Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
SKTirana-Elbasani 3-0(komenti i plote)

Bardheblutė mposhtin pa shumė mundime 3-0 elbasanasit nė stadiumin "Qemal Stafa"
Kampionėt, e treta e vėrteta
Nga Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana - Elbasani 3-0
Shėnues: Xhafa 5', 9', Fortuzi 80'

Egbo 7
Dede 7.5
Dabulla 7
Hajdari 7
Lici (Agolli 62')7
E.Bulku (Prenga 62') 7
Patushi 7
Sina 7
Muka 7.5
Fortuzi 7.5
Xhafa (Halili 68') 7.5
Trajner: M.Josa

Toēi 5
Gjika 5
Osmani 5
Kacollja 5
Kruja (Kila 88') 5
E.Dalipi 5.5
K.Dalipi (Zani 88') 5.5
Ēapja 5
Guranjaku (Albrahimi 46') 5
Memetaj 5
Memelli 5.5
Trajner: A.Kovaēi

"Radiografia"
3'- Sina kroson nga e djathta, por Muka dhe Fortuzi zihen pozicion jashtė lojė brenda zonės.
5'- Fortuzi nxjerr tė lirė Xhafėn nė zonė, vlonjati me njė tė majtė potente shėnon golin e parė tė takimit. 1-0 pėr Tiranėn nė pak minuta.
9'- Sėrish kombinim i bukur Fortuzi-Xhafa dhe ky i fundit pasi shmang mbrojtėsit elbasanas, shėnon golin e dytė tė ndeshjes dhe tė dytin personal. Bardheblutė udhėheqin takimin 2-0.
12'- E.Dalipi lėshon njė silurė nga jashtė zonė, e cila devijohet nga Egbo nė goditje kėndi.
18'- Memelli pasi merr njė top nga mesfusha prej K.Dalipit, gjuan menjėherė drejt portės dhe Egbo pret me vėshtirėsi.
20'- Sulme tė njėpasnjėshme tė Tiranės, tė cilat konkretizohen me dy goditje traversash prej Xhafės dhe Dabullės.
30'- Muka shpėrthen nga e majta, shman Gjikėn, por nė momentin final Toci ia largon topin nga kėmbėt vlonjatit.
35'- Fortuzi nuk koordinohet si duhet jashtė zone, gjuan fluturimthi dhe sfera pėrfundon disa metra larg portės sė Toēit.
38'- Indrit Fortuzi humbet njė rast tė pastėr brenda zonės pas njė krosimi nga e djathta nga Sina.
42'- E.Bulku gjuan fort brenda 16 metrave dhe topi pėrfundon larg katėrkėndorit tė portokallinjve.
45'- Vlonjati Fjodor Xhafa gjuan nė mėnyrė spektakolare brenda zonės dhe topi pėr pak sa nuk pėrfundon nė rrjetė. Me kėtė aksion mbyllet pjesa e parė e ndeshjes me fitoren 2-0 tė Tiranės.
51'- Muka ekzekuton njė goditje dėnimi nė kufijtė e zonės, Dabulla gjuan me kokė, por mbrojtėsit miq largojnė topin me vėshtirėsi.
55'- Memelli shpėrthen i vetėm drejt portės sė Egbos, gjuan fort dhe nigeriani pret i sigurt.
60'- Fortuzi pėr pak sa nuk shėnon golin e tretė, kur brenda zonės gjuan prirtaz dhe topi kalon ngjitur me shtyllėn e majtė pingule.
65'- Sėrish Fortuzi del nė skenė me anė tė njė parabole nė drejtim tė portės dhe topi qeth traversėn.
70'- Dabulla harkon njė top prej 30 metrash pėr Mukėn, por vlonjati mezi arrin tė ulė topin, i cili mė pas zotėrohet nga Toēi.
75'- Muka shpėrthen me njė sulm karakteristik tė tij nė krahun e majtė, kroson pėr Fortuzin, i cili godet dhe gardiani i portokallinjve grushton.
80'- Agolli pason pėr Fortuzin brenda zonės, "Zogu" pas mashtron me njė veprim "alla braziliane" Osmanin, shėnon golin e tretė tė takimit dhe tė "K.O" pėr ekipin e Elbasanit.
85'- Ēapja godet traversėn e Egbos, pas njė sulmi tė gjatė tė shokėve tė tij.
89'- Memelli gjuan fort nė kufijtė e zonės, por sėrish tregon gatishmėrinė e tij Emanuel Egbo, duke e pritur topin.
90'- Fortuzi ekzekuton njė goditje dėnimi, por mbrojtėsit miq largojnė topin nga zona, ndėrkohė qė gjyqtari Taullari vėrshėllen pėr pėrfundimin e tėrė lojės.
(shih vazhdimin me poshte)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: SKTirana-Elbasani 3-0(komenti i plote)

