Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Flet Fortuzi pas fitores me Vllaznine

Nė fitoren e thellė tė Tiranės 5-1 ndaj Vllaznisė tė shtunėn nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa", nuk kishte si tė mungonte nė listėn e golashėnuesve edhe Indrit Fortuzi. Goleadori bardheblu po kalon njė formė tė shkėlqyer, duke e ndihmuar Tiranėn nė shkėputjen prej 7 pikėsh nė renditje nga Partizani. Goli ndaj shkodranėve ishte i 13-ti pėr tė nė kėtė kampionat dhe tashmė "Zogu", sė bashku me Mukėn, Sinanin dhe Abilion, ėshtė njė nga kandidatėt mė seriozė pėr fitimin e "Kėpucės sė artė".
Duke folur pėr "Sportin shqiptar", 30-vjeēari shprehet mjaft i kėnaqur pėr fitoren ndaj Vllaznisė, ecurinė e shkėlqyer tė Tiranės dhe formėn e mirė fizike qė po kalon. "Fitorja me Vllazninė tė shtunėn na ka lėnė tė kėnaqur jo vetėm se mundėm njė kundėrshtar direkt, por edhe se fituam 3 ndeshje brenda 7 ditėsh. Ky tripikėsh ishte shumė i rėndėsishėm pėr ne nė luftėn pėr fitimin e titullit kampion dhe ia arritėm qėllimit ta rrėmbenim falė njė loje spektakolare qė zhvilluam. Tashmė epėrsia ndaj Partizanit ėshtė thelluar mė shumė dhe ne e shohim veten tė qetė nė gjithė kėtė javė stėrvitjeje,"- shprehet Indriti.
Goli i parė i Tiranės ndaj kuqebluve erdhi shumė shpejt, ēka u dha mundėsi djemve tė Josės ta kontrollonin mė pas lojėn. E gjithė lufta u bė nė mesfushė, ku vendėsit, me anė tė Patu****, Bulkut dhe Mukės, treguan se janė tė papėrballueshėm. Fortuzi mendon se Vllaznia nuk i bėri rezistencė Tiranės dhe, normalisht, sipas tij, njė fitore nė tė tilla shifra ishte e pritshme. "Vllaznia nuk na bėri pėr asnjė moment rezistencė, sepse ne zotėruam tė gjithė mesfushėn dhe e gjetėm lehtė rrugėn e rrjetės. Pėr tė qenė i sinqertė, fitoren e kishim menduar, por jo nė tė tillė shifra. Ajo qė zbriti tė shtunėn nė fushė nuk ishte Vllaznia qė ne njohim. Shkodranėt mund tė them se e humbėn toruan, por kjo pėr ta nuk do tė thotė se ėshtė fundit i botės,"- vazhdon idenė e tij numri 11 i kampionėve nė fuqi.
Qė sot, Tirana do tė fillojė tė mendojė pėr derbin e sė shtunės ndaj Partizanit, nė tė cilin konsiderohet udhėtuese. Diferenca prej 7 pikėsh me tė kuqtė u jep favorin bardhebluve tė jenė tė qetė nė kėtė supersfidė, pasi edhe njė barazim do tė ishte i favorshėm. Kėshtu mendon edhe Indrit Fortuzi, kur bėn tė ditur: "Fitorja jonė dhe barazimi i Partizanit me Elbasanin e ka rritur diferencėn me tė kuqtė nė pragderbin e kėsaj jave. 7 pikėt ndaj tyre na japin mė shumė qetėsi qė kėtė derbi tė tretė ta luajmė me mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Kėto ditė stėrvitjeje do tė shohim se ēfarė do tė riparojmė nė mėnyrėn e lojės qė do tė aplikojmė ndaj tė kuqve. Unė besoj se ēdo gjė ka pėr tė shkuar pėr ne mė sė miri edhe nė kėtė 90-minutėsh tė radhės,"- shton mė tej 30-vjeēari.
Pėr sa i takon fitimit tė "Kėpucės sė artė", njė titull qė Indriti kėrkon ta fitojė pėr herė tė tretė, lufta do tė jetė e hapur deri nė fund. "Sa pėr "Kėpucėn e artė", titull tė cilin unė e kam shprehur se kam dėshirė ta fitoj sėrish, mund tė them se lufta do tė jetė e hapur deri nė fund ndėrmjet meje, Sinanit, Mukės dhe Abilios. Diferencėn me kėtė tė fundit mendoj se do ta bėj nė pėrballjet direkte,"- i jep fund idesė sė tij njė nga goleadorėt mė tė mirė tė Tiranės ndėr vite, Indrit Fortuzi.
"Zogu", shembulli i "fair-play"-it
Indrit Fortuzi ndryshe mund tė quhet lojtari mė "fair-play" i Tiranės, por edhe i kampionatit shqiptar tė futbollit. Sulmuesi bardheblu nė kėtė kampionat nuk ka koleksionuar asnjė karton tė verdhė, por edhe tė kuq, duke qenė shembulli i lojtarit mė tė edukuar. Njė fakt shumė i rėndėsishėm, qė duhet pėrmendur gjithashtu, ėshtė edhe ndėrprerja e lojės qė Fortuzi bėri tė shtunėn ndaj Vllaznisė. Nė njė moment kundėrsulmi tė Tiranės dhe kur Indriti kishte mundėsi tė shėnonte gol, e nxori topin jashtė vijave anėse, pėr t'i ardhur nė ndihmė njėrit prej shkodranėve tė shtrirė nė fushė. Nė ato ēaste, loja ishte e tensionuar dhe e fiksuar nė shifrat 1-0.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po