Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Muka-sportisti me i mire i 2003-interviste

Pasaporta"
Emri: Devi
Mbiemri: Muka
Datėlindja: 21 dhjetor 1976
Vendlindja: Vlorė
Shenja e horoskopit: Shigjetari
Gjendja civile: I martuar, me njė djalė (Ninoja 9-muajsh)
Gjuhėt qė zotėron: Italisht dhe serbo-kroatisht
Skuadrat me tė cilat ka luajtur: Flamurtari, Partizani, Tirana, Varteks (Kroaci)
Numri i fanellės: 10
Makinat qė posedon: Jeep 4x4 dhe BMW e zezė
Gjatėsia: 1.82 cm
Pesha: 75 kg

Devi Muka ishte njė ndėr sportistėt mė tė mirė tė vitit 2003, organizuar nga "Sporti shqiptar" pak ditė mė parė. Vlonjati, nė bazė tė pikėve tė grumbulluara nga votimi i tė gjithė gazetarėve sportivė, u rendit i katėrti nė 10-shen e parė, me 192 pikė. Kjo ishte hera e parė qė mesfushori i Tiranės dhe i kombėtares shqiptare fitonte njė ēmim tė tillė. Ai shpreson qė ky ēmim tė mos jetė i fundit pėr kėtė vit, sepse "Kėpuca e artė" mbetet ėndrra e tij nė sirtar. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Sportin shqiptar", 27-vjeēari rrėfen gjithēka pėr jetėn e tij.

- Devi, urime. Jeni shpallur njė ndėr fituesit e anketės "Sportisti mė i mirė i vitit 2003", organizuar nga "Sporti shqiptar". Si do ta vlerėsonit kėtė ēmim?
- Faleminderit. Pėr tė qenė i sinqertė, prisja tė paktėn tė dilja nė treshen mė tė mirė, por edhe vendi i katėrt mė jep kėnaqėsi. Ky ēmim pėr mua ėshtė njė vlerėsim i asaj se ēfarė unė kam dhėnė nė fushėn e lojės me fanellėn e Tiranės dhe atė tė kombėtares. Pėr kėtė dua tė falėnderoj gazetėn tuaj nė radhė tė parė dhe tė gjithė gazetarėt e tjerė qė mė votuan.
- A prisni qė 2004-a t'ju sjellė ēmime dhe trofe tė tjera?
- Patjetėr. S'e kam menduar asnjė herė veten qė nė fund tė ēdo sezoni tė mos kurorėzohem tė paktėn me njė trofe. Kėshtu qė kėtė vit shpresoj qė, pėrveē titullit kampion dhe Kupės sė Shqipėrisė, me Tiranėn tė fitoj edhe "Kėpucėn e artė". Deri tani kam bėrė gjysmėn e punės. Shpresoj qė nė pjesėn tjetėr tė kem edhe fatin me vete.
- Jeni njė ndėr lojtarėt mė tė njohur tė kampionatit shqiptar, ndaj pėr kėdo do tė ishte interesante tė dinte diēka rreth jush jashtė kornizave tė futbollit. A mundeni?
- Me kėnaqėsi. Sapo kam mbushur 27 vjeē, jam i martuar dhe kam njė djalė qė quhet Nino. Mendoj se nė pėrgjithėsi jam njė tip i qetė dhe i marrė gjėrat si tė mė vijnė. Pėlqej qė pjesėn mė tė madhe tė kohės ta kaloj me stėrvitje, duke luajtur me bebin e vogėl, por edhe tė bisedoj me shokėt nė kafe pėr atė ēfarė na ndodh nė fushė.
- Vendlindja juaj ėshtė Vlora, njė qytet tė cilin ju, sigurisht, ruani kujtime tė bukura, apo jo?
- Sigurisht. Nė Vlorė kam kaluar fėmijėrinė time, tė cilėn e sot e kėsaj dite e kujtoj me mall. Edhe pse tanimė jetoj nė Tiranė, shpesh, kur mė jepet mundėsia, shkoj atje, duke qenė se kam njė pjesė tė madhe tė njerėzve tė mi tė afėrm.
- Devi, si ka lindur pasioni juaj pėr futbollin?
- Qė kur isha i vogėl, sporti im i preferuar ishte futbolli. Ashtu si ēdo fėmijė tjetėr, edhe unė luaja me shokėt e lagjes para pallatit. Kam qenė pjesė e klasave sportive nė shkollėn 8-vjeēare dhe mė pas fillova tė luaja me skuadrat zinxhirė tė Flamurtarit, deri sa arrita kėtu ku jam sot. Pėr mua gjithēka ka ardhur natyrshėm, sepse kam qenė i dashuruar pas futbollit dhe kjo ka qenė njė nga shtysat mė tė mėdha.
- Po prindėrit a kanė dashur qė tė bėheni futbollist?
- Fillimisht jo. Mė pas, duke parė dėshirėn time tė madhe, kanė qenė mbėshtetja kryesore qė unė tė ecja sa mė pėrpara nė kėtė sport.
- Kur e keni bėrė debutimin me fanellėn e Flamurtarit?
- Ka qenė njė ndeshje pėr kampionat, ku kemi luajtur ndaj Luftėtarit nė Vlorė dhe kemi fituar.
- Po goli mė i bukur qė keni shėnuar?
- Kam shėnuar disa gola tė bukur, por do tė veēoja atė ndaj Letonisė, nė njė takim me kombėtaren.
- Sa herė qė luani me Tiranėn ndaj Flamurtarit, pothuajse keni shėnuar. A nuk ju vjen keq qė shėnoni ndaj ish-skuadrės tuaj tė zemrės?
- As diskutohet qė mė vjen keq, por unė jam profesionist dhe e bėj detyrėn aty ku paguhem. Pėrveē Flamurtarit, edhe Tirana ėshtė ekipi im i zemrės dhe gjithmonė kur luaj ndaj patriotėve tė mi, jap maksimumin nė fushė, pasi ēdo gabim i mundshėm interpretohet pėr keq nė opinion sportiv. Kjo ka qenė arsyeja pse kam shėnuar gol ndaj Flamurtarit.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Muka-sportisti me i mire i 2003-interviste

