Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Tirana thuajse ne 1/2 finale

Tirana zgjat "duart" edhe drejt Kupės

Besa - Tirana 1-3
Besa: Kapllani (Bytyēi 48'), Daiu, Barameta, Hasalliu (Curri 59'), Xhihani, Bajaziti, Abdulla, Kollēaku, Ypi, Kuli, Kaja (Romanishin 46'). Trajner: B.Hushi.
Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, S. Bulku, E. Bulku, Halili, Agolli, Xhafa, Patushi (Fortuzi 57'), Merkoēi, A. Muēa. Trajner: M. Josa.
Shėnues: Halili 43', Merkoēi 67', Fortuzi 69', Kuli 75'.
Gjyqtarė: I.Gashi (Durrės), K.Hysi, L.Ēuko (Tiranė)

Komenti
Duhet thėnė qė nė fillim se kampionėt nė fuqi, nė kėtė sezon futbollistik, mė shumė se kėdo kanė ndėshkuar Besėn. Kėtė traditė negative me bardheblutė, kavajasit e vazhduan edhe dje nė kupė. Tė dy ekipet vinin nė takimin e parė ēerekfinal tė kupės me mungesa tė shumta. Nėse pėr Tiranėn kjo nuk do tė thoshte shumė, pasi dihet se ēfarė stoli ka, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr Besėn. Diamanti, Stavre, Veizi, Kapllani e Bubeqi pėrbėnin pothuajse 50 pėr qind tė ekipit kavajas, mungesa e tė cilėve i kushtoi shumė Besės. Vendėsit nuk e kishin vlerėsuar sa duhet kėtė ballafaqim, pėr vetė faktin se ndihen tė rrezikuar nė kampionat dhe e kanė mendjen mė shumė te mbijetesa nė Grupin A1. Pėr pasojė, edhe dje, verdhezinjtė, ndonėse luanin me Tiranėn, e kishin mendjen te ndeshja e sė shtunės me Vllazninė.
Kėsisoj, ekipet zbritėn nė terrenin e shkėlqyer tė stadiumit "Besa" me pretendime krejtėsisht tė ndryshme, Tirana pėr tė siguruar kualifikimin qė nė takimin e parė ēerekfinal tė kupės, ndėrsa Besa pėr tė testuar veten para sfidės me kuqeblutė. Minutat e para tė ndeshjes sė djeshme u zhvilluan kryesisht nė mesfushė. Tiranasit nuk nxitonin tė kėrkonin golin, ndėrsa kavajasit kėrkonin ta mbanin sa mė larg ekipin kampion. Daiu u pėrball me treshen Halili-Merkoēi-Xhafa, duke pasur nė krah tė rinjtė Barameta dhe Xhihani. Megjithatė, kėto pėrpjekje dhanė frytet e tyre deri nė minutėn e 43-tė, kur klasi i Mahir Halilit do tė triumfonte mbi rininė e Barametės. Goleadori nuk e pati tė vėshtirė ta kalonte Tiranėn nė avantazh. Pjesa e dytė foli tėrėsisht pėr kampionėt. Ata kanė kėrkuar ta mbyllin kualifikimin qė nė Kavajė dhe nuk kanė ngurruar ta "hipotekojnė" kėtė objektiv. Nė fillim me Merkoēin dhe mė pas me Fortuzin, kryeqytetasit arrijnė ta vulosin rezultatin nė 3?0. Pas kėtij avantazhi, kampionėt lėshuan nė lojė dhe Kuli me Bajaziti duhet tė shėnonin. Megjithatė, goli i vetėm pėr vendėsit u shėnua nga Bekim Kuli, 15 minuta pa mbaruar takimi.
E veēantė e sfidės sė djeshme ishte mbetja me 10 lojtarė e tė dy ekipeve. Kjo, pasi Besa i kishte konsumuar 3 ndėrrimet e lejuara, ndėrkohė qė dėmtohet Abdulla, duke i lėnė vendėsit me 10 lojtarė rreth minutės sė 70-tė. Po kėshtu, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojė, dėmtohet Xhafa. Por pėr ēudi, edhe pse Tirana nuk i kishte konsumuar 3 ndėrrimet, vazhdon tė luajė deri nė fund me njė lojtarė mė pak.

Thanė pas ndeshjes:
Barjam Hushi, trajneri i Besės: "E dinim qė do ta kishim tė vėshtirė pėrballjen me Tiranėn dhe faktikisht kėshtu ndodhi. Bardheblutė janė ekipi mė i mirė nė Shqipėri dhe kėtė e treguan edhe sot (dje). Nė kėtė takim tė parė ēerekfinal tė kupės, edhe pse vinim me mungesa, u pėrpoqėm tė tregonim diēka nga loja jonė. Pėr tė qenė i sinqertė, nė kėto momente e kemi mendjen vetėm te pėrballja e sė shtunės pėr kampionat me Vllazninė. Pėr ne, kupa nuk ėshtė objektiv parėsor."
Mirel Josa, trajneri i Tiranės: "Ndeshjen na e bėri mė tė lehtė Besa, pėr faktin se kishte shumė mungesa nė formacionin bazė. Jam i kėnaqur nga ēfarė dhanė djemtė nė fushė. Gjithashtu mė gėzon fitorja me tė tilla shifra. Fitimi i Kupės sė Shqipėrisė pėr Tiranėn mbetet objektiv qė duhet realizuar, ashtu si edhe titulli kampion."

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po