Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa-kujdes Besen!

Trajneri Josa, nėn ethet e ndeshjes sė tė dielės me Besėn, paralajmėron futbollistėt
Tirana: T'i ruhemi kundėrsulmit kavajas

Java qė ka nisur pėr bardheblutė ka qenė tėrėsisht e pėrqendruar nė ballafaqimin e sė dielės ndaj Besės. Prej tri ditėsh, skuadra e Tiranės po stėrvitet intensivisht me nga dy seanca stėrvitore ditėn, ku paraditja ėshtė e zėnė nė sallėn e forcės, ndėrkohė qė pasditja rezervohet nė fushėn "Skėnder Halili". Trajneri Mirel Josa ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė e kėtij 90-minutėshi tė radhės, duke parė qė verdhezinjtė po pėrjetojnė njė moment tė vėshtirė nė dy vendet e fundit tė renditjes, pa harruar qė nė pėrballjen e fazės sė dytė nė Kavajė, Tirana ka fituar vetėm nė ēastet e fundit. Ishte Devi Muka ai qė me njė dygolėsh pėrmbysi rezultatin 1-0 tė sigluar nė pjesėn e parė. Por gjėrat tashmė kanė ndryshuar dhe kampionėt nė fuqi duhet t'i bėjnė mirė llogaritė, nėse nuk kėrkojnė tė dhurojnė ndonjė surprizė tė mundshme nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Pėr kėtė tekniku Josa, pėrveēse po jep udhėzimet pėr mėnyrėn e vendosjes sė secilit futbollist nė fushė, njėkohėsisht paralajmėron djemtė pėr tė bėrė kujdes nga kundėrsulmi i kavajasve. Dyshes sė sulmit Kuli-Kapllani nė kėtė fazė tė tretė i ėshtė shtuar edhe Bubeqi, i cili ėshtė mjeshtėr nė fitimin e penalltive. Kėto janė cilėsi qė bardheblutė ua njohin mirė kavajasve dhe shpresojnė t'i neutralizojnė ditėn e ndeshjes. Njėri prej mbrojtėsve tė Tiranės, siē ėshtė Rezart Dabulla, shprehet se ky takim duhet fituar medoemos, sepse ēdo rezultat tjetėr nuk do t'u shėrbente objektivave tė skuadrės. "Ndaj kavajasve duhet tė fitojmė me ēdo kusht, nėse kėrkojmė tė ruajmė kryesimin. Besa ėshtė njė skuadėr, e cila nė vetvete ka lojtarė cilėsorė, por rezultatet nuk i kanė dhėnė tė drejtė. Jam i sigurt qė gjėrat kanė ndryshuar shumė nga fitorja 7-1 qė kemi arritur ndaj tyre nė stadiumin "Selman Stėrmasi", ku unė shėnova njė prej golave. Kundėrsulmi i tyre ėshtė i rrezikshėm dhe ata e kanė treguar nė dy ndeshjet e fundit qė jemi pėrballur, ku kanė qenė ata tė parėt qė kanė kaluar nė avantazh,"- thotė stoperi bardheblu.
Nė tė njėjtėn linjė me Dabullėn ėshtė edhe qendėrmbrojtėsi Gentian Hajdari, i cili me ardhjen e Josės nė krye tė skuadrės, ėshtė bėrė njė ndėr pikat kryesore nė prapavijė. Edhe pse nė njė rol jo tė zakonshėm pėr tė, Hajdari, falė eksperiencės sė tij, ėshtė pėrshtatur mė sė miri si lojtari i fundit nė mbrojtjen e Tiranės. Pėrballjen me Besėn tė dielėn Hajdari e shikon si testin mė tė mirė tė ekipit pas ndėrprerjes trijavore tė kampionatit. "Do tė jetė njė ballafaqim problematik, si tė gjithė tė tjerėt, ai ndaj kavajasve. Besa, nė pėrgjithėsi, shquhet pėr lojėn e saj tė kundėrsulmit dhe prej saj jemi ndėshkuar dy herė nė dy ndeshjet e fundit, madje qė nė minutat e para. Kavajasit pėrfitojnė nga fakti se tė gjithė te ne nė skuadėr kėrkojmė me ēdo kusht golin dhe ata gjejnė hapėsira boshe. Mendoj se njė gjė e tillė nuk ka pėr t'u pėrsėritur kėtė tė diel dhe mbrojtja jonė ka pėr tė qenė nė nivelin e kėrkuar. Mė pas do tė ishim tė kėnaqur sikur tė fitonim edhe me njė gol,"- pėrfundon idenė e tij 28-vjeēari bardheblu, Gentian Hajdari. Nė stėrvitjen e djeshme tė bardhebluve ėshtė rikthyer Lici, i cili ndodhej me leje pranė familjes nė qytetin e Shkodrės, si dhe Dabulla qė po kalon njė gjendje tė lehtė gripale. Stėrvitja e sotme e futbollistėve tė Tiranės ėshtė lėnė pėr orėn 11:00 tė paradites, duke qenė se pasdite bardheblutė do tė shkojnė nė stadiumin "Qemal Stafa" pėr tė ndjekur miqėsoren Shqipėri-Suedi.

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po