(vijon nga fillimi)
Si ka mundėsi qė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve babai ju ndjek nga televizioni dhe nuk ėshtė i pranishėm nė shkallėt e stadiumit?
- Duke qenė se nė stadium, pėr njė gabim tė vogėl qė mund tė bėsh, tifozėt shprehin pakėnaqėsi, kjo e detyron qė t'i pėrjetojė pjesėn mė tė madhe tė ndeshjeve nga larg. Madje edhe kur luaj ndaj Flamurtarit, ai nuk preferon tė jetė i pranishėm, sepse ndihet keq nėse skuadra e vendlindjes sė tij humbet.
- Megjithatė, ėshtė xhaxhai ai qė nuk ju ndahet...
- Po, ėshtė e vėrtetė. Pėrveē preokupimeve tė tij, ai gjen kohė dhe vjen mė ndjek nė stadium. Me tė flas si shok pėr ēdo gjė dhe kuptohemi mirė me njėri-tjetrin.
- Cila ėshtė skuadra juaj e preferuar nė botė pėr klube?
- Milani. Jam tifoz i kėsaj skuadre prej vitesh. Ndėrsa lojtari im i preferuar ėshtė Rui Kosta, tė cilin kam qejf ta shoh sa herė qė luan, duke qenė se mė pėrshtatet pėr rolin tė cilin mbaj.
- Cili ėshtė ushqimi i preferuar?
- Fasulet (qesh).
- Si e kaloni kohėn e lirė?
- Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloj nė shtėpi me familjen. Me raste preferoj tė luaj "play-station", ose tė shoh ndonjė film, sepse ndeshje futbolli nuk shoh shumė. Njė pjesė tė kohės ia kushtoj edhe shoqėrisė. Pas stėrvitjes ulemi nė ndonjė bar me shokėt e skuadrės dhe diskutojmė pėr ēdo gjė.
- A ėshtė e vėrtetė qė flini shumė?
- Plotėsisht e vėrtetė, sepse ēdo ditė zgjohem nė orėn 11:30. Madje nganjėherė mendohem me vete dhe them se, nėse do tė zhvilloheshin ndeshjet nė mėngjes, me siguri do tė isha lojtari mė i dobėt.
- Po hobi?
- Informatika. Rri me orė tė tėra para kompjuterit.
- Ēfarė lloj muzike dėgjoni nė pėrgjithėsi dhe cilin kėngėtar tė huaj apo tė vendit pėlqeni?
- Nuk kam preferenca tė veēanta, por nė pėrgjithėsi pėlqej hitet e fundit shqiptare dhe tė huaja.
- Keni ndonjė aktor tė preferuar?
- Sigurisht. Ai ėshtė Nikolas Keixh.
- A ka menduar ndonjėherė Devi qė do ta lėrė njė ditė futbollin?
- Patjetėr. Njė gjė e tillė ėshtė normale pėr ēdo sportist. Por tani pėr tani asgjė nuk kam ēuar nėpėr mend, sepse besoj se edhe disa vjet do tė jap kontributin tim nė futboll. Nė atė moment kur ta shoh se do tė mė lėnė fuqitė, do tė tėrhiqem.
- Me ēfarė do tė merret Devi pasi ta ketė lėnė futbollin?
- Ndoshta me biznes. Mė pėlqen tė bėhem njė biznesmen i zoti, po aq sa edhe nė futboll.
- Pse jo me sport?
- Sepse preferoj qė futbollin ta luaj vetė dhe jo tė shoh tė tjerėt sesi luajnė.

