Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Dede-Vllaznise i falim 1 gol!

Kapiteni bardheblu bėn tė ditur se janė shkodranėt ata qė duhet t'i druhen Tiranės sot nė "Qemal Stafa"
Dede: Vllaznisė i falim njė gol
Pėr kapitenin e Tiranės, Nevil Dede, pėrballja e sotme me Vllazninė nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" ėshtė decizive nė vijim tė luftės pėr titullin kampion. Bardheblutė vijnė nė kėtė sfidė tė fazės sė tretė pas njė barazimi dhe tri fitoreve radhazi, duke e konfirmuar veten skuadra absolute e kampionatit shqiptar. Ndaj shkodranėve, kampionėt nė fuqi pritet tė zbresin me formacionin mė tė mirė tė mundshėm qė kanė nė dispozicion. Stoperi Nevil Dede, nė deklarimin e tij pėr "Sportin shqiptar" 24 orė pėrpara ndeshjes, shprehet optimist se edhe ndaj shkodranėve fitorja nuk ka pėr tė munguar. "Pėrballja e sotme me Vllazninė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne nė vijim tė luftės pėr titullin kampion. Nuk kemi pasur shumė ditė nė dispozicion pėr kėtė takim tė radhės, megjithatė shkodranėt i kemi vlerėsuar maksimalisht si kundėrshtarė tė drejtpėrdrejtė,"- thotė Nevili.
Dy fitoret e fundit, ndaj Besės dhe Shkumbinit brenda 4 ditėve, i kanė ngrohur bardheblutė se edhe nė kėtė sezon do tė jenė tė pandalshėm. Njė gjė tė tillė e pohon edhe vetė Dede, kur thotė: "Me pėrjashtim tė disa oshilacioneve qė kemi pėsuar nė fazėn e dytė, nė pėrgjithėsi po zhvillojmė njė edicion fantastik. Kemi 13 ndeshje nė kampionat dhe 2 nė kupė qė nuk po njohim humbje, ēka tregon mė sė miri forcėn tonė. Ndaj Besės dhe Shkumbinit sė fundi kemi marrė dy fitore me shumė vlera pėr ecurinė nė vazhdim. Me peqinasit, edhe pse luajtėm nė njė terren tė rėnduar, zhvilluam njė lojė qė i la tė kėnaqur tė gjithė tė pranishmit. Tashmė diferenca jonė prej 5 pikėsh me Partizanin na jep mė shumė qetėsi dhe njėkohėsisht mundėsinė pėr t'u dhuruar tifozėve edhe spektakėl,"- vijon komentin e tij numri 4 i kampionėve.
Duke iu rikthyer sfidės me Vllazninė, Dedes i bėhet qejfi se shkodranėt do tė zbresin nė "Qemal Stafa" me synim fitoren. Sipas tij, kjo ėshtė nė favorin e Tiranės, sepse do tė ketė mundėsi tė gjejė hapėsira boshe pėr tė shėnuar disa gola. "Mė vjen mirė kur dėgjoj se Vllaznia vjen nė "Qemal Stafa" pėr tė fituar. Nė kėtė mėnyrė do tė kemi mundėsi qė t'i godasim shkodranėt falė sulmit potent qė kemi. Shkodranėt harrojnė se me kė kanė tė bėjnė dhe sesi kanė dalė kėto katėr ndeshjet e fundit si nė "Loro Boriēi", ashtu edhe kėtu nė kryeqytet,"- bėn tė ditur kapiteni bardheblu.
Nevili e sheh kaq tė sigurt fitoren ndaj kuqebluve, sa qė merr kurajon tė deklarojė: "Meqenėse Vllaznia ka synime tė qarta sot ndaj nesh, atėherė do t'i falim njė gol. Mė pas do tė jeni ju, gazetarėt, dhe publiku dėshmitarėt mė tė mirė tė asaj se ēfarė kemi pėr tė dhuruar ne nė fushė. Madje, njė rezultat 3-1 do tė ishte minimal ndaj njė Vllaznie qė gjithmonė i fiton ndeshjet pa i filluar,"- gjykon Nevil Dede.
Nė fund tė deklarimit, mbrojtėsi i krahut tė djathtė lėshon ftesėn pėr tifozerinė bardheblu nė mbėshtetje tė Tiranės. "Njė ftesė speciale do ta bėja pėr tė gjithė tifozerinė tonė tė zjarrtė, e cila nuk lė ndeshje pa na mbėshtetur. Sot, pėr ta besoj se do tė jetė njė ditė ndryshe nga herėt e tjera, larg stresit dhe punėve tė pėrditshme. Mė pas, edhe ne nė fushė kemi pėr t'u dhėnė gėzimin qė meritojnė,"- pėrfundon kapiteni Dede.
Bardheblutė nė stėrvitjen e fundit
Tirana ka zhvilluar dje stėrvitjen e fundit pėrpara sfidės sė sotme nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Nė orėn 10:30, nė pallatin e sportit "Fahrie Hoti", bardheblutė i kanė dhėnė dorėn e fundit formacionit anti-Vllazni. Edhe pse trajneri Josa, si gjithmonė stoik pėr tė mos e deklaruar 11-shin qė do tė zbresė sot nė fushė, janė tė gjithė gjasat qė ai tė mos ketė ndryshime nga dy takimet e fundit ndaj Besės dhe Shkumbinit. Shqetėsimi i vetėm pėr stafin mjekėsor ėshtė kapiteni Nevil Dede, i cili ndien dhimbje nė shpatull dhe vetėm sot do tė pėrcaktohet nėse do tė luajė. Nė rast tė kundėrt, vendi i titullarit mund t'i jepet ish-dinamovitit Luan Pinari. Mbrėmja e djeshme pėr kampionėt nė fuqi ka kaluar buzė Adriatikut, pikėrisht nė hotelin "Tirana Park" nė Golem. Sot, dy orė pėrpara ndeshjes, bardheblutė do tė lėnė hotelin pėr tė marrė drejtimin e kryeqytetit.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po