Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Java 28:SKTirana-Lushnja 3-0

Bardheblutė, tė pamėshirshėm edhe ndaj "lagunarėve"

Tirana - Lushnja 3-0
Shėnues: Xhafa 33', Fortuzi 63', Sina 85'
Nga Tirana, Aurel CELIBASHI

Egbo 7
Dede (Pinari 40') 7.5
Dabulla 7.5
Hajdari 7.5
Agolli 7
Patushi (S.Bulku 75') 7.5
E.Bulku 7.5
Sina 7.5
Muka 8
Fortuzi (Merkoēi 75') 7.5
Xhafa 8
Trajner: M.Josa

Spaho 6.5
Malko 6
Bika 5.5
Hasalla 5.5
Gazheli 5.5
Ēela 5.5
Bardhi (Xhema 85') 5.5
Gega (Iliazi 67') 5.5
Nora (Boriēi 35') 6
Arbri 5.5
Dhima 5.5
Trajner: A.Canaj

Gjyqtarė: K.Meta (Tiranė), D.Sala (Shkodėr), E.Miho (Durrės).
Karton tė verdhė: Gega.

"Radiografia"
3'- Muka ekzekuton njė goditjė dėnimi nė kufijtė e zonės dhe Spaho grushton me vėshtirėsi nė kėndore.
6'- Hasalla nuk rrezikon dhe nxjerr topin nė goditje kėndi. Kroson E.Bulku dhe Malko largon topin me kokė.
14'- Muka gjuan fortė nga jashtė zone, topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule tė portės sė lushnjarėve.
16'- Patushi merr njė top nė afėrsi tė zonės, shmang njė mbrojtės dhe gjuan, por Spaho tregon gatishmėrinė e tij, duke grushtuar.
18'- Gega nuk gjuan si duhet me kokė pas njė harkimi nga goditja e kėndit, duke humbur njė mundėsi pėr tė shėnuar golin e parė tė takimit.
23'- Fortuzi shmang bukur Malkon, por gjuajtja e tij nė gjysmėkthesė ishte e pasaktė.
33'- Agolli lėshon njė predhė nga distanca dhe portieri mik grushton nė goditje kėndi me njė refleks tė jashtėzakonshėm. Kroson E.Bulku nė zonė, topi pas njė rrėmuje goditet me njė tė djathtė potente nga Xhafa dhe gol. Vlonjati shėnon njė gol tė bukur dhe kalon Tiranėn nė avantazh 1-0.
38'- Muka e nxjerr tė lirė Fortuzin nė zonė, "Zogu" gjuan dhe Spaho si njė "mace" i rrėmben topin dhe shmang njė gol tė sigurt.
45'- Fortuzi merr njė top nga E.Bulku, pason pėr Xhafėn nė zonė, por vlonjati ėshtė njė hap larg.
47'- Patushi gjuan dobėt nga distanca dhe Spaho pret pa shumė vėshtirėsi.
50'- Spaho nuk zotėron si duhet topin dhe rrezikon, sepse Xhafa i ndodhur nė zonė sjell panik, por mė pas ēdo gjė mbyllet nga mbrojtja lushnjare.
53'- Shpėrthim i Mukės nga mesfusha drejt sulmit, pason pėr E.Bulkun nė tė djathtė, i cili mbyll trekėndėshin duke i dhėnė topin Fortuzit, por Bika ia heq "bukėn nga goja" Indritit, duke e nxjerrė topin nė goditje kėndi.
63'- Sina kroson pėr Xhafėn nė zonė, sulmuesi godet me kokė, topi pėrplaset nė shtyllė dhe kthehet mbrapa. Fortuzi me portėn bosh s'e ka tė vėshtirė ta shtyjė topin drejt rrjetės, duke shėnuar golin e dytė tė ndeshjes. 2-0 pėr Tiranėn.
68'- Muka gjuan fort nga 16 metra dhe "silura" e tij pėrfundon mbi traversė.
70'- Ēela gjuan nga distanca, por pa rrezik pėr nigerianin Emanuel Egbo.
78'- Sina shpėrthen nga e djathta, kroson nė qendėr tė zonės dhe Bika tregohet mė i shpejtė se Merkoēi, duke larguar topin.
82'- Boriēi del i vetėm me Egbon, por zihet pozicion jashtė lojė nga gjyqtari anėsor.
85'- Xhafa nė njė ditė tė shkėlqyer, shmang dy mbrojtės, *** njė top nė zonė, Sina me portėn bosh shkarkon tė djathtėn e tij dhe sėrish gol. Kampionėt tundin pėr herė tė tretė rrjetėn, 3-0.
88'- Xhafa i fal lushnjarėt, pas njė krosimi tė dhėnė saktė nga krahu i djathtė prej Mukės, sepse godet pasaktėsisht me kokė njė metėr larg portės.
90'- Arbėri mbyllet menjėherė nga Hajdari qė nė mesfushė, pas njė kundėrsulmi tė shpejt tė lushnjarėve.
92'- Agolli pengohet jashtė zone dhe fiton njė goditje dėnimi. Gjuan pasaktėsisht direkt e nė portė E.Bulku. Kėtu pėrfundon gjithēka me fitoren e Tiranės.
(vijon...)

