Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Vjet shtylla-tani gola!

Matjani kėrkon ta shijojė sa mė gjatė kėtė moment sė bashku me shokėt dhe tifozėt
Patushi, ai qė i ktheu shtyllat nė gola

Sezonin e kaluar u etiketua "goditėsi i shtyllave" dhe lojtari mė i pafat pėr Tiranėn, ndėrkohė qė sivjet gjėrat pėr tė kanė ndryshuar rrėnjėsisht. Golat e tij po u japin bardhebluve sigurinė nė marrjen e tri pikėve dhe po e kthejnė Tiranėn nė njė "makinė" golash. Bėhet fjalė pikėrisht me mesfushorin me tipare shkatėrruese, Saimir Patushin, i cili nė dy ndeshje brenda katėr ditėve ka shėnuar 3 gola. Njė mesatare qė ėshtė vėrtet pėr t'u pasur zili edhe nga sulmuesit. Matjani po kalon formėn dhe momentin mė tė mirė qė nga koha kur ndodhet nė radhėt e kampionėve nė fuqi. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 26-vjeēari rrėfen kėtė periudhė fantastike qė po pėrjeton, kur thotė: "Golat e shėnuar sė fundmi po mė japin shumė kėnaqėsi, sepse ndryshe nga sezoni i kaluar, kur godisja shtylla, kėtė herė topi po pėrfundon brenda kuadratit tė portierit kundėrshtar. Ndonėse nuk e kam detyrė kryesore tė shėnoj, nė ndeshjet e fundit e kam gjetur shpesh rrugėn e rrjetės, duke i dhėnė Tiranės siguri nė arritjen e fitores. Dua qė ta shijoj sa mė gjatė kėtė moment me shokėt e skuadrės dhe tifozėt bardheblu, tė cilėt nuk lėnė takim pa na ndjekur,"- thotė mesfushori luftarak.
Dy fitoret e njėpasnjėshme ndaj Besės dhe Shkumbinit i ka dhėnė Tiranės 6 pikė tė plota dhe njė shkėputje prej 5 pikėsh nga rivali mė i afėrt, qė ėshtė Partizani. Nė njėfarė mėnyrė, po del parashikimi i Patu****, i cili disa ditė mė parė pati deklaruar se deri nė pėrballjen derbi me tė kuqtė do tė ishin 7 pikė diferencė. Matjani bardheblu, nė komentin e tij, nuk ngurron tė bėjė tė ditur emocionet e pėrjetuara pėr tre golat e fundit, 2 ndaj Besės dhe 1 ndaj Shkumbinit. "Ishin pėr t'u ēuditur ato dy golat e mi ndaj Besės tė dielėn e kaluar, sepse njė ditė pėrpara njė shoku im e kishte parandier se do ta bėja njė gjė tė tillė. Faktikisht, ashtu ndodhi dhe unė ia dedikova atij atė dopietė, kur fituam thellėsisht 5-0 ndaj kavajasve. Ndėrkohė, gol shėnova sėrish edhe ndaj Shkumbinit nė ēastet e fundit tė lojės, falė njė aksioni tė bukur,"- thotė Saimiri.
Fitorja ndaj peqinasve nė fushėn asnjanėse tė Rrogozhinės ėshtė konsideruar njė sukses i padiskutueshėm i Tiranės pėrpara katėr ndeshjeve tė "ferrit" qė e presin, duke filluar nga kjo e shtunė, kur do tė ballafaqohet me Vllazninė, Partizanin, Teutėn dhe Dinamon. Pėr Patushin nuk ishte e lehtė tė fitoje ndaj Shkumbinit nė njė terren tė rėnduar, si ai Rrogozhinės. "Nuk ishte e lehtė pėr ne tė merrnim tri pikė ndaj peqinasve nė njė fushė "tė arnuar." U munduam tė pėrshtateshim sa mė shpejt me terrenin dhe ta godisnim portėn nga ēdo pozicion. E gjetėm golin shumė shpejt me anė tė Fortuzit dhe mė pas kontrolluam gjithēka. Ndėrkohė, Shkumbini na vuri nė vėshtirėsi me anė tė disa goditjeve standarde. Goli im nė fund i mbylli tė gjitha llogaritė me ta dhe ne tashmė e shohim veten brenda objektivave pėrpara sfidės sė nesėrme me Vllazninė,"- thotė numri 21 i kampionėve.
Ndaj kuqebluve, Patushi mendohet tė jetė sėrish protagonist dhe mezi pret tė zbresė nė fushė, duke qenė se Vllaznia ėshtė ish-skuadra e tij pėrpara se tė vinte tė Tirana. Shkodranėt cilėsohen nga mesfushori bardheblu rivalėt mė tė drejtpėrdrejtė dhe 90-minutėshi i nesėrm, sipas tij, do tė jetė spektakolar. "Vllazninė e konsideroj kundėrshtaren mė tė rrezikshme, sepse luan futbollin mė ofensiv. Sa pėr ndeshjen qė do tė luajmė me ta, jam i bindur se do tė jetė shumė emocionuese dhe spektakolare. Kėtė e kanė treguar edhe dy pėrballjet e fundit, ku kemi fituar me shumė vėshtirėsi 3-2 nė "Qemal Stafa" dhe 3-1 nė "Loro Boriēi". Ēdo gjė mendoj se do tė jetė e hapur dhe do tė fitojė skuadra qė do tė gabojė mė pak. Uroj qė ta kemi ne kėtė shans,"- i jep fund idesė sė tij mesfushori mė nė formė i Tiranės, Saimir Patushi.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po