Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Komenti i ndeshjes Tirona-Dinamo(gjysem-finalja kupes)

Dinamo u falet minutave tė fundit

Nga Tirana, Fatjon RUPI
Dinamo - Tirana 3-1
Shėnues: Keita 47, Leandro 87', Ziambo 89', F. Xhafa 48'
Dinamo
Lika 7
Pisha 6.5
Rodrigo 6.5
E.Xhafa (Gallo 29') 6.5
Bakalli 6.5
Pape Sene (Leandro 58') 6
Dhėmbi 7
Poēi 6.5
Keita 6.5
Qorri (Da Silva 65') 6.5
Ziambo 6.5
Trajner: V.Bici

Tirana
Egbo 5
Sina 6.5
Dabulla 6.5
Hajdari 5.5
Pinari 6
Agolli 5.5
Patushi 6
E.Bulku 6
Fortuzi (Muēa 61') 6
Muka (Halili 79') 6.5
F.Xhafa (Merkoēi 60') 6.5
Trajner: M.Josa
Gjyqtarė: S.Ēekaj (Laē), S.Avdo (Tiranė), A.Mali (Patos)
Kartonė tė verdhė: Fortuzi, Patushi, Hajdari (2), Dabulla, Bakalli
Karton i kuq: Hajdari

"Radiografia"
2'- E. Bulku provon me njė gjuajtje nga distanca, por pa gjetur dot kuadratin e portės.
10'- Pas ekzekutimit tė njė goditjeje kėndi, Tirana pretendon pėr njė 11-metėrsh, por nuk ėshtė i kėtij mendimi gjyqtari Ēekaj.
15'- Kundėrsulm i shpejtė i Dinamos, por Ziambo nuk arrin tė pasojė saktė pėr Qorrin brenda zonės.
23'- Muka *** njė top tė rrezikshėm brenda zonės, por Fortuzi nuk arrin tė gjuajė dhe shkakton faull.
36'- Goditje dėnimi nė favor tė Dinamos nė pozicion diagonal. Kroson Pisha dhe gjuan Dhėmbi me kokė, por pret nė pozicion portieri i Tiranės, Egbo.
38'- Agolli ekzektuon njė goditje dėnimi, por nė mėnyrė tė gabuar.
42'- Keita provon me njė gjuajtje nga distanca, por topi pėrplaset te njė mbrojtės.
47'- Dinamo arrin tė shėnojė golin e avantazhit me anė tė Keitės, i cili fare pranė portės nuk e ka tė vėshtirė ta kalojė topin nė rrjetė.
48'- Vetėm pas pak sekondash, Tirana barazon rezultatin. Pas njė inkursioni personal nga e djathta, Sina pason saktė pėr Xhafėn, i cili gjuan menjėherė dhe shėnon. 1-1.
53'- Qorri ka mundėsi tė rrezikojė portėn e Tiranės, por gjuajtja
e tij brenda zone ėshtė e lehtė dhe pritet nga Egbo.
56'- Hajdari ndėshkohet me kartonin e dytė tė verdhė, pas njė ndėrhyrjeje tė rėndė ndaj Keitės. Tirana mbetet me 10 lojtarė.
62'- Xhafa gjuan me kokė pas harkimit tė Bulkut nga goditja e kėndit, por topi pėrfundon sipėr traut.
66'- Rodrigo gjuan nga distanca, por pa rezultat.
70'- Bakalli gjuan me tė majtėn nga njė pozicion diagonal. Pret Egbo pa problem.
72'- Goditje dėnimi nė kufijtė e zonės sė rreptėsisė. Gjuan fort Keita, por pret Egbo.
78'- Poēi *** bukur topin nė zonė pas harkimit tė Pishės, por asnjė nga shokėt e tij tė skuadrės nuk arrin tė godasė portėn e Tiranės.
81'- Halili, i futur nė lojė nė pjesėn e dytė, ka njė mundėsi tė mirė shėnimi. Ai rotullohet bukur brenda zonės dhe gjuan, por grushton Lika.
85'- Ziambo ka njė mundėsi tė mirė shėnimi, por vonon nė gjuajtje.
87'- Dinamo gjen sėrish avantazhin me anė tė brazilianit Lenadro. Njė gol i bukur pėr nga mėnyra e ekzekutimit, qė vjen pas njė kombinimi tė bukur Ziambo-Dhėmbi-Leandro. 2-1.
89'- Ziambo trefishon rezultatin pėr Dinamon. Egbo nuk arrin tė kontrollojė njė top tė krosuar nga Bakalli dhe pėrfiton aty Lenadro, i cili gjuan dhe topi pėrplaset nė shtyllė. Gjuan mė pas Ziambo dhe topi pėrfundon nė rrjetė. Pėrfundimisht 3-1.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Komenti i ndeshjes Tirona-Dinamo(gjysem-finalja kupes)

