mi luajtėn vetėm me 50 pėr qind tė mundėsive, duke mos i treguar tė gjitha vlerat qė zotėrojnė. Gjithsesi, tashmė ėshtė e kotė tė diskutojmė mė, sepse pėr ne ndeshja me Flamurtarin nuk pati histori dhe nė fund morėm njė fitore tė merituar nė luftėn pėr titullin kampion,"- vazhdon idenė e tij 40-vjeēari.
Kalendari i kėsaj jave qė ka nisur e vendos Tiranėn pėrballė Besės, skuadėr qė kėrkon mbijetesėn nė kategorinė e parė. Bardheblutė do tė udhėtojnė tė shtunėn drejt Kavajės pėr tė luajtur njė 90-minutėsh delikat, ndėrkohė qė tė mėrkurėn do tė ballafaqohen me Dinamon pėr ndeshjen e dytė gjysmėfinale tė kupės. Vetė trajneri Josa shprehet se pėr ekipin tashmė gjėrat sa vijnė dhe shtrėngohet, kur thotė: "Duke filluar qė sot, pėr ne nis njė javė e nxehtė, sepse tė shtunėn do tė pėrballemi me Besėn, ndėrkohė qė tė mėrkurėn do tė luajmė takimin e kthimit me Dinamon pėr kupė. Shpresoj qė gjatė kėtyre ditėve tė riaftėsohen disa prej lojtarėve kryesorė nė skuadėr dhe mė pas tė pretendojmė denjėsisht pėr tri pikėt me kavajasit dhe kualifikimin pėr nė finale,"- i jep fund mendimit tė tij trajneri i Tiranės, Mirel Josa.

Kampionėt fillojnė sot nga e para
Pas fitores sė tė shtunės 5-1 me Flamurtarin dhe njė dite pushim, sot kampionėt nė fuqi do t'i rikthehen stėrvitjes. Pėr ta, sot fillon ēdo gjė nga e para, ku nė orėn 10:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", pritet tė zbresin tė gjithė futbollistėt pėr tė rinisur stėrvitjen. Kjo javė, pėr Tiranėn do tė jetė shumė e vėshtirė, pasi do tė luajė nė fundjavė njė trasfertė tė nxehtė me Besėn e Kavajės, ndėrkohė qė tė mėrkurėn do tė zbresė sėrish nė fushė, sepse do tė luajė "aktin" e dytė pėr kupė me Dinamon. Deri nė kėtė pėrballje pritet qė tė riaftėsohen plotėsisht 4 tė dėmtuar, Dede, Lici, Xhafa dhe Tafaj. Pėr sa u takon tė skualifikuarve, ndaj Besės do tė rikthehet Hajdari, i cili mungoi tė shtunėn ndaj vlonjatėve.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po