Komenti
Tirana rikthehet te fitorja nė kampionat pas humbjes nė derbin me Dinamon. Viktima e radhės pėr kampionėt nė fuqi kėtė herė ishte Elbasani, i cili nuk mundi t'i rezistonte dot forcės sė bardhebluve. Djemtė e Josės fituan lehtėsisht 3-0 ndaj elbasanasve nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" falė njė dopiete tė Fjodor Xhafės dhe njė goli spektakolar tė Indrit Fortuzit. Tirana zbriti nė fushėn e lojės me formacionin e saj mė tė mirė, ku nė kėtė takim tė radhės u rikthyen nė fushė Lici dhe Hajdari. Ndėrkohė portokallinjtė kishin shumė mungesa nė 11-shen e tyre, sepse mungonin kapiteni Stojku, si dhe mbrojtėsit Shahini dhe Brahja tė skualifikuar me kartonė. Bardheblutė e gjetėn golin brenda 10 minutave tė para dhe mė pas kontrolluan me qetėsi lojėn. Elbasani nga ana e tij, e kishte shumė tė vėshtirė tė ēante dhe sulmet e tyre numėroheshin me gishtat e njėrės dorė. Pėr t'u pėrmendur nė kėtė takim ishin traversat e shumta qė u goditėn prej tė dyja skuadrave. Pjesa e parė mbyllet pa shumė ritėm, ndėrkohė qė e dyta nis me pėrpjekjet e Tiranės nė kėrkim tė golit tė tretė. Kėtė e arrin vetėm nė minutat e fundit tė lojės, pas njė veprimi tė bukur tė Fortuzit brenda zonės. Kėtu duket se gjithēka pėrfundon, sepse minutat nė vazhdim janė formalitet. Pas dy barazimesh nė dy fazat e para me elbasanasit, kėtė herė tė tretė kampionėt nė fuqi kanė ditur tė tregojnė "dhėmbėt e tyre". Njė fjalė e urtė thotė: "E treta e vėrteta" dhe Tirana ia arriti qėllimit tė saj. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazės sė tretė dhe tashmė bardheblutė thellojnė nė 9 pikė diferencėn me kundėrshtarėt, kur kanė mbetur edhe po kaq ndeshje nga pėrfundimi i kampionatit.

Tė veēanta
- Tifozėt bardheblu kanė qenė shumė tė paktė nė shkallėt e stadiumit edhe pse skuadra e tyre po shkon drejt fitimit tė titullit tė 21-tė kampion.
- Presidenti El Sajed, ndryshe nga takimi i sė mėrkurės pėr kupė ndaj Besės, kėtė herė ishte i pranishėm nė tribunėn VIP pėr tė ndjekur "kanakarėt" e tij.
- Golat e Shkumbinit ndaj Partizanit janė pritur me ovacione nga tifozėt e Tiranės pėr vetė rivalitetin qė ekziston ndėrmjet kampit bardheblu dhe atij tė kuq.
- Suad Lici ėshtė rikthyer nė fushė pas njė mungese tė gjatė dėmtimi dhe pikėrisht qė nga ndeshja me Vllazninė 5-1, ku shkodrani u dėmtua nė njė dyluftim me Ahin.

Incidenti
Prenga, "sherr" me tifozėt bardheblu
E rrallė, por e vėrtetė. Nuk ishte parė ndonjėherė nėpėr stadiume qė njė lojtar tė zihet me tifozėt e skuadrės sė tij. Kjo i ka ndodhur pikėrisht dje mesfushorit Sokol Prenga, i cili kishte disa minuta qė ishte futur nė fushė. Sherri ka ndodhur pikėrisht nė momentin e ekzekutimit tė njė goditjeje dėnimi, kur tė gjithė tifozėt nė korr kanė pėrmendur emrin e Devi Mukės pėr ta goditur topin. Kjo ka sjellė pakėnaqėsi te Prenga, i cili shquhet pėr gjuajtje tė tilla nga distanca. Menjėherė 33-vjeēari nuk ka duruar dot dhe ka replikuar me tifozėt. Kur u duk se ēdo gjė u qetėsua, por tifozėt bardheblu sa herė qė Prenga prekte topin vėrshėllenin dhe bėrtisnin "Ik, Ik". Situata ndėrmjet tė dyja palėve u keqėsua mė shumė kur Prenga ka lėnė fushėn e lojės pėr tė ardhur nė tribunė. Nė kėto momente ėshtė dashur ndėrhyrja e forcave tė rendit qė tė qetėsonin lojtarin, ndėrkohė qė njė prej tifozėve ėshtė marrė nga policėt qė ndodheshin aty pėr ta dėrguar nė komisariatin nr.2. Ajo qė duhet thėnė nė tė tilla raste ėshtė se tė vjen keq kur shikon tė tilla skena qė nuk i shėrbejnė aspak lojės magjike tė futbollit. Tifozėt kurrsesi nuk duhet ta ēonin gjendjen deri nė atė pikė pėr njė lojtar, i cili i ka dhėnė shumė Tiranės.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po