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Java 28:SKTirana-Lushnja 3-0

Deklaruan pas ndeshjes
Mirel Josa, trajneri i Tiranės:
"Ishte njė fitore si gjithė tė tjerat qė kishte marrė vlerėsimin maksimal nga ana jonė. Pjesėn e parė e kemi nisur jo dhe aq mirė, duke mos pasur shumė hapėsira pėr gol. Pjesėn e dytė ndryshuam diēka dhe goli i Fortuzit ishte shumė i rėndėsishėm pėr ne. Ndėrkohė goli i Sinės mbylli tė gjitha llogaritė pėr kėtė ndeshje. Dua tė them se kėtė fitore na i lehtėsoi Lushnja, e cila pėr asnjė moment nuk na vuri nė rrezik. Edhe pse sot (dje) siguruam njė tjetėr tripikėsh, titullin kampion nuk e kemi fituar akoma matematikisht. Do tė luftojmė pa asnjė lloj kompromisi deri nė ēastin e fundit."
Agim Canaj, trajneri i Lushnjės:
"Tirana e meritoi fitoren falė kualiteteve si Fjodor Xhafa qė ka nė gjirin e vet. E kishim shumė tė vėshtirė qė ndaj bardhebluve tė merrnim njė rezultat pozitiv edhe pse nė momente tė veēanta tė lojės mund tė kishim shėnuar tė paktėn njė gol. Tashmė duhet tė mendojmė pėr ndeshjen e radhės dhe kjo humbje duhet harruar sa mė shpejt."

Komenti
Bardheblutė s'i ndalin as "lagunarėt" drejt titullit tė 21-tė kampion. Tirana fitoi dje pastėr 3-0 nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" ndaj Lushnjės, e cila edhe pse ishte e mobilizuar pėr marrjen e tė paktėn njė pike, nuk mundi t'i bėnte ballė sulmit tė kampionėve nė fuqi. Tė dyja skuadrat zbritėn nė fushėn e lojės me formacionet e tyre mė tė mira, ku djemtė e Josės ishin ata qė merrnin iniciativėn pėr gol, ndėrkohė qė lushnjarėt kundėrpėrgjigjeshin me kundėrsulm me anė tė Norės dhe Arbėrit. Pėr tė hapur serinė e golave do tė mendonte vlonjati Fjodor Xhafa, i cili si njė javė mė parė shėnon njė gol spektakolar. Pjesa e parė mbyllet pa shumė raste, ndėrkohė qė e dyta nis sėrish me vrullin e Tiranės nė kėrkim tė golit tė qetėsisė. Djemtė e Canajt nuk hapin rrugė dhe mund tė kishin shėnuar, nėse do tė tregoheshin mė tė saktė nė portėn e Egbos. Kur dukej se ēdo gjė do tė shkonte drejt njė fitore minimale tė bardhebluve, do tė vijnė golat e Fortuzit dhe Sinės, qė mbyllin "hesapet" e kėtij 90-minutėshi.
Tirana siglon fitoren e dytė radhazi 3-0, pas asaj me elbasanasit, dhe marshon e qetė drejt titullit kampion. Ajo qė nuk i ndahet nga mbrapa ėshtė Dinamo, qė ruan edhe kėtė javė diferencėn prej 9 pikėsh nė renditje. Me blutė, djemtė e Josės do tė pėrballen sėrish kėtė tė mėrkurė pėr takimin e parė gjysmėfinal tė Kupės sė Shqipėrisė, ku do tė pėrcaktohet njėra prej finalistėve.

Tė veēanta
- Presidenti El Sajed e ka ndjekur skuadrėn nga tribuna VIP dhe ėshtė larguar nga stadiumi pas shėnimit tė golit tė dytė nga Fortuzi.
- Tifozeria bardheblu ishte sėrish e paktė nė shkallėt e stadiumit "Qemal Stafa", edhe pse Tirana vazhdon ta prekė nga javė nė javė titullin e 21-tė kampion. Ndėrkohė pėr t'u pėrmendur ėshtė fakti se njė numėr prej 50 tifozėsh nga Lushnja kishin udhėtuar dje pėr nė kryeqytet.
- Nevil Dede dhe Arlind Nora e kanė lėnė ndeshjen mė parė sesa e kishin parashikuar pėr shkak dėmtimesh.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po