Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Analize e humbjes dhe premtimi

Trajneri bardheblu analizon humbjen 3-1 nė ndeshjen e parė tė kupės ndaj Dinamos dhe ka besim te pėrmbysja
Josa: Fatal 5-minutėshi i fundit
Nuk ndihet i dorėzuar, edhe pse skuadra e tij ka humbur 3-1 derbin e parė tė Kupės sė Shqipėrisė. Ka besim te forca e djemve qė stėrvit dhe ėshtė i bindur te pėrmbysja e madhe pas 12 ditėsh. Njėshi i stolit bardheblu, Mirel Josa flet hapur pėr 90-minutėshin e parė tė gjysmėfinales me dinamovitėt, duke vėnė gishtin mbi "plagė". Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", trajneri i Tiranės bėn tė ditur se ekipi i tij nuk e meritonte kėtė disfatė me tė tilla shifra. Gjithēka, sipas tij, erdhi nė 5-minutėshin e fundit tė lojės. Ja si u shpreh dje nė stėrvitje 40-vjeēari:
- Josa, keni pėsuar njė humbje tė hidhur tė mėrkurėn me Dinamon pėr ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Ē'mendim do tė ki****?
- Humbjet gjithmonė lėnė shije tė hidhur mbrapa, sidomos kur bėhet fjalė pėr takime derbi. Nuk e prisnim qė gjithēka tė shkonte keq pėr ne dhe tė dėshtonim me shifrat 3-1.
- Po ēfarė ndodhi konkretisht nė kėtė 90-minutėsh?
- Pjesėn e parė nuk e nisėm siē duhet, ēka na solli vėshtirėsi nė manovrėn sulmuese. Bėmė shumė gabime nė mesfushė dhe repartet nuk po krijonin volumin e duhur tė lojės. Dinamo u mundua tė shkatėrronte tė gjitha variantet tona taktike dhe normalisht pjesa e parė u karakterizua nga njė numėr i madh faullesh. Me fillimin e pjesės sė dytė, jemi ndėshkuar me njė gol nga goditje kėndi, por nuk u dorėzuam dhe arritėm tė barazonim. Nė momentin mė tė mirė tonin, vjen ndėshkimi me karton tė kuq i Hajdarit. Kjo solli zhbalancimin e skuadrės.
- Edhe pse me 10 lojtarė, Tirana u mbrojt mirė dhe u duk sikur po e merrte barazimin 1-1, sepse minutat po kalonin...
- Po, nė momentin kur mendonim se ndeshja do tė pėrfundonte, u ndėshkuam me golin e dytė. Nėse e mbani mend aksionin, kemi humbur njė top nė sulm, ndėrkohė qė dinamovitėt u kundėrpėrgjigjėn me kundėrsulmin e tyre karakteristik. Goli i tretė, mė pas, ishte i pabesueshėm pėr mėnyrėn sesi erdhi. Mė vjen shumė keq pėr kėtė humbje dhe mund tė them se fatale pėr ne ishin 5 minutat e fundit tė lojės.
- Golin e tretė a mund ta konsiderojmė njė "gafė" tė Egbos, sepse nigeriani i kishte mundėsitė ta nxirrte topin jashtė dhe jo ta mbante nė zonė?
- Nuk mund t'i hidhet i gjithė faji Egbos, sepse ai u mundua ta mbante topin nė lojė, por goditja qė mori nė kokė pas pėrplasjes me shtyllėn solli ēorientimin e tij. Dihet qė nė skuadėr tė gjithė bėjnė gabime, por ai i portierit ėshtė mė i dukshėm, sepse mbrapa tė pret vetėm rrjeta, ndėrkohė qė pėr lojtarėt e tjerė ka mundėsi korrigjimi.
- Pse i zėvendėsuat njėkohėsisht Fortuzin dhe Mukėn, mos vallė pėr t'ia lehtėsuar fitoren Dinamos?
- Jo, absolutisht. Mė vjen keq qė bėni njė pyetje tė tillė, sepse asnjė prej nesh nuk donte kurrėsesi tė fitonte Dinamoja. Tė dy i pashė disi tė lodhur, pasi kanė kaq ndeshje qė luajnė pa pushim dhe mendova tė aktivizoja dy forca tė freskėta si Merkoci dhe Halili.
- Sa ndikuan mungesat e Dedes dhe tė Licit nė kėtė pėrballje tė parė?
- Dihet qė kėta dy lojtarė kanė peshė nė skuadrėn tonė dhe mungesat janė evidente. Por edhe lojtarėt e tjerė qė i zėvendėsuan, mendoj se luajtėn mirė, pavarėsisht se rezultati nė pamje tė parė tė jep pėrshtypjen e njė mbizotėrimi nė lojė tė Dinamos.
- Ēfarė u keni thėnė lojtarėve pas kėtij takimi?
- Thjesht, tė mos dorėzohen. Ata janė tė gjithė lojtarė profesionistė dhe, mė shumė se kushdo tjetėr, e ndiejnė peshėn e humbjes. Por tė mos harrojmė qė ēunat janė tė ndėrgjegjshėm edhe pėr forcėn dhe karakterin qė ata kanė. Tirana nuk u druhet ekipeve mė tė mėdha evropiane, jo mė Dinamos.
- Mos do tė thotė kjo qė shpresat pėr kualifikim nė finale nuk i janė shuar Tiranės?
- Patjetėr. Shpresat tona janė tė mėdha pėr pėrmbysje. I kemi aq forca sa pėr tė shėnuar dy gola dhe pėr tė kaluar nė finale. Nė fund tė fundit, nuk kemi ēfarė tė humbasim dhe do t'i luajmė tė gjitha "kartat". Kėtė trofe e duam vetėm pėr prestigj dhe pėr dėshirėn e madhe tė presidentit El Sajed, sepse "thelėn" e madhe, siē ėshtė titulli kampion, pothuajse e kemi siguruar.
- Nesėr, nė prag keni ndeshjen me Flamurtarin pėr kampionat, skuadėr qė edhe matematikisht e ka siguruar kalimin nė A2. Mė mirė se kaq nuk mund tė bėhej pėr t'ju rikthyer fitores, apo jo?
- Megjithatė, nuk do tė thotė se kjo ndeshje do tė na shėrbejė pėr "week-end". Do t'i vlerėsojmė vlonjatėt pėr historinė e tyre dhe jo pėr momentin. Ata kanė njė skuadėr me lojtarė tė rinj dhe tė talentuar qė kėrkojnė afirmim, kėshtu qė duhet tė bėjmė kujdes derisa tė marrim fitoren.
Pas humbjes 3-1 me Dinamon, dje i gjithė stafi drejtues i kampionėve nė fuqi, sė bashku me lojtarėt, ėshtė grumbulluar nė stadiumin "Selman Stėrmasi" pėr tė zhvilluar stėrvitjen e radhės. Pėrpara saj, trajneri Josa pėr 40 minuta ka folur me lojtarėt nė dhomat e zhveshjes, duke u kėrkuar atyre tė mos demoralizohen dhe tė shpresojnė akoma te kualifikimi. Trajneri bardheblu gjithasht

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po