Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Ne ndeshjen e te dieles --> 3 sulmues!

Trajneri Josa pritet tė aktivizojė nė sulm ndaj kavajasve dyshen Fortuzi-Halili dhe mbrapa tyre Mukėn
Tirana, sulm i pėrforcuar ndaj Besės

Bardheblutė me "tredhėmbėsh" ndaj kavajasve. Edhe pse duhen akoma tri seanca stėrvitore pėr t'u zhvilluar, ėshtė i sigurt fakti qė Tirana do tė luajė tė dielėn ndaj Besės me njė sulm "atomik", tė pėrbėrė nga tre golashėnues tė deklaruar. Nga ajo qė ėshtė parė deri tani nė stėrvitje, trajneri Mirel Josa po aplikon qė nė vijėn e parė tė sulmit tė vendosė dyshen Fortuzi-Halili dhe mbrapa tyre, nė rolin e fantazistit, Devi Mukėn. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė vend tė Mahir Halilit tė aktivizohet Fjodor Xhafa, i cili po kalon njė moment tė mirė psikologjik pas asaj periudhe tė errėt nė stol, por edhe nė tribunė. Mėdyshja e teknikut bardheblu pėr tė dy sulmuesit do tė zgjidhet vetėm nė ēastet e fundit. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė fakti se Tirana do tė jetė tėrėsisht e pėrqendruar nė sulm ndaj kavajasve. Detyra sulmuese, trajneri Josa u ka ngarkuar mbrojtėsve dhe mesfushorėve, sepse, sipas tij, tė gjithė duhet tė mbrojnė dhe tė sulmojnė njėkohėsisht. "Golin nuk e pres vetėm prej sulmuesve, por edhe prej mesfushorėve apo mbrojtėsve. Nė skuadrėn time duhet tė sulmojnė dhe tė mbrojnė tė gjithė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund ta vendosim nė vėshtirėsi kundėrshtarin,"- thotė njėshi i stolit bardheblu. Kjo mėnyrė loje i ka dhėnė tė drejtė trajnerit Josa si nė pėrballjet me kundėrshtarėt direktė, ashtu edhe nė miqėsoret e fundit ndaj Naftėtarit dhe Besėlidhjes, ku janė shėnuar 9 gola. Duke i marrė tė gjitha repartet nė veēanti, porta kėtė tė diel do tė mbrohet nga nigeriani Egbo. Mė pas, prapavija nuk do tė ketė ndryshime, me Deden, Dabullėn dhe Hajdarin tė konfirmuar. Pėr sa i takon mesit tė fushės, "balotazhi" pėr katėr vende duket se ėshtė i madh, po aq sa edhe nė sulm. Kėshtu, Lici duket mė i favorizuar nė krahun e majtė, karshi Tafajt, ndėrkohė qė edhe nė qendėr Patushi, Ervin Bulkun dhe Sina ruajnė avantazhin e titullarit karshi Agollit, Sokol Bulkut dhe Merkoēit. Ndryshe nga takimet e fundit, Josa do tė ketė bollėk futbollistėsh nė dispozicion, ēka e lejon tė bėjė zgjedhjet e duhura. Me pėrjashtim tė Prengės tė pezulluar dy ndeshje, i gjithė grupi i lojtarėve nuk ka probleme dėmtimesh dhe skualifikimesh pėr kartonė. Tashmė pritet qė edhe kėto tri seanca stėrvitore qė kanė mbetur, tė kryhen sipas njė plani tė detajuar, pėr t'ia bėrė deri nė fund shėrbimet sfidės me Besėn nė "Selman Stėrmasi".

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po