Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fitorja me Besen-pregatitje per vazhdimesine e kampionatit.

Tirana, ndeshje kontrolli me Besėn

Nga Tirana, Aurel CELIBASHI
Tirana - Besa 2-1
Tirana: Egbo, Muēa, Dede, Dabulla, Pinari, Agolli, S.Bulku, Prenga, Muka (Fagu 75'), Sina (E.Bulku 46'), Halili. Trajner: M.Josa.
Besa: Bytyēi (Guma 46'), Daiu, Meta, Bratja, Barameta (Hasalliu 65'), Romanishin, Kollēaku, Kaja, Ypi, Bajaziti, Lila (Kuli 46'). Trajner: B.Hushi.
Shėnues: Halili 11, Daiu 47' (p), Muka 73'
Gjyqtarė: S.Bogdani (Librazhd), A.Kuluri, A. Kastrati (Shkodėr).

Tirana kualifikohet nė gjysmėfinalen e Kupės sė Shqipėrisė. Bardheblutė kanė fituar dje edhe takimin e dytė me kavajasit me rezultatin 2-1, duke qenė njė prej katėr skuadrave qė do tė luftojnė pėr fitimin e kėtij trofeu kombėtar. Duke parė rezultatin e ndeshjes sė parė tė luajtur nė Kavajė (3-1), djemtė e Josės pothuajse e kishin siguruar kalimin e kėtij turi dhe ndeshja e djeshme pėr ta ishte thjesht njė ndeshje kontrolli. Kjo pėr faktin se verdhezinjtė zbritėn nė fushė me njė formacion tė pėrbėrė nga elementė tė rinj. Ndėrkohė, tekniku Josa preferoi qė pėr kėtė pėrballje tė radhės tė hidhte nė fushė pjesėn mė tė madhe tė lojtarėve titullarė, duke lėnė tė pushojnė vetėm Fortuzin dhe Xhafėn. Ndeshja ka qenė e njė niveli nėnmesatar, ku nė pjesėn e parė ka qenė kampionėt nė fuqi qė e morėn iniciativėn pėr gol. Mahir Halili ishte ai qė hapi rrugėn e golave, kjo edhe pėr njė gabim tė portierit mik. Tirana kėrkoi qė tė merrte frenat e lojės sidomos nė mesfushė dhe kėtė e arriti falė veprimeve kombinative ndėrmjet dy fantazistėve, Muka dhe Prenga. Kavajasit, edhe pse me njė formacion modest, nuk u dhanė mundėsi vendėsve qė ta thellonin rezultatin qė nė pjesėn e parė. E dyta ka nisur me mė shumė sedėr nga ana e djemve tė Hu****, kjo edhe pėr shkak tė futjes nė lojė tė sulmuesit tė talentuar Kuli. Egbo, nė njė moment shumė tė vėshtirė nė zonėn e tij nuk mund ta zotėroj topin, duke shkaktuar faull ndaj Barametės dhe pėr gjyqtarin Bogdani kemi tė bėjmė me njė penallti. Pėr tė barazuar rezultatin mendon veterani i mbrojtjes, Pėrparim Daiu, i cili mposht nigerianin e portės bardheblu. Ēdo gjė e barabartė nė stadiumin "Selman Stėrmasi", ndėrkohė qė Besa pretendon tė shėnojė ndoshta edhe njė gol tjetėr, qė mund t'i hapte shpresat pėr barazim. Por nė momentin mė tė mirė tė miqve, do tė dalė nė skenė lideri i Tiranės, Devi Muka. Vlonjati nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė njė gol, kur del pėrballė portierit Guma dhe siglon shifrat nė 2-1. Trajneri Josa, pas shėnimit tė golit nga ana e fantazistit, e zėvendėson atė me sulmuesin e paratėrinjve tė bardhebluve, ***** Minutat nė vazhdim kanė qenė formale pėr tė dy ekipet, sepse Besa nė kėtė sezon po i jep mė shumė rėndėsi mbijetesės nė grupin A1, ndėrkohė qė Tirana ėshtė pretendentja kryesore pėr ta fituar kėtė trofe, i cili i mungon prej dy vjetėsh.

Deklaruan pas ndeshjes
Mirel Josa, trajner i Tiranės:
"Ndeshjen e sotme na e bėri mė tė lehtė Besa, sepse luajti thuajse me formacion tė dytė. Nė kėtė pėrballje tė kupės vinim pas humbjes nė derbi dhe e kishim vlerėsuar pėr tė marrė vetėm fitore. Ia arritėm synimit qė tė kualifikoheshim, falė njė loje nė pėrgjithėsi tė mirė nga ana e djemve. Tashmė tė presim se me cilėn skuadėr shorti do tė na pėrballė nė gjysmėfinale. Duke filluar qė sot, vėmendja jonė do tė pėrqendrohet te takimi i radhės nė kampionat me Elbasanin. Tė shikojmė se ēfarė do tė ndryshojmė gjatė kėtyre ditėve nė skuadėr, sepse kemi shumė mungesa si rrjedhojė e dėmtimeve."

Bajram Hushi, trajner i Besės:
"Ishte njė humbje normale kjo jona ndaj kampionėve nė fuqi. Qė nė momentin qė Tirana na ra nė short, Besa i kishte shumė tė pakta mundėsitė pėr kualifikim. Duke parė situatėn qė kemi nė kampionat, nuk u kushtuam shumė rėndėsi kėtyre dy pėrballjeve me bardheblutė. Nė kėtė ndeshje aktivizova nė formacion disa lojtar tė rinj, prej tė cilėve mbeta i kėnaqur me atė ēfarė shfaqėn pėrballė emrave sugjestionues tė Tiranės. Duke filluar qė sot, do tė mendojmė pėr Teutėn pėr kampionat, tė cilėn e presim nė fushėn tonė dhe do tė kėrkojmė medoemos fitoren."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po