Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
1)Xhafa flet per kampionatin dhe 2)Mbi Prengen

Fjodor Xhafa mund tė quhet ndryshe sulmuesi i momentit pėr Tiranėn. Vlonjati, nė sezonin e tij tė dytė me fanellėn bardheblu, po tregon se ėshtė njė prej golashėnuesve mė tė mirė tė kampionatit shqiptar. Forma e tij nė fazėn e tretė qė sapo u mbyll ishte e jashtėzakonshme, duke e bindur plotėsisht trajnerin Mirel Josa pėr t'i besuar njė vend titullari nė skuadėr. Ky moment pėr tė ėshtė vetėm njė rikonfirmim i vlerave tė padiskutueshme qė Fjodor Xhafa ka pasur qė kur luante nė radhėt e Flamurtarit, Bylisit dhe Dinamos. Tashmė numri 20 i kampionėve nė fuqi e sheh veten nė kuotėn e 9 golave. Dopieta e fundit e vlonjatit u realizua pikėrisht tė shtunėn, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", ndaj Elbasanit, nė atė fitore tė lehtė 3-0 tė Tiranės. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", Fjodori ndihet i kėnaqur me ecurinė e tij dhe tė skuadrės si nė kampionat ashtu edhe nė Kupėn e Shqipėrisė. "Ndryshe nga sezoni i kaluar, kėtė vit jemi njė grup lojtarėsh qė ia njohim mirė lojėn njėri-tjetrit, ēka ka sjellė kompaktėsinė tonė nė rezultatet shumė tė mira qė kemi arritur. Tė gjithė nė skuadėr jemi tė bindur se edhe ky edicion do tė flasė me ngjyrat bardheblu, sepse kundėrshtarėt, me sa po shoh, e kanė tė vėshtirė ta ndalin vrullin tonė. Nė kampionat kemi krijuar njė shkėputje relativisht tė madhe, ndėrkohė qė disa ditė mė parė kaluam edhe njė tur nė kupė. Mė mirė se kaq nuk besoj se bėhej,"- thotė djaloshi "kėmbartė" i Tiranės.
Pėr sa u takon 9 golave decizivė tė realizuar pėr kampionėt nė fuqi nė kėtė fazė tė tretė, 27-vjeēari bėn tė ditur: "9 golat e mi janė pėr 9 pikėt diferencė qė kemi me kundėrshtarin mė tė afėrt nė renditje, siē ėshtė Dinamo. Ndonėse nė kėtė kampionat nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia tė luaj shumė, me aq sa kam pasur hapėsirė, mendoj se ua kam shpėrblyer besimin drejtuesve. Kurrsesi, nuk mund tė quhem unė shpėtimtar i Tiranės, sepse nė skuadrėn tonė tė gjithė kanė pjesėn e tyre nė kėtė ecuri tė suksesshme. Shpresoj qė nė fazėn e katėrt tė vazhdoj me kėto ritme dhe tė jem sa mė shumė i rėndėsishėm pėr objektivat e ekipit drejt tė dy trofeve kombėtare,"- bėn tė ditur mė tej Xhafa.
Edhe pse Tirana ėshtė e shkėputur ndjeshėm nga ndjekėset mė tė afėrta, qė janė Dinamo dhe Partizani, sulmuesi potent mendon se titulli kampion nuk ėshtė siguruar plotėsisht. "Kurrsesi nuk duhet tė shkojmė me idenė se tashmė jemi sėrish kampionėt e vendit, sepse kampionati do edhe njė fazė tė pėrfundojė. Vetėm kur ta sigurojmė titullin edhe matematikisht, mund tė gėzojmė. Derisa t'ia arrijmė kėtij qėllimi, nuk do tė tolerojmė asnjė skuadėr qė do tė na dalė pėrpara."
Nė fund, Fjodor Xhafa ka folur diēka edhe pėr ndeshjen me Elbasanin, si dhe pėr shortin e gjysmėfinaleve tė kupės. "Fitoren tė shtunėn mund tė them se na i lehtėsuan vetė elbasanasit, tė cilėt kishin shumė mungesa nė pėrbėrje. Takimin e mbyllėm qė nė pjesėn e parė, ndėrkohė qė mė pas u munduam tė administronim gjithēka. Sa pėr shortin e kupės, parashikoj njė duel shumė tė ashpėr ndėrmjet nesh dhe Dinamos. Blutė mė duken njė ekip mė kompakt dhe shpresoj qė me ta tė ndeshemi nė finale."
Josa: Pėr Prengėn vendos presidenti
Incidenti i ndodhur tė shtunėn nė stadiumin "Qemal Stafa" ndėrmjet mesfushorit Sokol Prenga dhe tifozerisė bardheblu, do tė analizohet gjatė nga stafi bardheblu. Mesfushori ka lėnė fushėn e lojės pas njė zėnke me njė prej tifozėve tė Tiranės, duke u ndėshkuar mė pas me dy kartonė tė verdhė nga ana e gjyqtarit Taullau. I pyetur nėse ka disiplinė nė kampin bardheblu, kur shikon tė tilla fenomene, trajneri Josa ėshtė pėrgjigjur: "Tirana nuk pėrbėhet nga njė lojtar i vetėm, por nga njė tėrėsi e madhe futbollistėsh. Pėr rastin e Prengės, nuk mund tė them asgjė, sepse ėshtė presidenti ai qė e pa tė gjithė ngjarjen nga tribuna dhe, normalisht, i takon atij tė vendosė."
Duhet tė kujtojmė se disa ditė mė parė, Prenga ėshtė ndėshkuar nga El Sajedi me 50 mijė lekė tė reja gjobė dhe dy ndeshje pezullim, sepse kishte debatuar me trajnerin. Madje egjiptiani arriti deri aty sa tė paralajmėronte futbollistin, se nė raste tė gjesteve tė tilla mund tė pėrjashtohet pėrgjithmonė nga ekipi. Sidoqoftė, fillimjava do tė jetė ajo qė do tė vendosė mė shumė pėr fatin e mesfushorit tė njohur, kur El Sajedi tė ketė takim me skuadrėn.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po