Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fortuzi-Me mire qe humbem tani

Humbja e penalltisė dhe e disa rasteve pėr gol tė premten nė derbin me Dinamon nuk e ka demoralizuar golashėnuesin mė tė mirė tė Tiranės, Indrit Fortuzi. Sulmuesi bardheblu, sė bashku me skuadrėn e tij, ishte nė njė ditė tė errėt nė atė takim tė pėrfunduar nė shifrat 3-0, qė tashmė e kanė shkurtuar nė 7 pikė diferencėn me Partizanin. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", numri 11 i kampionėve nė fuqi rrėfen gjithēka ēfarė ndodhi nė derbi: "Ndaj Dinamos humbėm njė ndeshje qė nė pamje tė parė e kishim tė fituar. Kėto tri pikė tė lėna rrugės shpresoj qė tė mos ndikojnė nė ecurinė tonė nė vazhdim, sepse nė vazhdim na presin takime edhe mė tė vėshtira, prandaj na duhet tė ruajmė qetėsinė. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė fakti qė mė mirė qė kjo humbje ndodhi tani, kur jemi 7 pikė larg kundėrshtarit mė tė afėrt nė renditje, Partizanit,"- thotė Indriti.
Duke u futur nė detaje tė ndeshjes, Fortuzi bėn tė ditur se Tirana zhvilloi njė lojė tė mirė fillimisht dhe, sipas tij, humbja e penalltisė dhe goli i dytė ishte fatal nė rezultatin e derbit. "Takimin e nisėm mirė, por nė momentin qė prisnim tė shėnonim ne, e gjetėn golin dinamovitėt. Ishte njė gol qė nuk duhet tė vinte nė ato ēaste. Megjithatė, nė minutat nė vazhdim e ngritėm ritmin nė kėrkim tė barazimit, por penalltinė qė fitova vetė, pėr fat tė keq, nuk munda dot ta ktheja nė gol. Kjo, nė njėfarė mėnyre, ndikoi pėr keq nė gjendjen time psikologjike, por edhe te shokėt, ndėrsa goli i dytė ishte rrjedhojė e kėtij problemi. Mė pas, nė pjesėn e dytė, e patėm shumė tė vėshtirė tė depėrtonim nė mbrojtjen e ngjeshur tė Dinamos,"- komenton 30-vjeēari.
Penalltia e humbur ndaj bluve ishte e dyta qė Indrit Fortuzi ka humbur nė kėtė sezon, sepse mė parė kishte gabuar nė fitoren 3-1 ndaj Shkumbinit nė fazėn e parė. Gjithsesi, goleadori bardheblu nuk dorėzohet dhe deklaron se do tė vazhdojė t'i godasė sėrish penalltitė. "Ėshtė e vėrtetė qė ky ishte 11-metėrshi i dytė qė humbas nė kėtė sezon, por kjo nuk do tė thotė se nuk do t'i godas mė ato. Si natyrė jam njė tip qė nuk dorėzohem lehtė, ndaj tė jeni tė bindur se kėta penallti qė humba do t'i shpėrblej me shumė gola tė tjerė nė vazhdim tė sezonit. Po e pėrsėris, shyqyr qė kjo humbje erdhi tani, sepse nėse do tė ndodhte mė pas, mund tė sillte pasoja pėr ne. Nė njėfarė mėnyre, tashmė jemi zgjuar nga ai "gjumė" qė na kishte zėnė pas 16 fitoresh dhe 3 barazimeve radhazi dhe, duke filluar qė nga ndeshje me Besėn pėr kupė, duhet tė tregojmė se jemi nė kėmbė,"- vazhdon idenė e tij golashėnuesi i kampionėve nė fuqi.
Nė pamje tė parė, takimi i dytė ēerekfinal me Besėn, qė do tė luhet tė mėrkurėn, duket i mbyllur, sepse bardheblutė kanė fituar 3-1 me kavajasit. Pėr Indritin, kjo ndeshje ėshtė testi mė i mirė qė tė hidhet pas krahėve humbja me Dinamon, si dhe pėr tė parė pėrgatitjet pėr ballafaqimin e fundit pėr fazėn e tretė nė kampionat ndaj Elbasanit. "Pėrballja e sė mėrkurės me kavajasit vjen nė njė moment deciziv, sepse duhet tė tregojmė qė disfatėn nė derbi tashmė e kemi lėnė pas krahėve. Gjithashtu, ky 90-minutėsh pėr kupė do tė na shėrbejė pėr tė ndryshuar diēka nė lojėn tonė pėr ndeshjen e sė shtunės ndaj Elbasanit,"- pėrfundon Indrit Fortuzi.
Tirana, mbushet infermieria
Bardheblutė, kur ishin nė pritje tė rikthimit tė Licit dhe Tafajit, nė derbin me Dinamon kanė humbur edhe Patushin (dėmtim nė kavilje) me Hajdarin. Tė dy kėta tė fundit kanė dalė nga fusha pa mbaruar loja, sepse dėmtimet nė kavilje dhe ēarja nė fytyrė nuk i ka lejuar tė vazhdonin mė tej. Trajneri Mirel Josa, nė pragndeshjen me Besėn pėr Kupėn e Shqipėrisė, duhet tė pėrballet me njė infermieri tė mbushur. Suad Lici ėshtė e vėshtirė qė kėtė tė mėrkurė tė rikthehet nė fushė dhe tė gjitha gjasat janė qė shkodrani tė jetė i gatshėm pėr takimin me Elbasanin. Ndėrkohė, pėr Alban Tafajin, ende nuk dihet me saktėsi se kur do tė jetė i gatshėm, sepse dhimbjet nė gju po e ngacmojnė sėrish. Pėr sa i takon Gentian Hajdarit, i cili ka 5 tė qepura nė fytyrė, ėshtė shumė e vėshtirė qė ai tė aktivizohet nė kėto dy ndeshje tė radhės pėr Tiranėn. Gjithsesi, mė shumė informacion do tė mėsohet sot, kur kampionėt nė fuqi t'i rikthehen stėrvitjes nė fushėn "Skėnder Halili".

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po