Komenti
Dinamon fiton ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Ajo ka mundur dje nė stadiumin "Qemal Stafa" Tiranėn me rezultatin 3-1, ku golat mbajnė firmėn e lojtarėve "legjionarė", Keitės, Leandros e Ziambos. Me fitoren e djeshme, blutė kanė hedhur njė hap tė rėndėsishėm drejt kualifikimit pėr nė finale tė kupės. Bluve u ka buzėqeshur fati nė pesė minutat e fundit tė takimit, nė tė cilat ata shėnuan dy golat e avanazhit. Pjesa e parė e ndeshjes ka qenė tepėr e qetė, ku tė dyja skuadrat kanė menduar mė shumė pėr mbrojtjen se pėr sulmin. E kundėrta ka ndodhur nė pjesėn e dytė, e cila ka filluar shumė e vrullshme dhe brenda dy minutash u shėnuan dy gola tė shpejtė, nė fillim Dinamo e mė pas Tirana. Gjėrat u lehtėsuan pėr Dinamon pas minutės sė 56-tė tė takimit, ku mbrojtėsi i Tiranės, Hajdari, ndėshkohet me kartonin e kuq dhe e lė skuadrėn e tij me 10 veta. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bici e rriti mė tepėr forcėn sulmuese, por pėr shumė minuta nuk pati qartėsinė e duhur nė finalizimin e aksioneve. Trajneri lezhjan hedh nė fushė dy lojtarėt brazilianė Da Silva e Leandro dhe ėshtė ky i fundit qė kalon Dinamon nė epėrsi tri minuta para pėrfundimit tė takimit. Por pėr blutė ka kohė edhe pėr njė gol tjetėr. Ėshtė Ziambo qė pėrfiton nga njė pasiguri e portierit Egbo dhe shėnon golin e tretė pėr skuadrėn e tij, duke i dhėnė mė tepėr shanse pėr kualifikim. Gjithsesi, ndeshja e kthimit midis Dinamos e Tiranės do tė pėrcaktojė se kush do tė jetė finalistja e kupės.

Thanė pas ndeshjes
Vasil Bici, trajner i Dinamos: "Mendoj se e merituam fitoren, pasi e dominuam thuajse tė gjithė pjesėn e dytė. Nė pjesėn e parė patėm njė lloj kontraktimi psikologjik, por e kaluam nė 45 minutat e dyta, ku shėnuam dhe tre golat qė na dhanė fitoren. Dalja e Hajdarit me karton tė kuq, natyrisht qė na favorizoi. Mund ta na ndodhte edhe neve, sepse ndėshkimet janė pjesė e lojės. Besoj se kemi hedhur njė hap tė rėndėsishėm pėr kualifikimin, por duhet tė jemi tepėr tė kujdesshėm nė ndeshjen e kthimit."
Mirel Josa, trajner i Tiranės: "Pjesa e parė ishte barabartė, ndėrsa nė pjesėn e dytė na dėmtoi shumė dalja me karton tė kuq e Hajdarit. Minutat e fundit ishin fatale pėr ne, pasi pėsuam dy gola dhe e humbėm ndeshjen. Megjithatė, mendoj se asgjė nuk ka pėrfunduar pėr sa i pėrket kualifikimit, sepse kemi edhe 90 minuta tė tjera nė dispozicion, tė cilat duhet t'i shfrytėzojmė pėr tė pėrmbysur rezultatin."

Tė veēanta
- Pjesa mė e madhe e tifozėve kishin ardhur para kohe nė stadium, pasi ishin ngatėrruar me orarin e ndeshjes. Madje para kohe kishin ardhur edhe punonjėsit e policisė.
- Nė tribunėn "VIP" tė stadiumit "Qemal Stafa", pėrveē dy presidentėve tė skuadrave, ishin tė pranishėm edhe shumė personalitete tė futbollit e politikės shqiptare.
- Pas kaq kohėsh, komentatori i shquar Aleko Gjergo, rikthehet pranė mikrofonit tė Radios +2, nė emisionin e pėrjavshėm tė Ahmet Shqarrit, "Gol nė Radio +2".
- Ndeshja u transmetua nga kanali televiziv "TV Shijak", i cili ka fituar tė drejtėn ekskluzive tė transmetimit tė ndeshjeve tė Dinamos.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po