Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Elbasani?Kete rradhe ta harroje barazimin!

"Elbasan, harroje barazimin me Tiranėn kėtė fazė tė tretė!" Ka qenė kjo deklarata e djeshme qė stoperi bardheblu, Rezart Dabulla, ka bėrė ndaj portokallinjve, me tė cilėt do tė pėrballet nesėr nė stadiumin "Qemal Stafa". Mbrojtėsi energjik, duke folur pėr "Sportin shqiptar", ėshtė i bindur se Tirana nuk do t'i pėrsėritė hapat falsė nė dy fazat e para, kur barazoi 0-0 nė kryeqytet dhe 1-1 nė stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". "Nuk mė shkon rezultat tjetėr nė mendje, pėrveē fitores nė kėtė fazė tė tretė me elbasanasit. Kam bindjen se kėtė herė tė tretė me ta do tė dimė tė fitojmė. Nėse nė dy fazat e para kemi barazuar, sepse nuk kemi ditur t'i shfrytėzojmė rastet qė na janė paraqitur, kėsaj here e dimė mirė se ēfarė do tė bėjmė,"- thotė Dabulla.
24-vjeēari rikthehet tė luajė pėr ndeshjet e kampionatit pas mungesės nė derbin me Dinamon, pėr shkak skualifikimi me kartonė tė verdhė. Mungesa e tij nė kėtė takim u ndie shumė pėr bardheblutė pėr vetė sedrėn dhe lojėn e fortė sportive qė zhvillon numri 3 i Tiranės. Nė takimin e kthimit pėr Kupėn e Shqipėrisė ndaj Besės, tė mėrkurėn, Rezarti luajti 90 minuta, ndėrkohė qė nesėr sėrish do tė marrė vendin e titullarit pėrkrah Dedes dhe Pinarit.
Pėr sa i takon kualifikimit nė kupė ndaj kavajasve, mbrojtėsi i kampionėve bėn tė ditur se dy fitoret ishin mė se normale, duke krahasuar forcėn e tė dy ekipeve. "Kalimin e turit nė kėtė ēerekfinale me Besėn nuk e kishim diskutuar asnjėherė. Ne sivjet jemi pretendentė kryesorė pėr fitimin e kėtij trofeu dhe normalisht do tė mundohemi tė kalojmė ēdo kundėrshtar. Nė lidhje me atė se ēfarė dhamė nė fushė nė dy takimet me kavajasit, mund tė them se kemi zhvilluar njė lojė tė mirė, ndonėse kundėrshtari e kishte nėnvleftėsuar kėtė veprimtari. Nė kėto momente jemi tėrėsisht tė pėrqendruar pėr sfidėn e nesėrme me Elbasanin dhe mė pas tė presim se cilin prej tre kundėrshtarėve do tė na dhurojė shorti i kupės,"- komenton Rezart Dabulla.
I pyetur se cilin prej tri ekipeve ndėrmjet Partizanit, Dinamos dhe Vllaznisė do tė preferonte qė Tirana tė ballafaqohej nė gjysmėfinale, stoperi shprehet: "Dėshira e tė gjithėve nė kampin tonė ėshtė qė tė ndeshemi me rivalėt e pėrjetshėm tė Partizanit. Kėshtu qė edhe unė nuk bėj pėrjashtim nga kjo ide e shokėve tė mi. Tė kuqtė janė njė skuadėr me tė cilėt ne nė kėtė sezon jemi pėrballur tri herė, ku kemi fituar dy takime dhe njė ndeshje e kemi humbur. Nėse shorti vėrtet na pėrball me Partizanin, besoj se mė pas trofeu i Kupės sė Shqipėrisė do tė jetė yni,"- vazhdon mendimin e tij 24-vjeēari.
Nė fund tė deklarimit, duke iu rikthyer pėrballjes me Elbasanin, mbrojtėsi luftarak bėn tė ditur se Tirana, deri nė pėrfundim tė kampionatin, nuk do tė bėjė mė hapa falsė. "Humbja me Dinamon na dha njė "shuplakė" tė mirė, qė tė zgjohemi dhe tė luftojmė derisa titullin ta sigurojmė matematikisht. Ndaj elbasanasve do tė kėrkojmė nga fillimi deri nė fund tė 90 minutave golin e fitores. Mė pas, nėse ia arrijmė kėtė qėllimi, pėr sportdashėsit tanė do tė dhurojmė spektakėl. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t'u pajtuar me ata pas zhgėnjimit me Dinamon,"- pėrfundon Dabulla.

- Tirana i ėshtė rikthyer stėrvitjes sė saj tė zakonshme. Pas fitores 2-1 ndaj Besės pėr kupė, bardheblutė dje pasdite kanė qenė tė pranishėm nė fushėn "Skėnder Halili". Trajneri Mirel Josa, pasi zhvilloi njė analizė tė shkurtėr me lojtarėt pėr fitoren me kavajasit, i dha mė pas rėndėsi stėrvitjes me karakter tekniko-taktik.
- Gentian Hajdari ėshtė bashkuar dje nė stėrvitje me skuadrėn. Qendėrmbrojtėsi bardheblu u dėmtua nė derbin me Dinamon nė fytyrė dhe 4 ditė nuk u stėrvit. Nuk dihet se kur Hajdari do tė rikthehet tė luajė nė fushė, sepse stafi mjekėsor hėpėrhė nuk kėrkon tė rrezikojė me tė qepurėn qė ka ish-dinamoviti.
- Suad Lici mund tė marrė nesėr rolin e titullarit nė ekip. Pas njė mungese tė gjatė afro njėmujore (nė takimin me Vllazninė), shkodrani ka qenė i dėmtuar nė kavilje. Sipas masazhatorit Haxhia, kėmba e lojtarit ka pėrmirėsim tė ndjeshėm dhe tashmė, pėr tė vendosur nėse do tė jetė nė fushė, fjala i pėrket trajnerit Josa.
- Saimir Patushi do tė jetė pjesė e formacionit anti-Elbasan nesėr, nė orėn 15:30, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Matjani ishte i skualifikuar ndaj Besės pėr arsye kartonėsh tė verdhė dhe nesėr do tė marrė vendin nė mesfushė si shkatėrrues pėrkrah Ervin Bulkut.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po