Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa-Besa ishte vetem fillimi!

Trajneri bardheblu pėrgėzon djemtė pėr fitoren ndaj kavajasve dhe hedh vėshtrimin te Shkumbini dhe Vllaznia
Josa: Besa, detyrė "shtėpie"

Nė kampin bardheblu, optimizmi pėr fitimin e titullit kampion ėshtė shumė i madh. Fitorja e sė dielės 5-0 ndaj Besės, por edhe shkėputja me 5 pikė nga ndjekėsi mė i afėrt, qė ėshtė Partizani, i kthen bardheblutė nė skuadrėn-lidere tė kampionatit. Janė plot 14 ndeshje qė Tirana nuk e njeh shijen e humbjes qė nga periudha kur nė krye tė stolit ėshtė trajneri Mirel Josa. 40-vjeēari ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt me futbollistėt, tė cilėt nė ēdo ndeshje ia kanė shpėrblyer besimin. Njė gjė tė tillė, njėshi i stolit bardheblu e pohon vetė, kur deklaron: "I pėrgėzoj tė gjithė djemtė pėr atė ēfarė shfaqėn nė fushė ndaj Besės, por edhe gjatė periudhės qė jam nė krye tė skuadrės. Mes nesh ekziston njė klimė miqėsore dhe njėkohėsisht pune reciproke, e cila pa dyshim ka pasur rėndėsinė e saj nė rezultatet e Tiranės. I falėnderoj tė gjithė djemtė pėr kontributin e tyre. Shpresoj tė vazhdojnė kėshtu edhe nė tė ardhmen,"- thotė Josa.
Ballafaqimi me Besėn tė dielėn, nė stadiumin "Selman Stėrmasi", nė pėrgjithėsi e ka lėnė tė kėnaqur teknikun bardheblu jo vetėm pėr rezultatin e arritur, por edhe pėr gjendjen fizike qė kanė lojtarėt pas ndėrprerjes trijavore tė kampionatit. "Ndaj Besės kemi bėrė vetėm detyrėn. Kėtė takim e kemi vlerėsuar maksimalisht, duke qenė se vinim pas njė pauze tė gjatė tė kampionatit. Pėr ne, kavajasit ishin testi mė i mirė pėr tė parė gjendjen fizike qė gėzon ēdo lojtar. Pėr kėtė arsye kam mbetur i kėnaqur. Forma e tyre ėshtė vėrtet e mirė dhe kėtė e treguan gjatė gjithė 90-minutė****. Tė vetmen pakėnaqėsi e kam pėr ritmin e lojės qė zhvilluam nė 20 minutat e para tė pjesės sė dytė, kur skuadra lėshoi disi terren. Mė pas, ēdo gjė pėrfundoi pėr ne me shėnimin e golit tė tretė."
Po Muka? "Luajti nė shėrbim tė shokėve, madje shėnoi edhe njė gol. E zėvendėsova me qėllim pėr tė ruajtur energjitė pėr dy ndeshjet e radhės, qė kemi ndaj Shkumbinit dhe Vllaznisė,"- vazhdon idenė e tij trajneri i kampionėve nė fuqi.
Java nė vazhdim do tė jetė edhe mė e nxehtė pėr Tiranėn, duke qenė se nesėr do tė luajė sėrish, kėtė herė me Shkumbinin, ndėrkohė qė tė shtunėn do tė presė nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" shkodranėt e Vllaznisė. Nė njėfarė mėnyre, gėzimi pėr fitoren ndaj Besės ėshtė arkivuar dhe qė dje bardheblutė kanė filluar tė mendojnė pėr peqinasit, me tė cilėt do tė ndeshen nė fushėn asnjanėse tė qytetit tė Korēės. Trajneri Josa shprehet kėshtu pėr kėto dy pėrballje tė njėpasnjėshme: "Nuk kemi shumė kohė tė gėzojmė fitoren ndaj Besės, sepse nė prag kemi nesėr takimin me Shkumbinin, ndėrkohė qė tė shtunėn na pret njė ndeshje edhe mė e vėshtirė, me Vllazninė. Kalendari nė kėtė periudhė ėshtė shumė i ngjeshur dhe duhet medoemos tė marrim maksimumin. Ndaj peqinasve, edhe pse luajmė nė fushė asnjanėse, nuk do ta kemi e lehtė, sepse ata vijnė pas njė humbjeje dhe kėrkojnė mbijetesėn nė Grupin A1. Do tė zhvillojmė edhe njė tjetėr stėrvitje sot dhe mė pas do tė vendos pėr formacionin qė do tė zbresė nė fushė. Nė dispozicion kam tė gjithė lojtarėt, me pėrjashtim tė Tafajt tė dėmtuar. Kjo mė jep mundėsi qė tė zgjedh 11-shen e duhur pėr tė marrė tri pikėt e radhės,"- e pėrfundon idenė e tij tekniku Josa.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po