Njohja me bashkėshorten e ardhshme
Gjithēka ka lindur me shikim tė parė. Nė atė periudhė, tė dy ishin nė gjimnaz, vajza nė vit tė parė dhe Devi nė tė tretin. Ka qenė njė njohje e rastėsishme, ku zemrat e tė dyve u lidhėn fort pėr tė mos u ndarė kurrė, derisa arritėn nė martesė pėrpara dy vjetėsh. Tashmė ēifti Muka ka edhe njė djalė 9-muajsh, tė quajtur Nino, dhe jetojnė tė lumtur nė njė prej apartamenteve luksoze nė rrugėn e Dibrės.
(lexo vazhdimin ne pergjigje)

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po

Re: Muka-sportisti me i mire i 2003-interviste

(vijon nga vazhdimi)
Fanella kuqezi mė rėndon pa masė"
Binomi Muka-kombėtarja i ka rrėnjėt tė thella, duke filluar nga ekipet zinxhirė U-15. Ndėrkohė, debutimin nė skuadrėn e parė, Devi e ka bėrė pėrpara 6 vjetėsh. Qė nga ajo periudhė, "Labi" ka qenė pjesė e pandarė e kuqezinjve, kur nė krye tė skuadrės kanė qenė trajnerėt Hafizi, Zhega, Demollari, Dosena dhe sė fundmi Brigel. Fanella e pėrfaqėsueses pėr tė ėshtė rrjedhojė e talentit tė padiskutueshėm dhe e djersės qė derdh ēdo ditė nė stėrvitje. Madje vetė Muka shprehet se kjo fanellė i rėndon shumė mbi shpatulla. "Vėrtet, fanella kuqezi mė rėndon shumė, por pėr tė jam i gatshėm tė sakrifikoj nė maksimum. Ėshtė njė fanellė, tė cilėn e kam fituar me shumė mund dhe shpresoj ta mbaj tė veshur sa mė gjatė tė jetė e mundur."

Ēfarė thonė familjarėt pėr tė...
Mamaja: "Devi ėshtė djali im i madh, pasi kam edhe njė tjetėr pak mė tė vogėl, Florianin. Tė dy i kam shumė tė mirė. I madhi ėshtė mė i urtė, ndėrkohė qė i vogli mė ēapkėn pėr vetė moshėn e re qė ka. Jam tifoze "e ēmendur" e djalit tim kur ai luan dhe e pėrjetoj ēdo ndeshje me shumė emocion. Madje kam shkuar dhe e kam ndjekur deri nė Birmingham, kur luajti ndaj Aston Vilės nė atė kualifikim tė bukur pėr nė turin e dytė tė Kupės UEFA. Ēdo ndeshje tė Devit e pėrjetoj me shumė emocion, madje kur ai gjuan penallti mbyll sytė dhe nuk e shoh."
Babai: "Tė dy djemtė i kam pasur merak, por Devi doja medoemos qė tė bėhej lojtar i mirė, duke qenė se edhe ai vetė ėshtė i dashuruar pas kėsaj loje. Jam munduar gjithmonė t'i qėndroj pranė e t'i flas dhe jam i kėnaqur me atė ēfarė ai ka arritur deri tani, edhe pse e mira nuk ka fund."
Xhaxha Iliri: "Devin e kam si shok dhe gjithmonė, para dhe pas ndeshjes, ulemi nė kafe pėr tė diskutuar sidomos pėr futbollin. Jam njė tifoz special i tij, sepse nuk lė ndeshje pa e ndjekur, ndėrsa ai me golat e tij ma shpėrblen mė sė miri."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po