Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Lici-cdo ndeshje duhet vleresuar

Lici: S'bėjmė dallime mes kampionatit e kupės

Tė shtunėn, ndaj Elbasanit, ėshtė rikthyer nė fushė mesfushori i krahut tė majtė tė Tiranės, Suad Lici. Shkodrani u dėmtua nė kavilje nė atė fitore 5-1 ndaj Vllaznisė nė "Qemal Stafa" pas njė dyluftim qė pati me Ahin. Kjo e detyroi 29-vjeēarin qė tė qėndronte larg fushave 45 ditė, duke aplikuar njė terapi intensive riaftėsuese. Ndaj portokallinjve, Lici u aktivizua 62 minuta, sepse, sipas trajnerit Josa, mesfushori nuk ėshtė nė kondicionin e plotė fizik. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", shkodrani bardheblu jep mendimin e tij pėr ecurinė e deritanishme tė Tiranės. "Pas njė periudhe tė gjatė larg skuadrės, mė nė fund, tė shtunėn u riktheva tė luaj nė njė ndeshje tė rėndėsishme, siē ishte ajo me Elbasanin. Edhe pse nuk isha nė formėn time mė tė mirė, nė ato 62 minuta qė pata mundėsi tė luaja, dhashė maksimumin. Shpresoj qė nė takimet e ardhshme tė jem nė formėn time mė tė mirė, sepse sezoni po hyn nė pikėn kulmore tė tij,"- thotė Suad Lici.
Fitorja 3-0 me Elbasanin erdhi fill pas dėshtimit nė derbi me Dinamon dhe ky rezultat pozitiv pėr shkodranin ishte shumė i rėndėsishėm. "Na duheshin medoemos tri pikėt ndaj elbasanasve, duke qenė se njė javė mė parė kishim humbur nė derbi. Nuk e prisnim qė kėtė takim ta fitonin lehtėsisht qė nė pjesėn e parė, sepse Elbasani po bėn pėrpjekje qė tė mos dalė nga grupi A1. Kjo fitore e arritur e thelloi nė 10 pikė diferencėn tonė me Partizanin dhe 9 me Dinamon dhe ne tashmė jemi drejt titullit tė dytė kampion radhazi,"- shton mė tej ish-mesfushori i Vllaznisė, Teutės dhe Luftėtarit.
Pėr sa i takon Kupės sė Shqipėrisė, Lici bėn tė ditur se sė bashku me shokėt e skuadrės e vlerėsojnė kėtė trofe njėsoj si ai i kampionatit. Edhe pse shorti nuk ėshtė hedhur akoma, shkodrani hamendėson se mund tė jetė ekipi i tij i vendlindjes, me tė cilin do tė ndeshet nė gjysmėfinale. "Personalisht nuk bėj dallime ndėrmjet fitimit tė titullit kampion i vendit dhe trofeut tė kupės, sepse tė dyja janė tė rėndėsishme pėr objektivat e Tiranės. Kupa, pėr mua, ėshtė njė trofe qė nuk e kam shijuar asnjėherė me fanellėn bardheblu nė kėto dy vjet eksperiencė, kėshtu qė do tė bėj tė pamundurėn pėr ta rrėmbyer. Nė lidhje me shortin, parandiej se do tė ballafaqohemi me Vllazninė nė gjysmėfinale. Tė them tė drejtėn, me patriotėt e mi do tė preferoja tė ndeshesha nė finale, sepse si Tirana dhe Vllaznia janė dy skuadra qė e meritojnė tė jenė pėrballė nė kėtė sfidė,"- shton mė tej Suadi.
Nė fund tė komentit, Lici flet edhe pėr takimin e sė shtunės nė stadiumin "Qemal Stafa" me Lushnjėn. Numri 19 i kampionėve nė fuqi i vlerėson "lagunarėt" si njė prej skuadrave qė i kanė hapur mė shumė telashe Tiranės kėto dy vitet e fundit. "Edhe kėtė fundjavė do tė kemi njė pėrballje delikate, teksa do tė ndeshemi me lushnjarėt. Ata kanė njė prej ekipve qė na kanė hapur probleme nė dy sezonet e fundit, kur fituan vjet 1-0 nė "Qemal Stafa", ndėrkohė qė nė fazėn e tretė na barazuan 1-1 nė minutat e fundit. Duhet tė japim maksimumin nė kėtė 90-minutėsh, qė mė pas tė mos pėrsėriten skena jo tė pėlqyera nga tifozėt tanė dhe opinioni sportiv nė vend,"- pėrfundon idenė e tij njė prej mesfushorėve mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, Suad Lici.
Aurel CELIBASHI

Tirana afron stėrvitjen pėr kombėtaren
Tirana ka zhvilluar dje paradite stėrvitjen e saj tė radhės pėr kėtė javė. Duke qenė se dje pasdite kombėtarja kuqezi ėshtė ndeshur me atė islandeze, kampionėt ranė dakord qė ta afronin stėrvitjen paradite. Kėshtu, dje nė orėn 10:30, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", trajneri Josa ka punuar me skuadrėn nė aspektin tekniko-taktik, teksa ka zhvilluar edhe njė minindeshje kontrolli ndėrmjet formacionit tė parė dhe atij tė dytė. Mungesat e vetme tė bardhebluve janė ato tė Mukės dhe Dedes, tė grumbulluar me pėrfaqėsuesen. Sot, tė dy lojtarėt do tė jenė tė gatshėm pėr Josėn, ndėrkohė qė ndaj "lagunarėve" mungesa e vetme do tė jetė ajo e Prengės, i skualifikuar me kartonė.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po