Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
O Sule,kujdes stolin!

Mema: Humbja, fjalė e harruar pėr ne
Derbi i madh i kryeqytetit, Partizani-Tirana, pritet tė mbushė pėr tė tretėn herė shkallėt e stadiumit "Qemal Stafa". Ndonėse nė dy fazat e para tė kampionatit ekipet kanė qenė mė pranė njėri-tjetrit me pikė, interesimi pėr kėtė takim mbetet pėrsėri i madh. Por derbi kėtė tė shtunė, pėrveē emocioneve tė njė ballafaqimi "big"-ėsh, do tė ketė edhe diēka tjetėr, tepėr interesante. Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė pikėrisht trajneri i tė kuqve, Sulejman Mema, i vetmi qė ka lėvizur brenda kėtij sezoni nga njėri kamp nė tjetrin. Trajneri Mema, nė derbin e parė tė kėtij sezoni, ishte nė krye tė Tiranės dhe pėrjetoi humbjen e parė tė bardhebluve nė kampionat, ēka solli pak javė mė pas edhe rrėzimin e tij. Ndėrsa derbin e dytė e pa nga tribuna. Tashmė trajneri Mema nė krye tė Partizanit do tė kėrkojė fitoren e tė kuqve tė kryeqytetit pėr tė rihapur kampionatin qė kryesohet bindshėm nga Tirana. Duket i qetė, por edhe i tensionuar. Gjithsesi, trajneri Mema flet pėr herė tė parė para derbit. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Sportin shqiptar", ai tregon emocionet e tij dhe gjithēka tjetėr para kėsaj supersfide tė rėndėsishme tė kampionatit tonė:
- Njė ditė na ndan nga supersfida e madhe. Si po pėrjetohet nga Partizani derbi i sė shtunės?
- Gjithēka duket e qetė. Stėrvitja ka vijuar normalisht sipas planeve tona dhe gjendja e skuadrės ėshtė mė e mirė se javėt e fundit. Partizani-Tirana ėshtė njė ndeshje qė pritet me padurim nga tifozėt, ndaj dhe ne kemi bėrė pėrgatitjet e duhura pėr tė paraqitur tė shtunėn njė futboll tė bukur pėr tė gjithė.
- Po ju personalisht si po e prisni derbin?
- Edhe unė i qetė, si tė gjithė tė tjerėt. Fatmirėsisht, ashtu si nė ditėt e para, kur jam ulur nė stolin e Partizanit, edhe gjatė javės sė fundit kam gjetur pėrkrahjen e tifozėve. Janė treguar shumė tė ngrohtė me mua, por, nga ana tjetėr, shoh qė kanė diēka qė i vret nga brenda. Besoj se ėshtė mungesa e titullit, ndaj shpresoj qė nė derbi t'i kėnaqim sa mė shumė.
- Nė derbin e fazės sė parė kėrkonit fitoren e Tiranės, ndėrsa tani suksesin e Partizanit...
- (Qesh). Futbolli prandaj ėshtė i bukur. Jam i kėnaqur qė kam drejtuar njė ekip si Tirana dhe tani qė po drejtoj njė ekip tjetėr si Partizani. Jam i kėnaqur sepse tė dyja janė ekipet mė tė mėdha dhe qė i kanė dhėnė kaq shumė futbollit shqiptar. Kėshtu qė t'i drejtosh brenda njė sezoni ėshtė diēka edhe mė e bukur. Imagjinojeni kampionatin pa kėto skuadra.
- Ju i njihni mė mirė se askush tjetėr tė dy ekipet. Cili ėshtė ndryshimi midis Partizanit dhe Tiranės?
- Mendoj se ka ndryshime jo edhe aq tė mėdha, por nuk ėshtė momenti tė jap opinionim tim pėr kėtė ēėshtje.
- A mendoni se Tirana e ka mė tė lehtė se Partizani qė tė fitojė jashtė fushės sė vet?
- Po, ėshtė e vėrtetė dhe kėtė e kanė treguar ndeshjet e fundit. Por me Partizanin nuk mendoj se e ka pasur ndonjėherė dhe as do ta ketė tė lehtė tė fitojė.
- Kjo do tė thotė se Tirana i trembet Partizanit?
- Po, i trembet gjithmonė, ashtu sikurse ndodh edhe me Partizanin. Ky ėshtė derbi i vėrtetė, spektakli, emocionet, prandaj dhe shkallėt e stadiumit mbushen plot me tifozė.
- Keni ndryshuar ndonjė gjė para derbit?
- Do tė ketė ndryshime, por ndryshimet do tė jenė kryesisht tė vogla. Do tė luajmė me kujdes dhe do tė pėrpiqemi tė ruajmė qetėsinė ndaj Tiranėss.
- Kujt i druheni mė shumė?
- Anės psikologjike. Bardheblutė do tė dalin mė tė lirshėm nė fushė, sepse kanė njė diferencė prej shtatė pikėsh karshi nesh. Gjithashtu, humbja nė derbi nuk do tė ketė probleme te Tirana, aq sa mund tė ketė te Partizani. Ata nė fund mund t'i gėzohen edhe barazimit, por edhe humbja ėshtė e rikuperueshme pėr ta nė tė ardhmen.
- Ju mendoni se Partizani duhet ta harrojė titullin nėse humbet derbin?
- Nėse ndodh kjo, Tirana shkėputet 10 pikė, kėshtu qė nė javėt e mbetura do tė jetė shumė e vėshtirė tė kapet kreu.
- A do ta jepni dorėheqjen nėse humbet Partizani nė derbi?
- Ne i kemi bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura pėr tė dalė tė suksesshėm nė derbi. Por nėse dėshtojmė, mendoj se humbja mund tė sjellė probleme jo vetėm pėr mua si trajner, por pėr tė gjithė ekipin.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: O Sule,kujdes stolin!

sula e hongri derrin se tirona e myti morrin

Location/Vendndodhja: verona

A ju pelqen kjo faqe? po