Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Patushi-Dinamo IK!

Saimir Patushi nuk ka asnjė dyshim se Tirana e kėtij sezoni do t'i fitojė tė dy trofetė kombėtare, kampionatin dhe kupėn. Nė pragsfidėn e parė gjysmėfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė ndaj Dinamos, matjani ėshtė i bindur se nesėr nuk do tė pėrsėriten skenat e humbjes nė kampionat. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", njė nga pikat kyēe tė formacionit bardheblu shprehet: "Dinamo le ta ruajė nė muze atė fitore 3-0 qė mori para disa javėsh me ne pėr kampionat, sepse jam i bindur se nuk do tė pėrsėriten mė ato skena. Pėr ne, ajo ishte njė ditė e errėt dhe dinamovitėt ditėn ta shfrytėzonin maksimalisht rastin qė iu paraqit. Tashmė situatat kanė ndryshuar dhe nė fushė nesėr do tė shihni njė tjetėr Tiranė, tė etur pėr tė shėnuar dhe pėr tė fituar,"- thotė Patushi.
Fitorja e fundit pėr kampionat ndaj Lushnjės ishte testi mė i mirė pėr kampionėt nė fuqi nė pragderbin me blutė. Bardheblutė zhvilluan njė nga lojėrat e tyre mė tė mira nė kėtė sezon dhe ditėn t'i mposhtnin "lagunarėt" 3-0. Edhe pse Dinamo nuk ėshtė Lushnja, Saimir Patushi bėn tė ditur se skuadra nė tė cilėn bėn pjesė ėshtė nė gjendje tė kalojė ēdo kundėrshtar qė i del pėrpara. Pėr sa i takon 90-minutė**** me lushnjarėt, matjani komenton: "Tri pikėt me Lushnjėn pėr asnjė moment nuk i vumė nė dyshim. Edhe pse e dinim qė nuk do ta kishim tė lehtė ndaj tyre pėr vetė telashet qė na kanė hapur nė fazėn e tretė, apo nė sezonin e kaluar, dhamė mė tė mirėn nė fushė dhe nė fund na buzėqeshi fitorja. Nė njėfarė mėnyre, pėr Tiranėn, ky takim ishte testi mė i mirė pėrpara ndeshjes sė parė gjysmėfinale me Dinamon, edhe pse e dimė qė blutė nuk janė nė tė njėjtin nivel me Lushnjėn."
Sipas mesfushorit me tipare shkatėrruese, dinamovitėt janė kundėrshtari i vetėm qė i ka mbetur Tiranės nė kėtė edicion. Forcėn e tyre Patushi e sheh nė mesfushė, ndėrkohė qė dobėsitė, po sipas tij, Dinamo i ka nė mbrojtje. "Dinamo ka mbetur i vetmi ekip qė nė njėfarė mėnyre po na rivalizon me dinjitet dhe pėr mua ata janė kundėrshtari i vetėm qė kemi. Forca e tyre ėshtė nė mesfushė, ndėrkohė qė pikė tė dobėt kanė mbrojtjen, ndaj dhe ne aty do tė pėrpiqemi t'i godasim fuqishėm. Dihet qė arma e Tiranės ėshtė sulmi dhe nė tė tilla takime, si kėto tė kupės, goli nė fushė kundėrshtare ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ndeshjen e kthimit,"- vazhdon idenė e tij 27-vjeēari.
Nesėr, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", Tirana konsiderohet ekip udhėtues, qė do tė thotė se pėr bardheblutė nuk ka alternativė tjetėr, pėrveē shėnimit tė golit dhe marrjes sė njė rezultati pozitiv. Por Saimir Patushi, i bindur nė forcėn e tij dhe tė shokėve, shprehet se Tirana do ta kėrkojė kualifikimin qė nė ndeshjen e parė. "Nė fushė do tė hyjmė me synimin pėr ta fituar kėtė ballafaqim tė parė, ndonėse konsiderohemi skuadėr udhėtuese. E dimė qė nuk do tė jetė e lehtė, por kemi ruajtur aq energji sa pėr t'i thėnė Dinamos "IK" nga kjo veprimtari, se jemi ne zotėr tė kėtij trofeu. Siē dihet, dinamovitėt na skualifikuan vjet, kėshtu qė sivjet ėshtė radha jonė pėr dalė nė finale,"- thotė Patushi.
Nė fund tė deklarimit, matjani i mesfushės bardheblu kėrkon mbėshtetjen e tifozerisė bardheblu, ndryshe nga takimi i sė shtunės me Lushnjėn. "Ajo qė do tė mė kėnaqte mė shumė nesėr, ėshtė prania e tifozėve, tė cilėt u treguan shumė tė ftohtė me ne ndaj Lushnjės. Shpresoj qė ata tė jenė nė mbėshtetjen tonė pėr kėtė 90-minutėsh tė parė, sepse mė pas do tė dimė si t'ua shpėrblejmė."
Aurel CELIBASHI

Egbo rrezikon derbin
Emanuel Egbo rrezikon nesėr praninė nė ndeshjen e parė derbi me Dinamon. Nigeriani ėshtė dėmtuar keq nė kofshėn e djathtė, pas dyluftimit qė pati me Arbrin nė zonė tė shtunėn. Sipas masazhatorit Altin Haxhia, portieri Egbo duhet tė qėndrojė pushim disa ditė dhe tė ndjekė njė terapi tė veēantė pėr kėtė dėmtim. Nė stėrvitjen e djeshme, "gardiani" bardheblu ėshtė stėrvitur individualisht dhe i ka bėrė disa masazhe vendit tė dėmtuar. Sidoqoftė, ky dėmtim nuk i ka sjellė dhimbje koke trajnerit Josa, sepse Isli Hidi ėshtė nė tė njėjtin nivel me nigerianin dhe ėshtė nė gjendje ta ruajė me dinjitet portėn nė kėtė pėrballje delikate me blutė.

Bardheblutė, sot "akti" i fundit
Tirana ėshtė drejt pėrgatitjeve tė fundit nė pragderbin e nesėrm me Dinamon pėr ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Bardheblutė, prej dy ditėsh, po i kryejnė me intensitetin maksimal pėrgatitjet e tyre nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Trajneri Mirel Josa po jep udhėzimet e fundit pėr kėtė 90-minutėsh tė parė me blutė, duke aplikuar njė plan stėrvitor tė karakterit tekniko-taktik. Lojtarėt qė kanė probleme dėmtimi janė Lici, Tafaj, Dede dhe Egbo, ndėrkohė qė Prenga prej kaq ditėsh nuk ėshtė paraqitur nė stėrvitje. Pjesa tjetėr e skuadrės ėshtė e plotė dhe pritet qė ndaj dinamovitėve trajneri bardheblu tė konfirmojė 11-shin e fundit qė pėrdori pėr kampionat. Sidoqoftė, duhet tė pritet sot "akti" i fundit i stėrvitjes, pėr tė parė mė shumė nė lidhjet me ndryshimet e lojės dhe protagonistėt qė do tė zbresin nė fushė.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po