Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Pragzgjedhje te klubit-flet El Sayed

El Sajed: Tani mė quani shqiptar

"Tani mė quani shqiptar dhe mos mė konsideroni mė tė huaj. Kam kaq vjet nė Shqipėri dhe jam i lidhur shpirtėrisht me vendin tuaj, po ashtu edhe me skuadrėn e Tiranės. Nga kjo e fundit besoj se vetėm vdekja mė ndan. Nuk mendoj se mund tė dalė njeri nė kryeqytet dhe tė pretendojė pėr tė shpenzuar mė shumė se unė pėr bardheblutė. Jam gati qė tė kandidoj sėrish dhe tė fitoj me kėdo." Kėshtu i ėshtė pėrgjigjur dje pyetjes presidenti Metuali El Sajed, nėse do tė vazhdojė tė qėndrojė nė krye tė kampionėve nė fuqi edhe pėr njė mandat tė dytė. Mandati 4-vjeēar i El Sajed si president i bardhebluve ka pėrfunduar qė nė muajin dhjetor, megjithatė egjiptiani vazhdon tė jetė nė krye tė skuadrės. Zgjedhjet e asamblesė sė klubit tė programuara nė muajin dhjetor janė shtyrė nė pėrfundim tė kampionatit, kėshtu qė bosi bardheblu vazhdon ta drejtojė me sukses skuadrėn. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", presidenti i 20 herė kampionėve nė fuqi u jep pėrgjigje disa pyetjeve nė lidhje me drejtimin e Tiranės.


I ulur nė zyrėn e tij luksoze nė njė prej vilave qė ndodhet nė sheshin "Avni Rustemi", presidenti i kampionėve ka gjetur pak kohė pėr tė dhėnė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn, ndonėse mbi tavolinėn e tij kishte shumė shkresa qė lidheshin me problemet e firmės sė tij ndėrtuese "HAWAI LTD." Ndihet i kėnaqur me atė ēfarė "kanakarėt" e tij i ka dhėnė nė kėtė sezon. Megjithatė, si njohės i vjetėr i futbollit nuk pranon se lufta pėr titullin kampion ka pėrfunduar. Sipas El Sajedit, Tirana duhet tė luftojė pa kompromis deri nė pėrfundim tė kampionatit, pėr tė arritur objektivat e vendosur qė nė fillim tė sezonit. Pėr egjiptianin, titulli kampion ėshtė siguruar vetėm 50%, ndėrkohė qė Kupa e Shqipėrisė tani e fillon betejėn e ashpėr.
- Zoti El Sajed, si do ta vlerėsonit ecurinė e skuadrės nė kėtė sezon futbollistik?
- Me pėrjashtim tė disa oshilacioneve, qė janė normale nė njė kampionat tė gjatė si ky i sivjetmi, ecuria e ekipit ka qenė shumė e mirė. Skuadra, nė pėrgjithėsi, ka qenė e mirorganizuar si brenda fushės sė gjelbėr, ashtu edhe jashtė saj. Si president i klubit jam munduar qė tė mos u lė asgjė pa plotėsuar futbollistėve dhe stafit drejtues nga ana financiare. Tashmė me plot gojėn, Tirana mund tė quhet skuadėr profesioniste, e denjė pėr t'u pėrballur me ēdo kundėrshtar dhe pėr tė fituar shumė trofe.
- Tirana e sivjetme ju ka kėnaqur mė shumė me rezultatet e arritura, apo me lojėrat qė ka zhvilluar?
- Me tė dyja njėkohėsisht. Rezultati pozitiv nuk mendoj se mund tė vijė pa njė lojė tė rrjedhshme. Tirana ka ditur shumė mirė t'i alternojė tė dy kėto cilėsi dhe tashmė jemi nė krye tė kampionatit, me diferencė prej 9 pikėsh nga ndjekėsi mė i afėrt, qė ėshtė Dinamo.
- Cili do tė ishte mendimi juaj pėr trajnerin Mirel Josa?
- Nė radhė tė parė, ėshtė njeri i mirė dhe mė pas njė trajner i pasionuar, qė nė tė ardhmen do tė bėjė shumė emėr. Ai ka ditur mė sė miri qė tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt me lojtarėt. Madje, kėta tė fundit e duan, sepse mė shumė e konsiderojnė shok, sesa teknik. Personalisht jam i kėnaqur nga puna e tij dhe shpresoj qė Josa tė vazhdojė sa mė gjatė te Tirana, sepse e meriton.
- Ēfarė ju ka mbetur mė shumė peng nga viti 2004, qė tashmė ėshtė nė muajin e tij tė katėrt?
- Pa diskutim, humbja e fundit 3-0 nė derbin me Dinamon. Nuk e prisja kurrsesi atė disfatė tė skuadrės, sidomos nė njė ndeshje tė tė tillė. Megjithatė, lojtarėt paguan, siē i thonė fjalės, tė mbajturit e hundės pėrpjetė. Ndaj bluve futbollistėt tanė hynė nė fushė me mendjemadhėsi, kjo edhe pėr faktin se media ka bėrė punėn e saj, duke i lavdėruar mė shumė sa duhej. Nė njėfarė mėnyre, ky dėshtim duhej pėr skuadrėn, qė tė mblidhte edhe njė herė forcat dhe tė mendojė se kampionati nuk ka pėrfunduar.
- Ju mendoni se kampionati ėshtė ende nė fushė? Mos kemi tė bėjmė me njė diplomaci tė rastit, sepse Tiranės edhe nė kėtė edicion ėshtė e vėshtirė qė t'i gjendet kundėrshtar nė kampionat?
- Jo, asgjė nuk ka pėrfunduar dhe lufta pėr titullin kampion ėshtė akoma e hapur. Kjo nuk ėshtė pėr diplomaci, sepse skuadra i ka kundėrshtarėt dhe ata janė Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Teuta. Pa lėnė mėnjanė edhe skuadrat disi mė tė vogla, qė kėrkojnė mbijetesėn nė grupin A1. Gjithashtu, nuk dua tė mohoj as faktin se jemi afėr me titullin kampion dhe, nėse do tė ma kėrkonit me pėrqindje, mund tė them se e kemi fituar vetėm 50%.
- Po Kupėn e Shqipėrisė a e vlerėsoni njėsoj si kampionati pėr ta bėrė tuajėn?
- Normalisht, po. Ne jemi njė ekip i madh qė duam tė pronėsojmė ēdo trofe kombėtar dhe nė tė njėjtėn kohė tė tregojmė sesa na vlen lėkura. Kupa ėshtė njė trofe, tė cilin ua kam kėrkuar lojtarėve bashkangjitur me titullin. Kam bindjen se ata do tė ma plotėsojnė kėtė dėshirė, ashtu si dhe unė nuk u kam lėnė gjė mangėt.
- Sot hidhet shorti i kupės. A keni ndonjė preferencė pėr kundėrshtarin?
- Jo. Si Dinamo, Vllaznia dhe Partizani janė pothuajse nė tė njėjtin nivel, kėshtu qė nuk kam ndonjė preferenc

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po