Forumi Bardheblu

Miresevini ne Forumin Bardheblu!Ketu mund te shkruani mbi sportin dhe cdo gje tjeter.Po ashtu shkruani mendime,sugjerime,te reja etj.

Forumi Bardheblu
Start a New Topic 
Author
Comment
Josa: Dede- shpirti i skuadrės

Josa: Dede, shpirti i skuadrės

Fitorja 3-0 tė mėrkurėn ndaj Besėlidhjes ishte suksesi i dytė radhazi miqėsor i Tiranės nė kėtė ndėrprerje trijavore tė kampionatit. Pas fitores 6-1 ndaj Naftėtarit tė shtunėn e kaluar, edhe kėtė herė djemtė e Josės i kanė kurorėzuar mė sė miri pėrgatitjet e tyre intensive. Njėshi i stolit bardheblu, Mirel Josa, ndaj lezhjanėve hodhi nė fushė tė njėjtin formacion, si pak ditė mė parė, me pėrjashtimin e vetėm se nė vend tė Pinarit u aktivizua kapiteni Dede. Nė pėrfundim tė kėtij 90-minutėshi, trajneri i kampionėve nė fuqi ka nxjerrė konkluzionet e duhura, tė cilat i shpreh nė deklarimin pėr "Sportin shqiptar".
"Takimi me Besėlidhjen ishte njė tjetėr test pėr ne nė kuadrin e pėrgatitjeve pėr rifillimin e kampionatit. Pas fitores sė thellė me kuēovarėt, kėtė herė ndaj lezhjanėve patėm disa vėshtirėsi, duke qenė se ata aplikuan njė lojė mbrojtėse, por kishin edhe njė skuadėr mė e mirė nė pėrbėrje. Megjithatė, nė fund, tė vetmet raste qė na u paraqitėn i konkretizuam me 3 gola,"- thotė trajneri i Tiranės.
Edhe pas kėtij takimi, tekniku qė ende nuk e njeh humbjen qė nga koha kur ėshtė nė krye tė skuadrės, bėn tė ditur se nuk mund tė nxjerrė konkluzione tė plota pėr sfidėn me Besėn, mė datė 21 shkurt. "Edhe pse kemi luajtur deri tani dy miqėsore, nuk mund tė nxjerr konkluzione tė plota pėr skuadrėn qė do tė pėrballet me Besėn mė 21 shkurt. Ajo qė mund tė them ėshtė se na duhet akoma punė deri nė formimin e njė skuadre sa mė pak tė gabueshme. Besoj se njė gjė e tillė do tė vijė gradualisht, falė njė pune pasionante tė tė gjithė lojtarėve,"- vazhdon idenė e tij ish-mesfushori i Tiranės nė vitet '80-'90.
Pėr sa i takon gjendjes fizike tė ekipit nė tėrėsi, tekniku Mirel Josa shprehet se djemtė ndiejnė lodhje nė kėmbė, duke qenė se janė stėrvitur fort gjatė kėtyre ditėve ndėrprerje tė kampionatit. "Me sa pashė nė ndeshjen me Besėlidhjen, djemtė janė disi tė kontraktuar pėr vetė ngarkesėn e madhe fizike qė kanė marrė gjatė ditėve tė fundit. Kjo na detyron ne si staf drejtues qė ta ulim avash-avash ritmin deri ditėn e ballafaqimit me kavajasit nė "Qemal Stafa".
Nė fund tė komentit, trajneri Josa ka dhėnė mendimin e tij pėr dy futbollistėt e kombėtares, Nevil Dede dhe Devi Muka, tė cilėt janė rikthyer me gol nė skuadėr pas dėmtimeve tė pėsuara. "Jam i kėnaqur qė nė ekip janė rikthyer Dede dhe Muka, tė cilėt kanė qenė respektivisht tė dėmtuar nė kofshė dhe tendinė. Nėse Devi u riaftėsua disi mė shpejt, edhe Nevili duket se ėshtė nė tė njėjtėn linjė. Ndaj Besėlidhjes, kėtė tė fundit e provova tė luante 90 minuta dhe mė dha sinjalet se ėshtė shėruar plotėsisht. Madje shėnoi edhe njė gol, duke e konfirmuar veten nė skuadėr thjesht njė patriot i detyrave qė i ngarkohen dhe i shpirtit qė transmeton te tė gjithė shokėt,"- pėrfundon idenė e tij ish-zėvendėstrajneri i kombėtares, Mirel Josa.
Aurel CELIBASHI

Kampionėt, pushim pas miqėsores
Bardheblutė e kanė bėrė pushim ditėn e djeshme, pėr sa u takon pėrgatitjeve. Pas miqėsores sė fituar 3-0 me Besėlidhjen, trajneri Josa, duke parė qė lojtarėt ndiheshin tė lodhur, vendosi t'i linte pushim. Sipas tij, futbollistėt kanė marrė njė ngarkesė tė madhe fizike ditėt e fundit dhe pushimi njėditor ėshtė normal pėr t'iu ruajtur ndonjė dėmtimi tė mundshėm. Megjithatė, sot, nė orėn 14:00, nė fushėn "Skėnder Halili", kampionėt nė fuqi do t'u rikthehen pėrgatitjeve. Mendohet qė stėrvitja e sotme tė ketė karakter tekniko-taktik, pasi po bėhen pėrpjekjet qė nesėr tė luhet miqėsorja e tretė dhe e fundit nė kėtė pauzė tė kampionatit. Kundėrshtari i radhės pritet tė jetė Kastrioti i Krujės, i cili ndodhet nė vendin e parė nė grupin B1.

Location/Vendndodhja: Tirane

A ju pelqen kjo faqe? Po