Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ndaj Beses jo per formalitet

Josa: Ndaj Besės jo pėr formalitet

Trajneri i Tiranės, Mirel Josa, i qėndron idesė sė tij, se takimi i kthimit me Besėn pėr ēerekfinalet e Kupės sė Shqipėrisė nuk ėshtė njė formalitet. Edhe pse skuadra qė ai drejton ka fituar 3-1 nė ndeshjen e parė, pėr njėshin e stolit bardheblu jo ēdo gjė ka pėrfunduar, sepse nė dispozicion janė edhe 90 minuta tė tjera.
Pėr "Sportin shqiptar", Josa flet pėr gjendjen e skuadrės. "Pėr ballafaqimin me kavajasit nuk i kam nė dispozicion tė gjithė lojtarėt, kjo pėr shkak dėmtimesh dhe skualifikimesh. Kėshtu, me Licin nuk kėrkoj tė rrezikoj pėr ta aktivizuar dhe do ta lė edhe kėtė takim pushim. Tafaj, siē dihet, ėshtė bashkuar me skuadrėn pas njė periudhe tė gjatė dėmimi nė gju dhe mendoj se nuk ėshtė nė kondicionin e plotė fizik pėr tė luajtur. Mė shqetėsues paraqitet dėmtimi qė ka pėsuar nė fytyrė Hajdari, i cili ėshtė shumė i vėshtirė qė tė rikthehet tė luajė nė kėto dy-tri ndeshjet e radhės. Ndėrkohė, Patushi ėshtė i vetmi lojtar qė kemi tė skualifikuar pėr shkak kartonėsh,"- thotė trajneri Josa.
Skuadrėn e Besės, trajneri Mirel Josa e njeh mirė, sepse nė tre pėrballjet e mėparshme me kavajasit Tirana ka fituar me rezultatet 2-1 dhe 5-0 pėr kampionat, ndėrkohė qė para dy javėsh, pėr kupė, bardheblutė fituan 3-1. Pėrballja e sotme e tė dy ekipeve nė stadiumin "Selman Stėrmasi" duket se do tė jetė njė ndeshje pėr tė kaluar radhėn, por tekniku bardheblu nuk mendon kėshtu. "Takimi me Besėn, pėr mua, nuk pėrbėn njė formalitet qė duhet kryer. Edhe pse kemi fituar 3-1 nė ndeshjen e parė, kjo nuk do tė thotė se jemi pėrfundimisht tė kualifikuar nė gjysmėfinale, sepse nė futboll ēdo gjė mund tė ndodhė. Pa harruar qė ky ballafaqim i radhės, pėr mua do tė shėrbejė si test pėr tė parė gjendjen psikologjike tė kėtyre lojtarėve qė kam nė dispozicion pas humbjes nė derbi. Deri tani, nė stėrvitje, secili prej djemve ka treguar se ėshtė mė i fortė se mė parė dhe disfata me Dinamon ishte rastėsi. Kam shumė besim te karakteri i tė gjithė lojtarėve dhe tė jeni tė bindur se nė vazhdim Tirana do tė jetė njė skuadėr edhe mė agresive,"- bėn tė ditur 40-vjeēari i stolit tė kampionėve.
Pėr sa i takon formacionit qė do tė zbresė nė fushė ndaj verdhezinjve, ėshtė e sigurt qė do tė ketė ndryshime. Tekniku Josa e pohon vetė njė gjė tė tillė, veēse nuk flet me emra konkretė. "Ndryshime do tė ketė nė formacion pėr arsye qė i pėrmenda mė lart. Megjithatė, ai 11-tėsh qė do tė zbres nė fushė besoj se do tė jetė
mė i miri i mundshėm." Synimi? "As diskutohet fitorja. Kjo madje e shoqėruar edhe me njė lojė mbresėlėnėse pėr tė gjithė tifozėt tanė, qė do tė jenė nė shkallėt e stadiumit,"- pėrfundon idenė e tij trajneri i kampionėve nė fuqi, Mirel Josa.

Tirana me formacion tė kushtėzuar ndaj kavajasve
Formacioni i Tiranės, qė do tė zbresė sot, nė orėn 15:00, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", do tė jetė i kushtėzuar nga mungesa e disa lojtarėve. Trajneri Mirel Josa nuk do tė ketė nė dispozicion pėr kėtė pėrballje tė dytė pėr ēerekfinalet e Kupės sė Shqipėrisė, Licin, Tafaj dhe Hajdarin tė dėmtuar, si dhe Patushin e skualifikuar pėr kartonė tė verdhė. Megjithatė, edhe pse tekniku bardheblu nuk i bėn tė ditur emrat e zėvendėsuesve, 11-shi anti-Besa me shumė mundėsi do tė jetė ky: Nė portė shtatlarti Isli Hidi. Mbrojtja do tė ketė praninė e tre lojtarėve, me Deden nė tė djathtė, Pinarin nė qendėr dhe Dabullėn stoper tė majtė. Nė mesfushė, nga e majta nė tė djathtė, pritet tė luajnė Agolli, E. Bulku, S. Bulku, Muka dhe Sina. Sulmi do t'i besohet dyshes Halili-Merkoēi, sepse trajneri Josa kėrkon t'i jap pakėz frymėmarrje Fortuzit me Xhafėn. Pėr sa i takon stėrvitjes sė djeshme, ajo ėshtė zhvilluar paradite nė fushėn "Skėnder Halili", ku tekniku i kampionėve punoi me futbollistėt nė planin tekniko-taktik.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po