Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Fjodor Xhafa:sivjet dua BIS trofesh!

Vlonjati bardheblu kėrkon tė fitojė kampionatin dhe Kupėn e Shqipėrisė nė pėrfundim tė kontratės dyvjeēare
Xhafa: Sivjet, gati pėr bis trofesh

Sezoni 2003-2004 ėshtė i fundit pėr sulmuesin Fjodor Xhafa me fanellėn e Tiranės. Vlonjati ka nėnshkruar njė kontratė 2-vjeēare me presidentin El Sajed dhe nė pėrfundim tė kampionatit do tė jetė lojtar i lirė, ku do tė ketė mundėsi tė zgjedhė nėse do tė vazhdojė bashkėpunimin me kampionėt, apo do ta kėrkojė fatin diku tjetėr. Duke qenė se pėr tė ardhmen nuk ka vendosur, synimi i Xhafės kėtė edicion me Tiranėn ėshtė tė fitojė tė dy trofetė kombėtare. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", 26-vjeēari shpall hapur synimet dhe flet pėr gjendjen e skuadrės nė kėtė ndėrprerje tė kampionatit. "Ky ėshtė sezoni im i dytė nė radhėt e Tiranės dhe i fundit, pėr sa i takon kontratės sė nėnshkruar me presidentin El Sajed, kėshtu qė dua ta mbyll me fitimin e dy trofeve kombėtare. Nėse vjet u shpalla vetėm kampion, sivjet jam gati qė t'i shtoj karrierės sime edhe Kupėn e Shqipėrisė, tė cilėn nuk kam pasur shansin ta fitoj ndonjėherė. Besoj se ky ėshtė sezoni i duhur pėr t'ia arritur kėtij qėllimi,"- shprehet numri 20 i kampionėve.
Nė lidhje me tė ardhmen, Fjodori bėn tė ditur se nuk ka vendosur ende nėse do tė qėndrojė edhe sezonin tjetėr me bardheblutė, apo do tė provojė ndonjė mundėsi pėr jashtė shtetit. "Kėtė vit mė pėrfundon kontrata me Tiranėn, por nuk kam vendosur akoma nėse do tė qėndroj apo do tė largohem jashtė Shqipėrisė. Tani mė shumė jam i pėrqendruar pėr tė dhėnė maksimumin pėr skuadrėn dhe mė pas tė mendoj pėr tė ardhmen,"- bėn tė ditur 26-vjeēari.
Nė pėrfundim tė sezonit tė kaluar, Xhafa koleksionoi 10 gola, ndėrkohė qė sivjet ka shėnuar vetėm gjysmėn e tyre. Goli i fundit i tij regjistrohet nė trasfertėn me Flamurtarin, ku Fjodori shėnoi pikėrisht ndaj ish-skuadrės sė vendlindjes. Koincidencė pėr tė ėshtė se njė dygolėsh shėnoi edhe ndaj Dinamos, ekip me tė cilin u aktivizua disa sezone. Madje ai vetė deklaron se gjithmonė, sa herė luan ndaj ish-skuadrave tė tij, e gjen rrugėn e rrjetės. "Si pėr koincidencė, njė pjesė tė golave qė shėnoj, i realizoj ndaj ish-skuadrave tė mia tė mėparshme. Njė gjė tė tillė e kam bėrė deri tani si me Dinamon, ashtu dhe me Flamurtarin. Shpresoj qė tė vazhdoj nė kėtė rrugė tė nisur dhe ta rrisė kuotėn e golave, nė krahasim me sezonin e kaluar,"- bėn tė ditur Fjodori.
Nė lidhje me ecurinė e deritanishme tė Tiranės, sulmuesi potent gjykon se ajo ka qenė e suksesshme, sidomos nė ballafaqimet direkte me rivalėt. "Nėse do t'i bėja njė pėrmbledhje ecurisė sė deritanishme, do ta konsideroja nė rrugė tė mbarė. Hėpėrhė ndodhemi nė krye tė klasifikimit dhe kemi bėrė paraqitje tė bukura ndaj kundėrshtarėve direktė, si Partizani, Vllaznia, Teuta dhe Dinamo. Edhe pse kemi pasur disa oshilacione, sėrish i kemi gjetur forcat pėr tė dalė nga situatat e vėshtira, duke treguar karakterin e fortė qė ekziston te klubi ynė,"- vazhdon idenė e tij Xhafa.
Nė fund, golashėnuesi bardheblu flet pėr pėrgatitjet e skuadrės nė kėtė ndėrprerje tė kampionati, si dhe parashikon njė sfidė delikate me kavajasit tė shtunėn e ardhshme. "Pauzėn e kampionatit e kemi shfrytėzuar me nga dy seanca stėrvitore ditėn dhe me dy ndeshje miqėsore. Ishte mėnyra e vetme qė tė ruanim gjendjen fizike pas fazės pėrgatitore tė kryer nė Egjipt. Ndėrkohė, pėr ballafaqimin me kavajasit tė shtunėn tjetėr, mund tė parashikoj njė 90-minutėsh tė nxehtė dhe tejet tė vėshtirė. Kavajasit do tė kėrkojnė tė na shkėputin tė paktėn njė pikė, kėshtu qė ne, sulmuesve, na del pėr detyrė ta gjejmė medoemos rrugėn e rrjetės. Nėse ndaj Besės fitojmė sėrish, atėherė jam i bindur se diferenca me pikė me kundėrshtarėt do tė thellohet."

Location/Vendndodhja: England

A ju pelqen kjo faqe? Po