Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Nuk eshte faji yne qe skemi kundershtare!

Fortuzi: S'kemi faj pėr shkėputjen

Tashmė qė Tirana fiton dhe thellon diferencėn me kundėrshtarėt, nė kampin bardheblu tė gjithė, nė njėfarė mėnyre, janė kthyer edhe nė personazhe "ironike". Njė ndėr ta ėshtė edhe Indrit Fortuzi, i cili bėn tė ditur se nuk ėshtė faji i Tiranės qė del pėrpara kohe kampione. Duke folur pėr "Sportin shqiptar", "Zogu" shprehet: "Nuk besoj se i gjithė faji ėshtė yni pse jemi para kohe kampionė. Janė kundėrshtarėt tanė ata qė duhet tė bėjnė mė shumė rezistencė kur tė pėrballen me ne dhe tė mos dorėzohen pa filluar ndeshja. Tirana po bėn thjesht detyrėn e saj, duke fituar ēdo takim qė po i del pėrpara dhe e sheh dita-ditės qė t'i afrohet titulli kampion. Uroj qė rivalėt tė ndryshojnė diēka nė vazhdim, sepse kam frikė se shkallėt e stadiumeve do tė mbeten bosh me kėtė ecuri qė kemi."
Duke folur pėr ballafaqimin me Teutėn, Indriti bėn tė ditur se skuadra e tij nuk doli nė lojėn mė tė mirė tė saj. "Me durrsakėt fillimisht e patėm tė vėshtirė tė dilnim nė lojėn tonė, megjithatė golin e gjetėm shpejt. Nuk mendoj se ishte faull rasti i Xhafės nė dyluftimin me Shehin, sepse sulmuesi ynė u hodh nė ajėr, ndėrkohė qė portierit i iku topi nga duart. Nė pjesėn e dytė ndryshuam diēka nė lojėn tonė, por duhet tė dilte Dabulla nga fusha, qė ne tė mobilizoheshim mė shumė pėr tė shėnuar dy gola tė tjerė. Dua tė shtoj gjithashtu se ballafaqimi me durrsakėt tregoi mė sė miri forcėn e ekipit tonė, qė, ndryshe nga sezonet e tjera, kėtė vit ėshtė mė shumė i ekuilibruar dhe cinik pėr sa i takon rezultatit. Tashmė duhen edhe dy ndeshje qė tė mbyllet faza e tretė, por derbi me Dinamon tė shtunėn do tė jetė prova jonė e fundit pėr ta siguruar titullin kampion para kohe,"- thotė numri 11 bardheblu.
Cili do tė ishte ajo skuadėr qė nuk do ta dėshironte nė gjirin e saj njė goleador si Indrit Fortuzi. "Zogu", pas njė dėmtimi tė gjatė, duket se ėshtė rikthyer nė ditėt e tij mė tė mira, falė golave me intuitė dhe pasimeve tė sakta pėr shokėt e skuadrės. Edhe pse nė njė moshė jo tė vogėl, Indriti po na mahnit tė gjithėve me veprimet e tij spektakolare, aq sa tashmė me plot gojėn mund tė thuhet se Tirana e ka rigjetur "mbretin" Indrit Fortuzi. 16 golat nė 24 ndeshje nė kėtė sezon (pa harruar ato tė kupės) tashmė i japin sulmuesit bardheblu statusin e kryegolashėnuesit mė tė mirė tė kampionatit. Dopieta e fundit tė shtunėn, ndaj Teutės nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", ishin mrekullia vetė pėr nga mėnyra e realizimit. Nė ēastin e shėnimit tė golit tė parė, Indriti ka qenė me kurriz nga porta, kur Xhafa pasoi pėr tė nė kufijtė e zonės sė rreptėsisė. 30-vjeēari nuk ėshtė menduar dy herė dhe e ka gjetur mė sė miri rrugėn e rrjetės. Ndėrkohė, pasimi pėr golin e dytė tė Mukės dhe driblimi i Xhait nė golin e tretė, ishin kapaku i gjithēkaje tė bukur qė mund tė marrė pėrsipėr njė lojtar kalibri, si Fortuzi. Golat e tij nga java nė javė po bėhen mė tė rėndėsishėm pėr Tiranėn, megjithatė ai nuk e mban veten shpėtimtar tė skuadrės. "Nuk jam unė shpėtimtari i Tiranės, sepse nė gjirin e saj tė gjithė janė tė rėndėsishėm, pa tė cilėt unė nuk do tė isha ky qė jam sot. Pėr sa u takon golave tė shėnuar, mendoj se ky ėshtė profesioni qė di tė bėj mė mirė. Shpresoj tė vazhdoj me kėto ritme edhe nė tė ardhmen dhe ta ndihmoj skuadrėn nė arritjen e synimeve tė fillimsezonit."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po